( 0 Votes )
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të ketë së shpejti njohje të reja për Kosovën para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme më 14 shtator, ndërsa është shprehur optimist se nga kjo mbledhje do të ketë lajme të mira për vendit.
Ai këto komente i bëri të enjten në mbledhjen e radhës së Qeverisë, ku ka njoftuar kabinetin qeveritar, se është duke u punuar maksimalisht për mbledhjen e Nju Jork-ut për Kosovën.
Thaçi me këtë rast ka ripërsëritur edhe një herë faktin se opinionin pozitiv këshillëdhënës i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës, dhe përveç kësaj, ky mendim pozitiv ka sjellë edhe sigurinë juridike për shtetin e Kosovës.
Ai ka ripërsëritur edhe një herë se pavarësia e mbikëqyrur për Kosovën po përmbyllet me sukses të plotë dhe se është implementuar rreth 90 për qind e dokumentit të presidentit Ahtisari, dhe roli i organizmave ndërkombëtar sipas tij tani e tutje do të vazhdojë të jetë në përputhje me realitetin politik dhe mendimin e qartë të GJND-së.
Sa i përket bashkëpunimit rajonal kryeministri Thaçi edhe një herë ka ripërsëritur se ashtu si me Maqedoninë, Malin e Zi, dhe Shqipërinë, edhe me Serbinë, Kosova mund të ketë bashkëpunim ndërshtetëror, por vetëm si dy shtete të pavarura dhe sovrane.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të ketë së shpejti njohje të reja për Kosovën para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme më 14 shtator, ndërsa është shprehur optimist se nga kjo mbledhje do të ketë lajme të mira për vendit. Ai këto komente i bëri të enjten në mbledhjen e radhës së Qeverisë, ku ka njoftuar kabinetin qeveritar, se është duke u punuar maksimalisht për mbledhjen e Nju Jork-ut për Kosovën.
Thaçi me këtë rast ka ripërsëritur edhe një herë faktin se opinionin pozitiv këshillëdhënës i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës, dhe përveç kësaj, ky mendim pozitiv ka sjellë edhe sigurinë juridike për shtetin e Kosovës.
Ai ka ripërsëritur edhe një herë se pavarësia e mbikëqyrur për Kosovën po përmbyllet me sukses të plotë dhe se është implementuar rreth 90 për qind e dokumentit të presidentit Ahtisari, dhe roli i organizmave ndërkombëtar sipas tij tani e tutje do të vazhdojë të jetë në përputhje me realitetin politik dhe mendimin e qartë të GJND-së.
Sa i përket bashkëpunimit rajonal kryeministri Thaçi edhe një herë ka ripërsëritur se ashtu si me Maqedoninë, Malin e Zi, dhe Shqipërinë, edhe me Serbinë, Kosova mund të ketë bashkëpunim ndërshtetëror, por vetëm si dy shtete të pavarura dhe sovrane.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/08/2010 13:37 - Perkujtohet vrasja e të rinjëve serbë në Gorazhdec, autorët ende të panjohur
- 13/08/2010 13:17 - Tadiq i kënaqur me punën e emisarëve kundër pavarësisë së Kosovës
- 13/08/2010 13:12 - Fuqitë e mëdha, i kërkojnë Serbisë të heqë dorë nga rezoluta e saj në OKB
- 13/08/2010 10:17 - Hillary Clinton: Do të vazhdojnë të nxisim njohjet për Kosovën
- 12/08/2010 16:18 - Silvio Bonfigli, shef i ri i Komponentit të EULEX-it për Drejtësi
Të vjetra:
- 12/08/2010 11:44 - Vdes një minator në Stantërg, greva përfundon
- 12/08/2010 10:48 - Albert Rohan: Do të ishte logjike që KS i OKB-së të marrë vendim të ri për 1244
- 12/08/2010 10:05 - Nënshkruhet sot kontrata për dhënien me koncesion të ANP-së
- 12/08/2010 09:55 - Tërmet në Kosovë
- 11/08/2010 17:25 - Oliver Ivanoviq: Nuk ka bisedime sekrete mes Prishtinës e Beogradit

