( 0 Votes )
Degët e LDK-së, AAK-së dhe LIB-it në Rahovec, kanë shfaqur shqetësimin e thellë në lidhje me rikthimin, siç thuhet të paligjshëm të ish-kryetarit të Rahovecit Qazim Qeska, pas 45 ditëve pas dorëheqjes publike dhe të parevokueshme, ndërsa kërkojnë nga presidenti Fatmir Sejdiu që të shpallë zgjedhjet e parakohshme për komunën e Rahovecit.
Në një deklaratë për media të hënën, këto tri subjekte reagojnë ndaj, siç thuhet, abuzimit me ligj nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili me presionin direkt ndaj ish kryetarit Qeska dhe implikimit, për fat të keq, të klerit fetar tarikat RUFAI në Rahovec, të cilët kanë ndikuar që në mënyrë antiligjore të bëhet rikthimi i Qeskës, pas një mungese afatgjate prej 45 ditësh.
Po ashtu, LDK, AAK dhe LIB reagojnë edhe ndaj neglizhencës së presidentit Fatmir Sejdiu për të shpallur zgjedhjet e parakohshme për Rahovec, konform ligjit dhe kushtetutës. Të tri këto subjekte konsiderojnë se pas dorëheqjes së Qeskës më 1 korrik, ai është vetëm një qytetar i thjeshtë i komunës së Rahovecit, raporton Kosovapress.
Po ashtu, LDK, AAK dhe LIB kërkojnë nga presidenti Fatmir Sejdiu që të shpallë zgjedhjet e parakohshme për komunën e Rahovecit, ndërsa nga ICO kërkojnë që konform përgjegjësive dhe kompetencave që ka në Kosovë të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Qazim Qeska ka bërë të ditur të hënën pas takimit me kryeministrin Thaçi se do të vazhdojë së kryeri detyrën e kryetarit të komunës së Rahovecit, ndonëse më 1 korrik kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme, me arsyetimin për gjendje jo të mire shëndetësore.
Degët e LDK-së, AAK-së dhe LIB-it në Rahovec, kanë shfaqur shqetësimin e thellë në lidhje me rikthimin, siç thuhet të paligjshëm të ish-kryetarit të Rahovecit Qazim Qeska, pas 45 ditëve pas dorëheqjes publike dhe të parevokueshme, ndërsa kërkojnë nga presidenti Fatmir Sejdiu që të shpallë zgjedhjet e parakohshme për komunën e Rahovecit. Në një deklaratë për media të hënën, këto tri subjekte reagojnë ndaj, siç thuhet, abuzimit me ligj nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili me presionin direkt ndaj ish kryetarit Qeska dhe implikimit, për fat të keq, të klerit fetar tarikat RUFAI në Rahovec, të cilët kanë ndikuar që në mënyrë antiligjore të bëhet rikthimi i Qeskës, pas një mungese afatgjate prej 45 ditësh.
Po ashtu, LDK, AAK dhe LIB reagojnë edhe ndaj neglizhencës së presidentit Fatmir Sejdiu për të shpallur zgjedhjet e parakohshme për Rahovec, konform ligjit dhe kushtetutës. Të tri këto subjekte konsiderojnë se pas dorëheqjes së Qeskës më 1 korrik, ai është vetëm një qytetar i thjeshtë i komunës së Rahovecit, raporton Kosovapress.
Po ashtu, LDK, AAK dhe LIB kërkojnë nga presidenti Fatmir Sejdiu që të shpallë zgjedhjet e parakohshme për komunën e Rahovecit, ndërsa nga ICO kërkojnë që konform përgjegjësive dhe kompetencave që ka në Kosovë të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Qazim Qeska ka bërë të ditur të hënën pas takimit me kryeministrin Thaçi se do të vazhdojë së kryeri detyrën e kryetarit të komunës së Rahovecit, ndonëse më 1 korrik kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme, me arsyetimin për gjendje jo të mire shëndetësore.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 01/12/2010 14:38 - FER nis fushatën te NEWBORN
- 11/11/2010 13:16 - LDK marrëveshje me PDKI-në e Zef Morinës
- 03/11/2010 19:04 - Të dielën Kuvendi i Shtatë Zgjedhor i LDK-së
- 01/11/2010 14:53 - Lista e LDK-s
- 27/10/2010 13:46 - LDK voton buxhetin 2011
Të reja:
- 18/08/2010 15:36 - Ministri Rexhepi: Në shtator Kosova zyrtarisht do të ketë strategjinë për liberalizimin e vizave
- 18/08/2010 15:08 - Beogradi zyrtar thotë se nuk përkrahë të ashtuquajturën, "Deklaratë, për autonomi të veriut"
- 18/08/2010 15:00 - Kryeministri Thaçi ndalon hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë
- 17/08/2010 12:47 - EU-Observer: Serbia ka humbur mbështetjen për ta përshpejtuar integrimin në BE
- 17/08/2010 12:37 - Vritet një i ri në Kodrën e Trimave pë një borxh 20 Euro
Të vjetra:
- 17/08/2010 10:33 - Aksident i rëndë në autostradën Rrëshen- Kalimash
- 16/08/2010 18:22 - Lajiq: Serbia do të jetë në Kosovë, aq gjatë sa aty të ketë serb
- 16/08/2010 17:23 - Gjeliq: Çështja e Kosovës shtyn aplikacionin e Serbisë për në BE
- 16/08/2010 16:55 - Kosova nis një letër kundër rezolutës së Serbisë, në OKB
- 15/08/2010 15:04 - Daciç : Nuk po negociojmë për Kosovën

