( 1 Vote )
Smail Latifi ka aderuar nëAleancen për Ardhmërinë e Kosovës. Ish kryetari i lëvizjes për integrim dhe bashkim do të jetë i nominuar nga kjo parti për Kryetar të komunës së Rahovecit në zgjedhjet e ardhshme që pritet të shpallen nga presidenti Sejdiu për kryetar të kësaj komune. Kjo është bërë publike sot gjatë një konference për media të Aleances për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmi i tillë u pati bërë publik fillimisht nga Klan Kosova, dy ditë më parë. “Unë jam i gatshëm edhe një herë që mandatin, besim të cilin ma kanë dhënë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ta materializoj me votë të qytetarëve dhe ta kthej në qeverisje të mirë, të përgjegjshme, transparente, të ligjshme dhe stabile në Komunën e Rahovecit”, tha Latifi para gazetarëve. Ndërkohë ai mohoi të ketë hequr dorë nga idealet për bashkim kombëtar, me aderimin e tij në AAK, meqë në programin e kësaj të fundit, nuk parashihet bashkimi kombëtar, përderisa programi i LIB-it kishte si qëllim kryesor bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala nga ana tjetër e vlerësoi lart angazhimin e siç e quajti ai të atdhetarit të çështjes kombëtare në AAK dhe njëherësh kërkoi nga presidenti i Republikës që t’i shpallë zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit, sa më shpejtë që të jetë e mundur. Shala, u shpreh i bindur se AAK do t’i fitojë zgjedhjet në këtë komunë, bile ai Latifin e prezantoi si kryetar të Komunës së Rahovecit.
Smail Latifi ka aderuar nëAleancen për Ardhmërinë e Kosovës. Ish kryetari i lëvizjes për integrim dhe bashkim do të jetë i nominuar nga kjo parti për Kryetar të komunës së Rahovecit në zgjedhjet e ardhshme që pritet të shpallen nga presidenti Sejdiu për kryetar të kësaj komune. Kjo është bërë publike sot gjatë një konference për media të Aleances për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmi i tillë u pati bërë publik fillimisht nga Klan Kosova, dy ditë më parë. “Unë jam i gatshëm edhe një herë që mandatin, besim të cilin ma kanë dhënë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ta materializoj me votë të qytetarëve dhe ta kthej në qeverisje të mirë, të përgjegjshme, transparente, të ligjshme dhe stabile në Komunën e Rahovecit”, tha Latifi para gazetarëve. Ndërkohë ai mohoi të ketë hequr dorë nga idealet për bashkim kombëtar, me aderimin e tij në AAK, meqë në programin e kësaj të fundit, nuk parashihet bashkimi kombëtar, përderisa programi i LIB-it kishte si qëllim kryesor bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala nga ana tjetër e vlerësoi lart angazhimin e siç e quajti ai të atdhetarit të çështjes kombëtare në AAK dhe njëherësh kërkoi nga presidenti i Republikës që t’i shpallë zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit, sa më shpejtë që të jetë e mundur. Shala, u shpreh i bindur se AAK do t’i fitojë zgjedhjet në këtë komunë, bile ai Latifin e prezantoi si kryetar të Komunës së Rahovecit.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 14/08/2010 12:50 - Kryeministri Hashim Thaçi premton rikthim të të zhvendosurve në veri
- 14/08/2010 09:49 - Shqipëria dhe aleatët e saj në fushatë kundër miratimit te rezolutës për Kosovën në OKB
- 14/08/2010 09:41 - Serbia nuk heq dorë nga lufta për Kosovën edhe nëse rezoluta e saj bie në AP të OKB-së
- 13/08/2010 15:09 - Mungesa e rrymës largon turistët në Bogë të Rugovës
- 13/08/2010 14:17 - Digjen 4 hektarë pyje në fshatin Vinarc i Poshtëm
Të vjetra:
- 13/08/2010 13:48 - Kryeministri Thaçi: Procesit të pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi
- 13/08/2010 13:37 - Perkujtohet vrasja e të rinjëve serbë në Gorazhdec, autorët ende të panjohur
- 13/08/2010 13:17 - Tadiq i kënaqur me punën e emisarëve kundër pavarësisë së Kosovës
- 13/08/2010 13:12 - Fuqitë e mëdha, i kërkojnë Serbisë të heqë dorë nga rezoluta e saj në OKB
- 13/08/2010 10:17 - Hillary Clinton: Do të vazhdojnë të nxisim njohjet për Kosovën

