( 0 Votes )
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të nxisin shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarin këtë hap dhe do të mbështesë veprime konstruktive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thuhet në një letër të Sekretares Amerikane e Shtetit Hilary Clinton dërguar ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ilir Meta. Në të thuhet se vlerësohet thellësisht gjithcka që Shqipëria ka bërë për të cuar përpara kauzën e një Kosove të pavarur, paqësore dhe demokratike. “Opinioni i GJND-së mund të shërbejë gjithashtu si një katalizator për Serbinë dhe Kosovën, për të lënë mënjanë diferencat dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive mbi cështjet praktike dhe për të përmirësuar jetën e popullit të Serbisë, Kosovës dhe të gjithë rajonit”, thuhet në letrën e saj. Clinton thekson se kjo është rruga drejt një të ardhmeje të përbashkët si pjesë e një Evrope që është e lirë, e bashkuar dhe në paqe.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të nxisin shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarin këtë hap dhe do të mbështesë veprime konstruktive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thuhet në një letër të Sekretares Amerikane e Shtetit Hilary Clinton dërguar ministrit të jashtëm të Shqipërisë Ilir Meta. Në të thuhet se vlerësohet thellësisht gjithcka që Shqipëria ka bërë për të cuar përpara kauzën e një Kosove të pavarur, paqësore dhe demokratike. “Opinioni i GJND-së mund të shërbejë gjithashtu si një katalizator për Serbinë dhe Kosovën, për të lënë mënjanë diferencat dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive mbi cështjet praktike dhe për të përmirësuar jetën e popullit të Serbisë, Kosovës dhe të gjithë rajonit”, thuhet në letrën e saj. Clinton thekson se kjo është rruga drejt një të ardhmeje të përbashkët si pjesë e një Evrope që është e lirë, e bashkuar dhe në paqe.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/08/2010 13:55 - Smail Latifi kalon në AAK, me idenë e bashkimit kombëtar
- 13/08/2010 13:48 - Kryeministri Thaçi: Procesit të pavarësisë së mbikëqyrur po i vjen fundi
- 13/08/2010 13:37 - Perkujtohet vrasja e të rinjëve serbë në Gorazhdec, autorët ende të panjohur
- 13/08/2010 13:17 - Tadiq i kënaqur me punën e emisarëve kundër pavarësisë së Kosovës
- 13/08/2010 13:12 - Fuqitë e mëdha, i kërkojnë Serbisë të heqë dorë nga rezoluta e saj në OKB
Të vjetra:
- 12/08/2010 16:18 - Silvio Bonfigli, shef i ri i Komponentit të EULEX-it për Drejtësi
- 12/08/2010 13:13 - Kryeministri Thaçi: Njohje të reja pas takimit të Asamblesë së Përgjithshme në shtator
- 12/08/2010 11:44 - Vdes një minator në Stantërg, greva përfundon
- 12/08/2010 10:48 - Albert Rohan: Do të ishte logjike që KS i OKB-së të marrë vendim të ri për 1244
- 12/08/2010 10:05 - Nënshkruhet sot kontrata për dhënien me koncesion të ANP-së

