( 0 Votes )
Rreth 4 hektarë pyje janë djegur nga një zjarr që ka shpërthyer të enjten pas dite në fshatin Vinarc i Poshtëm të Komunës së Mitrovicës, raporton Kosovapress. Në shuarjen dhe në lokalizimin e zjarrit kanë marrë pjesë dy shërbimet për zjarrfikje dhe shpëtim, shërbimi për zjarrfikje i jugut si dhe i veriut të Mitrovicës, kanë njoftuar zyrtarë të komunës së Mitrovicës. Në shuarjen e zjarrit përveç shërbimeve për zjarrfikje dhe shpëtim kanë marrë pjesë edhe Policia e Kosovës dhe banorët e fshatit Vinarc i Poshtëm, të cilët iu kanë bashkangjitur institucioneve përkatëse. “Shuarja dhe lokalizimi i stuhisë së zjarrit është bërë në orët e vona të mbrëmjes”, ka thënë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala”. Në anën tjetër zyrtarë të policisë në Mitrovicë kanë theksuar se policia është duke hetuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 15/08/2010 15:04 - Daciç : Nuk po negociojmë për Kosovën
- 14/08/2010 12:50 - Kryeministri Hashim Thaçi premton rikthim të të zhvendosurve në veri
- 14/08/2010 09:49 - Shqipëria dhe aleatët e saj në fushatë kundër miratimit te rezolutës për Kosovën në OKB
- 14/08/2010 09:41 - Serbia nuk heq dorë nga lufta për Kosovën edhe nëse rezoluta e saj bie në AP të OKB-së
- 13/08/2010 15:09 - Mungesa e rrymës largon turistët në Bogë të Rugovës
Të vjetra:
- 13/08/2010 13:55 - Smail Latifi kalon në AAK, me idenë e bashkimit kombëtar
- 13/08/2010 13:48 - Kryeministri Thaçi: Procesit të pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi
- 13/08/2010 13:37 - Perkujtohet vrasja e të rinjëve serbë në Gorazhdec, autorët ende të panjohur
- 13/08/2010 13:17 - Tadiq i kënaqur me punën e emisarëve kundër pavarësisë së Kosovës
- 13/08/2010 13:12 - Fuqitë e mëdha, i kërkojnë Serbisë të heqë dorë nga rezoluta e saj në OKB