( 1 Vote )
Zëvendëskryeminsitri serb Bozhidar Gjeliq ka thënë se Kosova do të jetë arsyeja pse BE-ja nuk do ta shqyrtojë në shtator çështjen e aplikacionit të Serbisë në union.
Një gjë e tillë, sipas tij, do të bëhet në fund të vitit. Shtyrja është bërë qëllimshëm nga disa vende me ndikim në bashkimin evropian, në mënyrë që të bëhet presion në Beogradin, gjatë kohës kur Asambleja e përgjithshme e OKB-së, do ta ketë në rend dite rezolutën për Kosovën. Në një intervistë për të përditshmen politika Gjeliq e quajti këtë gjë si një presion i llojit të vetë nga ana e BE-së ndaj qeverisë së shtetit të tij.
Ai po ashtu ka thënë se disa vende tashmë kanë filluar të lidhin integrimet evropiane të Serbisë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës ndërsa e quajti këtë si politikë të gabuar. Por, Gjeliq tha se qëndrimi i Beogradit do të mbetet i pandryshuar, Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës por, në të njëjtën kohë, kurrë nuk do të heq dorë nga hyrja në BE.
Zëvendëskryeminsitri serb Bozhidar Gjeliq ka thënë se Kosova do të jetë arsyeja pse BE-ja nuk do ta shqyrtojë në shtator çështjen e aplikacionit të Serbisë në union. Një gjë e tillë, sipas tij, do të bëhet në fund të vitit. Shtyrja është bërë qëllimshëm nga disa vende me ndikim në bashkimin evropian, në mënyrë që të bëhet presion në Beogradin, gjatë kohës kur Asambleja e përgjithshme e OKB-së, do ta ketë në rend dite rezolutën për Kosovën. Në një intervistë për të përditshmen politika Gjeliq e quajti këtë gjë si një presion i llojit të vetë nga ana e BE-së ndaj qeverisë së shtetit të tij.
Ai po ashtu ka thënë se disa vende tashmë kanë filluar të lidhin integrimet evropiane të Serbisë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës ndërsa e quajti këtë si politikë të gabuar. Por, Gjeliq tha se qëndrimi i Beogradit do të mbetet i pandryshuar, Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës por, në të njëjtën kohë, kurrë nuk do të heq dorë nga hyrja në BE.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 17/08/2010 12:47 - EU-Observer: Serbia ka humbur mbështetjen për ta përshpejtuar integrimin në BE
- 17/08/2010 12:37 - Vritet një i ri në Kodrën e Trimave pë një borxh 20 Euro
- 17/08/2010 10:37 - LDK, AAK dhe LIB kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Rahovec
- 17/08/2010 10:33 - Aksident i rëndë në autostradën Rrëshen- Kalimash
- 16/08/2010 18:22 - Lajiq: Serbia do të jetë në Kosovë, aq gjatë sa aty të ketë serb
Të vjetra:
- 16/08/2010 16:55 - Kosova nis një letër kundër rezolutës së Serbisë, në OKB
- 15/08/2010 15:04 - Daciç : Nuk po negociojmë për Kosovën
- 14/08/2010 12:50 - Kryeministri Hashim Thaçi premton rikthim të të zhvendosurve në veri
- 14/08/2010 09:49 - Shqipëria dhe aleatët e saj në fushatë kundër miratimit te rezolutës për Kosovën në OKB
- 14/08/2010 09:41 - Serbia nuk heq dorë nga lufta për Kosovën edhe nëse rezoluta e saj bie në AP të OKB-së

