( 1 Vote )
Nëse Serbia nuk heq dorë nga Kosova, atëherë ajo mund të humbë në dy fronte. Kjo do të thotë se do t’i ndahet një pjesë dhe do ta rrezikojë anëtarësimin në BE. Ky parashikim i bërë nga diplomati amerikan Richad Holbrooke në Bruksel para tri vjetëve, është i mundshëm edhe tani, shkruan sot EU-Observer. E po aq reale, sipas këtij portali, janë edhe fjalët e ish ambasadorit gjerman në Beograd, Andreas Zobel, i cili pati deklaruar se Serbia nuk do të hyjë në BE para vitit 2025, nëse nuk ndryshon politikën e saj ndaj Kosovës. Parashikimet e dy diplomatëve duken se do të merren seriozisht tashti, nga BE-ja. “Serbia nuk ka fituar asgjë me Kosovën, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE. Ajo vetëm sa humbi mbështetjen për ta përshpejtuar integrimin e vet në Evropë. Durimi dhe mirëkuptimi për politikën serbe karshi Kosovës po avullohet”, deklaroi për EU-Observer, një diplomat evropian që është pjesë e shteteve të Grupit të Kontaktit.
Sipas tij, nëse Beogradi nuk ndryshon qasje, atëherë Brukseli do të fillojë ta harrojë Serbinë
Nëse Serbia nuk heq dorë nga Kosova, atëherë ajo mund të humbë në dy fronte. Kjo do të thotë se do t’i ndahet një pjesë dhe do ta rrezikojë anëtarësimin në BE. Ky parashikim i bërë nga diplomati amerikan Richad Holbrooke në Bruksel para tri vjetëve, është i mundshëm edhe tani, shkruan sot EU-Observer. E po aq reale, sipas këtij portali, janë edhe fjalët e ish ambasadorit gjerman në Beograd, Andreas Zobel, i cili pati deklaruar se Serbia nuk do të hyjë në BE para vitit 2025, nëse nuk ndryshon politikën e saj ndaj Kosovës. Parashikimet e dy diplomatëve duken se do të merren seriozisht tashti, nga BE-ja. “Serbia nuk ka fituar asgjë me Kosovën, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE. Ajo vetëm sa humbi mbështetjen për ta përshpejtuar integrimin e vet në Evropë. Durimi dhe mirëkuptimi për politikën serbe karshi Kosovës po avullohet”, deklaroi për EU-Observer, një diplomat evropian që është pjesë e shteteve të Grupit të Kontaktit. Sipas tij, nëse Beogradi nuk ndryshon qasje, atëherë Brukseli do të fillojë ta harrojë Serbinë
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 18/08/2010 16:13 - Serbët kërkojnë marrjen e rrogave nga Serbia
- 18/08/2010 16:06 - Policia konfiskon mbi 400 bimë narkotike në Prishtinë dhe Gjilan
- 18/08/2010 15:36 - Ministri Rexhepi: Në shtator Kosova zyrtarisht do të ketë strategjinë për liberalizimin e vizave
- 18/08/2010 15:08 - Beogradi zyrtar thotë se nuk përkrahë të ashtuquajturën, "Deklaratë, për autonomi të veriut"
- 18/08/2010 15:00 - Kryeministri Thaçi ndalon hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë
Të vjetra:
- 17/08/2010 12:37 - Vritet një i ri në Kodrën e Trimave pë një borxh 20 Euro
- 17/08/2010 10:37 - LDK, AAK dhe LIB kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Rahovec
- 17/08/2010 10:33 - Aksident i rëndë në autostradën Rrëshen- Kalimash
- 16/08/2010 18:22 - Lajiq: Serbia do të jetë në Kosovë, aq gjatë sa aty të ketë serb
- 16/08/2010 17:23 - Gjeliq: Çështja e Kosovës shtyn aplikacionin e Serbisë për në BE

