( 1 Vote )
Ish-emisari në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan thotë se elementet kryesore të Rezolutës 1244 janë zbatuar, prandaj do të ishte logjike që Këshilli i Sigurimit të pranojë këtë fakt përmes një vendimi të ri. Në këtë mënyrë ai komenton kërkesën e Ministrit Skënder Hyseni në New York për zëvendësimin e kësaj rezolute. Por, thekson se çdo nismë për këtë do të stopohej nga Rusia. Në një bisedë për Express, Rohan flet për praninë ndërkombëtare si dhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Rohan thotë se në elementet kryesore të Rezolutës, si ndalja e represionit ndaj popullit të Kosovës, largimi i forcave jugosllave të sigurisë, aranzhimet për një administrim të përkohshëm si dhe procesi politik për caktimin e statusit të Kosovës janë zbatuar. Megjithatë, njëjtë si ministri Hyseni, edhe ambasadori Rohan përmend faktin se çdo rezolutë në Këshillin e Sigurimit mund të aprovohet nëse nuk përdoret vetoja nga ndonjëri prej pesë anëtarëve të përhershëm.
Ish-emisari në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan thotë se elementet kryesore të Rezolutës 1244 janë zbatuar, prandaj do të ishte logjike që Këshilli i Sigurimit të pranojë këtë fakt përmes një vendimi të ri. Në këtë mënyrë ai komenton kërkesën e Ministrit Skënder Hyseni në New York për zëvendësimin e kësaj rezolute. Por, thekson se çdo nismë për këtë do të stopohej nga Rusia. Në një bisedë për Express, Rohan flet për praninë ndërkombëtare si dhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Rohan thotë se në elementet kryesore të Rezolutës, si ndalja e represionit ndaj popullit të Kosovës, largimi i forcave jugosllave të sigurisë, aranzhimet për një administrim të përkohshëm si dhe procesi politik për caktimin e statusit të Kosovës janë zbatuar. Megjithatë, njëjtë si ministri Hyseni, edhe ambasadori Rohan përmend faktin se çdo rezolutë në Këshillin e Sigurimit mund të aprovohet nëse nuk përdoret vetoja nga ndonjëri prej pesë anëtarëve të përhershëm.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 13/08/2010 13:12 - Fuqitë e mëdha, i kërkojnë Serbisë të heqë dorë nga rezoluta e saj në OKB
- 13/08/2010 10:17 - Hillary Clinton: Do të vazhdojnë të nxisim njohjet për Kosovën
- 12/08/2010 16:18 - Silvio Bonfigli, shef i ri i Komponentit të EULEX-it për Drejtësi
- 12/08/2010 13:13 - Kryeministri Thaçi: Njohje të reja pas takimit të Asamblesë së Përgjithshme në shtator
- 12/08/2010 11:44 - Vdes një minator në Stantërg, greva përfundon
Të vjetra:
- 12/08/2010 10:05 - Nënshkruhet sot kontrata për dhënien me koncesion të ANP-së
- 12/08/2010 09:55 - Tërmet në Kosovë
- 11/08/2010 17:25 - Oliver Ivanoviq: Nuk ka bisedime sekrete mes Prishtinës e Beogradit
- 11/08/2010 17:13 - Materiet kimike, kërcënojnë jetën në Termocentralin Kosova A
- 11/08/2010 16:44 - Sejdiu, optimist për njohje të reja ndaj Kosovës

