( 0 Votes )
Sekretari shtetëror serb në Ministrinë për Kosovën Oliver Ivanoviq ka thënë se nuk ka nevojë për bisedime sekrete ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se Serbia nuk duhet të pranojë negociata direkte pa praninë e përfaqësuesit të UNMIK-ut.
Ivanoviq ka thënë të mërkurën për mediat serbe në Kosovë se bisedimet sekrete nuk mund të jenë të dobishme.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur dje se kanë nisur bisedimet sekrete ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Por, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaratat e AAK-së i ka quajtur qesharake.
Ivanoviq ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet të bisedojnë, duke shtuar se është normale se në një atmosferë të tillë ekziston nevoja që të bisedohet për gjëra të cilat janë të rëndësishme për mbijetesën dhe qëndrimin e popullatës serbe në Kosovë.
Ai, megjithatë, ka thënë se në këto bisedime duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
“Për formatin nuk mund të vendoset kështu, është e nevojshme që ky të jetë format në të cilin UNMIK-u dhe EULEX-i të jenë të përfshirë në tema, të cilat janë të ndërlidhura me sigurinë”, ka thënë Ivanoviq.
Sipas fjalëve të tij, bisedimet janë në interes të popullatës lokale dhe të gjithë rajonit, ndërsa problemet e serbëve të Kosovës nuk mund të zgjidhen përmes negociatave sekrete.
Sekretari shtetëror serb në Ministrinë për Kosovën Oliver Ivanoviq ka thënë se nuk ka nevojë për bisedime sekrete ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se Serbia nuk duhet të pranojë negociata direkte pa praninë e përfaqësuesit të UNMIK-ut. Ivanoviq ka thënë të mërkurën për mediat serbe në Kosovë se bisedimet sekrete nuk mund të jenë të dobishme.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur dje se kanë nisur bisedimet sekrete ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Por, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaratat e AAK-së i ka quajtur qesharake.
Ivanoviq ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet të bisedojnë, duke shtuar se është normale se në një atmosferë të tillë ekziston nevoja që të bisedohet për gjëra të cilat janë të rëndësishme për mbijetesën dhe qëndrimin e popullatës serbe në Kosovë.
Ai, megjithatë, ka thënë se në këto bisedime duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
“Për formatin nuk mund të vendoset kështu, është e nevojshme që ky të jetë format në të cilin UNMIK-u dhe EULEX-i të jenë të përfshirë në tema, të cilat janë të ndërlidhura me sigurinë”, ka thënë Ivanoviq.
Sipas fjalëve të tij, bisedimet janë në interes të popullatës lokale dhe të gjithë rajonit, ndërsa problemet e serbëve të Kosovës nuk mund të zgjidhen përmes negociatave sekrete.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/08/2010 13:13 - Kryeministri Thaçi: Njohje të reja pas takimit të Asamblesë së Përgjithshme në shtator
- 12/08/2010 11:44 - Vdes një minator në Stantërg, greva përfundon
- 12/08/2010 10:48 - Albert Rohan: Do të ishte logjike që KS i OKB-së të marrë vendim të ri për 1244
- 12/08/2010 10:05 - Nënshkruhet sot kontrata për dhënien me koncesion të ANP-së
- 12/08/2010 09:55 - Tërmet në Kosovë
Të vjetra:
- 11/08/2010 17:13 - Materiet kimike, kërcënojnë jetën në Termocentralin Kosova A
- 11/08/2010 16:44 - Sejdiu, optimist për njohje të reja ndaj Kosovës
- 11/08/2010 10:40 - Tre persona humbin jetën në aksident trafiku në Malishevë
- 11/08/2010 10:37 - Kesiq: Serbia do të pranojë realitetin në Kosovë
- 11/08/2010 10:32 - Kryeministri Hashim Thaçi jep mbështetje për bizneset

