( 3 Votes )
Është ndërprerë greva e 30 minatorëve të minierës së Stantërgut, me inisiativën e 15 prej tyre. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i ndërmarrjes 'Trepça', Bislim Muçaj.
“Minatorët kanë pasur disa kërkesa për ndërprerje të grevës si, rritjen e pagave për 25 për qind, miratimin e Ligjit të punës, formimin e komisionit disiplinor, dhënien e rrogës së 13-të etj.”, ka thënë Muçaj, duke shtuar se një ekip i menaxhmentit ka qenë në bisedime të vazhdueshme me këta minatorë.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë se si shkak i ndërprerjes së kësaj greve të jetë edhe vdekja tragjike e kolegut të tyre Bedri (Osman) Sadriu 48 vjeçar, i cili humbi sot jetën në minierën e Stantërgut, rreth orës 11.00. Lajmin e konfirmoi zv.drejtori i Kombinatit Trepca, Zenel Ibrahimi ndërsa tha se ende nuk dihen shkaqet që sollën deri tek vdekja e tij. Mirëpo, Klan Kosova mëson se minatori ka humbur jetën nga shembja e një blloku të xehes, në horizontin e dhjetë të minierës. Zyrtarë të ndërmarrjes Trepça kanë ngushëlluar familjen e minatorit të ndjerë. Bislim Muçaj, zëdhënës i kombinatit Trepça, të enjten gjatë një konference me gazetarë në Stantërg, ka thënë se aksidentet në miniera shpesh janë të paevitueshme, ndërkohë që bëri të ditur se në vendngjarje hanë hetuesia dhe inspektorë të tjerë të cilët po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti fatal. “Ne kemi pasur edhe më herët raste aksidentale, por jo me fatalitet, kështu që ky është rasti i parë pas luftës që një minator ka humbur jetën”, ka thënë Muçaj, duke shtuar se trupi i të ndjerit tashmë gjendet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Është ndërprerë greva e 30 minatorëve të minierës së Stantërgut, me inisiativën e 15 prej tyre. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i ndërmarrjes 'Trepça', Bislim Muçaj.“Minatorët kanë pasur disa kërkesa për ndërprerje të grevës si, rritjen e pagave për 25 për qind, miratimin e Ligjit të punës, formimin e komisionit disiplinor, dhënien e rrogës së 13-të etj.”, ka thënë Muçaj, duke shtuar se një ekip i menaxhmentit ka qenë në bisedime të vazhdueshme me këta minatorë.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë se si shkak i ndërprerjes së kësaj greve të jetë edhe vdekja tragjike e kolegut të tyre Bedri (Osman) Sadriu 48 vjeçar, i cili humbi sot jetën në minierën e Stantërgut, rreth orës 11.00. Lajmin e konfirmoi zv.drejtori i Kombinatit Trepca, Zenel Ibrahimi ndërsa tha se ende nuk dihen shkaqet që sollën deri tek vdekja e tij. Mirëpo, Klan Kosova mëson se minatori ka humbur jetën nga shembja e një blloku të xehes, në horizontin e dhjetë të minierës. Zyrtarë të ndërmarrjes Trepça kanë ngushëlluar familjen e minatorit të ndjerë. Bislim Muçaj, zëdhënës i kombinatit Trepça, të enjten gjatë një konference me gazetarë në Stantërg, ka thënë se aksidentet në miniera shpesh janë të paevitueshme, ndërkohë që bëri të ditur se në vendngjarje hanë hetuesia dhe inspektorë të tjerë të cilët po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti fatal. “Ne kemi pasur edhe më herët raste aksidentale, por jo me fatalitet, kështu që ky është rasti i parë pas luftës që një minator ka humbur jetën”, ka thënë Muçaj, duke shtuar se trupi i të ndjerit tashmë gjendet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/08/2010 13:17 - Tadiq i kënaqur me punën e emisarëve kundër pavarësisë së Kosovës
- 13/08/2010 13:12 - Fuqitë e mëdha, i kërkojnë Serbisë të heqë dorë nga rezoluta e saj në OKB
- 13/08/2010 10:17 - Hillary Clinton: Do të vazhdojnë të nxisim njohjet për Kosovën
- 12/08/2010 16:18 - Silvio Bonfigli, shef i ri i Komponentit të EULEX-it për Drejtësi
- 12/08/2010 13:13 - Kryeministri Thaçi: Njohje të reja pas takimit të Asamblesë së Përgjithshme në shtator
Të vjetra:
- 12/08/2010 10:48 - Albert Rohan: Do të ishte logjike që KS i OKB-së të marrë vendim të ri për 1244
- 12/08/2010 10:05 - Nënshkruhet sot kontrata për dhënien me koncesion të ANP-së
- 12/08/2010 09:55 - Tërmet në Kosovë
- 11/08/2010 17:25 - Oliver Ivanoviq: Nuk ka bisedime sekrete mes Prishtinës e Beogradit
- 11/08/2010 17:13 - Materiet kimike, kërcënojnë jetën në Termocentralin Kosova A

