( 4 Votes )
Tre persona nga Balinca e Malishevës humbën jetën të martën në orët e vona të natës, në një aksident trafiku që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Pejë. Sipas policisë e cila doli menjëherë në vendngjarje, aksidenti ndodhi në fshatin Balincë të Malishevës, ku u ndeshën mes vete një veturë civile mercedes me një kombi po ashtu i markës mercedes. Sipas hetimeve fillestare të policisë, dyshohet se shoferi i veturës Mercedes, nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe për fat të keq ka humbur kontrollin ndaj veturës, në të cilën, pos shoferit, ndodheshin edhe pesë pasagjerë të tjerë. Ai dyshohet se ka kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur me një kombi i cila lëvizte në krahun e kundërt të lëvizjes. Përveç të vdekurve, në këtë aksident janë lënduar rënd edhe pesë pasagjerë, të cilët janë dërguar urgjentisht në QKUK për trajtim mjekësor. Në vend ngjarje përveç hetuesve doli edhe komandanti i Trafikut Rajonal dhe Prokurori. Policia lutë të gjithë vozitësit, që të kenë kujdes gjatë ngasjes së makinave duke iu përshtatur kushteve të lëvizjes.
Ndërkohë, duke parë që numri i aksidenteve është në rritje, njësitet e trafikut dhe njësitet patrulluese të Policisë, filluan patrullimet edhe me vetura civile. Me këtë plan policia parashikon të ashpërsojnë masat e gjobitjes, që sipas policisë nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë tolerimi për kundërvajtësit, të cilët nuk i respektojnë rregullat e trafikut rrugor e në veçanti shpejtësinë e kufizuar me shenja. Në kuadër të planit nga e mërkura dhe ditëve në vijim do të ketë njësite policore ne lëvizje dhe pika kontrolli shtesë me automjete civile të njësiteve të trafikut. Do të dënohen të gjithë ata që nuk i respektojnë dispozitat e ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor.
Tre persona nga Balinca e Malishevës humbën jetën të martën në orët e vona të natës, në një aksident trafiku që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Pejë. Sipas policisë e cila doli menjëherë në vendngjarje, aksidenti ndodhi në fshatin Balincë të Malishevës, ku u ndeshën mes vete një veturë civile mercedes me një kombi po ashtu i markës mercedes. Sipas hetimeve fillestare të policisë, dyshohet se shoferi i veturës Mercedes, nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe për fat të keq ka humbur kontrollin ndaj veturës, në të cilën, pos shoferit, ndodheshin edhe pesë pasagjerë të tjerë. Ai dyshohet se ka kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur me një kombi i cila lëvizte në krahun e kundërt të lëvizjes. Përveç të vdekurve, në këtë aksident janë lënduar rënd edhe pesë pasagjerë, të cilët janë dërguar urgjentisht në QKUK për trajtim mjekësor. Në vend ngjarje përveç hetuesve doli edhe komandanti i Trafikut Rajonal dhe Prokurori. Policia lutë të gjithë vozitësit, që të kenë kujdes gjatë ngasjes së makinave duke iu përshtatur kushteve të lëvizjes. Ndërkohë, duke parë që numri i aksidenteve është në rritje, njësitet e trafikut dhe njësitet patrulluese të Policisë, filluan patrullimet edhe me vetura civile. Me këtë plan policia parashikon të ashpërsojnë masat e gjobitjes, që sipas policisë nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë tolerimi për kundërvajtësit, të cilët nuk i respektojnë rregullat e trafikut rrugor e në veçanti shpejtësinë e kufizuar me shenja. Në kuadër të planit nga e mërkura dhe ditëve në vijim do të ketë njësite policore ne lëvizje dhe pika kontrolli shtesë me automjete civile të njësiteve të trafikut. Do të dënohen të gjithë ata që nuk i respektojnë dispozitat e ligjit për sigurinë e komunikacionit rrugor.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/08/2010 10:05 - Nënshkruhet sot kontrata për dhënien me koncesion të ANP-së
- 12/08/2010 09:55 - Tërmet në Kosovë
- 11/08/2010 17:25 - Oliver Ivanoviq: Nuk ka bisedime sekrete mes Prishtinës e Beogradit
- 11/08/2010 17:13 - Materiet kimike, kërcënojnë jetën në Termocentralin Kosova A
- 11/08/2010 16:44 - Sejdiu, optimist për njohje të reja ndaj Kosovës
Të vjetra:
- 11/08/2010 10:37 - Kesiq: Serbia do të pranojë realitetin në Kosovë
- 11/08/2010 10:32 - Kryeministri Hashim Thaçi jep mbështetje për bizneset
- 10/08/2010 17:11 - Buka shtrenjtohet në Kosovë
- 10/08/2010 16:53 - Katër familje nga Vushtrria i kërkojnë qeverisë strehim
- 10/08/2010 13:50 - AAK akuzon institucionet për bisedime sekrete me Serbinë, Thaçi i quan deklarata qesharake

