( 1 Vote )
Disa turistë nga Shqipëria nuk qëndruan sa kishin planifikuar në Bogë. Ata u larguan nga fshati turistik në Rugovë të Pejës, pasi nuk mundën të durojnë zhurmën e gjeneratorëve. Në fakt ata ishin edhe vizitorët e fundit në këtë fshat, pasi ka tri javë që KEK-u e ka marrë trafon e energjisë elektrike. Mirëpo, ky është vetëm një nga versionet për mungesën e rrymës. Pronarë të komplekseve tjera turistike, ia hedhin fajin politikës. Arsye e ç’kyçjes nga rrjeti elektrik, sipas disave prej tyre është ndarja e Kosovës në zona politike. Edhe më ndryshe thonë banorët e kësaj zone prapa kamerave.
Sipas tyre KEK-u është vetëm ekzekutues i vendimeve politike dhe e vërteta pse ata kanë mbetur në terr qëndron në faktin se ata nuk kanë pranuar të paguajnë haraç. Por në distriktin e KEK-ut në Pejë, thonë se arsye e vetme e heqjes së trafos është mos regjistrimi i njehsorëve dhe borxhi i pa paguar ndaj korporatës. Në total, 57 konsumatorët e regjistruar i kanë borxh KEK-ut mbi 60 mijë euro, po aq para vlerësohet se korporata i ka humbur nga mos evidentimi i konsumatorëve. Megjithatë, borxhi nuk është edhe shumë problem. Vetëm nëse pronarët e bizneseve paraqiten në sportelet e KEK-ut, trafa do tu kthehet në vend.
Disa turistë nga Shqipëria nuk qëndruan sa kishin planifikuar në Bogë. Ata u larguan nga fshati turistik në Rugovë të Pejës, pasi nuk mundën të durojnë zhurmën e gjeneratorëve. Në fakt ata ishin edhe vizitorët e fundit në këtë fshat, pasi ka tri javë që KEK-u e ka marrë trafon e energjisë elektrike. Mirëpo, ky është vetëm një nga versionet për mungesën e rrymës. Pronarë të komplekseve tjera turistike, ia hedhin fajin politikës. Arsye e ç’kyçjes nga rrjeti elektrik, sipas disave prej tyre është ndarja e Kosovës në zona politike. Edhe më ndryshe thonë banorët e kësaj zone prapa kamerave. Sipas tyre KEK-u është vetëm ekzekutues i vendimeve politike dhe e vërteta pse ata kanë mbetur në terr qëndron në faktin se ata nuk kanë pranuar të paguajnë haraç. Por në distriktin e KEK-ut në Pejë, thonë se arsye e vetme e heqjes së trafos është mos regjistrimi i njehsorëve dhe borxhi i pa paguar ndaj korporatës. Në total, 57 konsumatorët e regjistruar i kanë borxh KEK-ut mbi 60 mijë euro, po aq para vlerësohet se korporata i ka humbur nga mos evidentimi i konsumatorëve. Megjithatë, borxhi nuk është edhe shumë problem. Vetëm nëse pronarët e bizneseve paraqiten në sportelet e KEK-ut, trafa do tu kthehet në vend.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 16/08/2010 16:55 - Kosova nis një letër kundër rezolutës së Serbisë, në OKB
- 15/08/2010 15:04 - Daciç : Nuk po negociojmë për Kosovën
- 14/08/2010 12:50 - Kryeministri Hashim Thaçi premton rikthim të të zhvendosurve në veri
- 14/08/2010 09:49 - Shqipëria dhe aleatët e saj në fushatë kundër miratimit te rezolutës për Kosovën në OKB
- 14/08/2010 09:41 - Serbia nuk heq dorë nga lufta për Kosovën edhe nëse rezoluta e saj bie në AP të OKB-së
Të vjetra:
- 13/08/2010 14:17 - Digjen 4 hektarë pyje në fshatin Vinarc i Poshtëm
- 13/08/2010 13:55 - Smail Latifi kalon në AAK, me idenë e bashkimit kombëtar
- 13/08/2010 13:48 - Kryeministri Thaçi: Procesit të pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi
- 13/08/2010 13:37 - Perkujtohet vrasja e të rinjëve serbë në Gorazhdec, autorët ende të panjohur
- 13/08/2010 13:17 - Tadiq i kënaqur me punën e emisarëve kundër pavarësisë së Kosovës

