( 0 Votes )
Kryeministri Hashim Thaçi, ka ndaluar përkohësisht hyrjen e cilitdo zyrtar serb në Kosovë. Ai i shkroi për këtë çështje edhe shefit të zyrës civile ndërkombëtare, Pieter Feith, dhe sqaroi se liderët serbë që vizitojnë Kosovën nuk janë njerëz të fjalës. Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi thotë se kjo nuk është një kërcënim për Beogradin. Për këtë arsye sipas Ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi atyre duhet t’u ndalohet për një kohë hyrja në territorin e Kosovës, të paktën derisa, sipas tij, “Të zënë mend”. Rexhepi ka komentuar edhe lajmin për shpalljen e pavarësisë së veriut të Kosovës duke thënë se janë vetëm përpjekje për destabilizim nga njerëzit e partisë së ish-kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica. Ministri i Brendshëm kosovar, gjithashtu ka vlerësuar hapin e matur të Serbisë për të mos reaguar ndaj kërkesës së disa individëve serbë për deklarim të pavarësisë në veri të Kosovës.
Në anën tjetër, Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, e ka vlerësuar si të papranueshme ndalesën e Qeverisë së Kosovës, për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë.
Në një deklaratë për media të mërkurën, Bogdanoviq ka thënë se ky vendim, me të cilin ndalohet edhe vizita e tij e planifikuar për nesër në Kosovë, është “i papranueshëm dhe paraqet edhe një provokim politik dhe lëvizje të re të njëanshme të institucioneve të Kosovës”.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se vendimi i kryeministrit Hashim Thaçi, për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, do të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.
Kryeministri Hashim Thaçi, ka ndaluar përkohësisht hyrjen e cilitdo zyrtar serb në Kosovë. Ai i shkroi për këtë çështje edhe shefit të zyrës civile ndërkombëtare, Pieter Feith, dhe sqaroi se liderët serbë që vizitojnë Kosovën nuk janë njerëz të fjalës. Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi thotë se kjo nuk është një kërcënim për Beogradin. Për këtë arsye sipas Ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi atyre duhet t’u ndalohet për një kohë hyrja në territorin e Kosovës, të paktën derisa, sipas tij, “Të zënë mend”. Rexhepi ka komentuar edhe lajmin për shpalljen e pavarësisë së veriut të Kosovës duke thënë se janë vetëm përpjekje për destabilizim nga njerëzit e partisë së ish-kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica. Ministri i Brendshëm kosovar, gjithashtu ka vlerësuar hapin e matur të Serbisë për të mos reaguar ndaj kërkesës së disa individëve serbë për deklarim të pavarësisë në veri të Kosovës.Në anën tjetër, Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, e ka vlerësuar si të papranueshme ndalesën e Qeverisë së Kosovës, për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë.
Në një deklaratë për media të mërkurën, Bogdanoviq ka thënë se ky vendim, me të cilin ndalohet edhe vizita e tij e planifikuar për nesër në Kosovë, është “i papranueshëm dhe paraqet edhe një provokim politik dhe lëvizje të re të njëanshme të institucioneve të Kosovës”.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se vendimi i kryeministrit Hashim Thaçi, për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, do të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 18/08/2010 16:50 - AAK-ja nuk jep detaje për bisedimet sekrete, qeveria u thotë të kërkojnë falje për shpifje
- 18/08/2010 16:13 - Serbët kërkojnë marrjen e rrogave nga Serbia
- 18/08/2010 16:06 - Policia konfiskon mbi 400 bimë narkotike në Prishtinë dhe Gjilan
- 18/08/2010 15:36 - Ministri Rexhepi: Në shtator Kosova zyrtarisht do të ketë strategjinë për liberalizimin e vizave
- 18/08/2010 15:08 - Beogradi zyrtar thotë se nuk përkrahë të ashtuquajturën, "Deklaratë, për autonomi të veriut"
Të vjetra:
- 17/08/2010 12:47 - EU-Observer: Serbia ka humbur mbështetjen për ta përshpejtuar integrimin në BE
- 17/08/2010 12:37 - Vritet një i ri në Kodrën e Trimave pë një borxh 20 Euro
- 17/08/2010 10:37 - LDK, AAK dhe LIB kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Rahovec
- 17/08/2010 10:33 - Aksident i rëndë në autostradën Rrëshen- Kalimash
- 16/08/2010 18:22 - Lajiq: Serbia do të jetë në Kosovë, aq gjatë sa aty të ketë serb

