( 0 Votes )
Në Washington janë optimistë me sinjalet e Serbisë në dhjetë ditët e fundit dhe konsiderojnë se Beogradi do të pranojë realitetin në Kosovë. Kështu u ka thënë medieve serbe, njohësi i rrethanave politike në SHBA, Obrad Kesiq. Ai paralajmëroi presion të ri të amerikanëve ndaj Serbisë që të shtyjë serbët në veri të Kosovës ta pranojnë autoritetin e Prishtinës. Sipas Kesiq, Departamenti i Shtetit do të shfrytëzojë dëshirën e Serbisë për t'u anëtarësuar në BE. Amerikanët, siç vlerësoi Kesiq, optimizmin e tyre e mbështesin edhe në diskutimin që është bërë në parlamentin serb dhe deklaratës së Ministrit të Jashtëm Vuk Jeremiq, se Serbia nuk do të hyjë në konflikt me Brukselin e Washingtonin për Kosovën. Serbia ka dashur edhe BE-në edhe Kosovën, ndërkaq, pas opinionit të GJND-së, Kesiq mendon se do të mbetet edhe pa njërën edhe pa tjetrën.
Në Washington janë optimistë me sinjalet e Serbisë në dhjetë ditët e fundit dhe konsiderojnë se Beogradi do të pranojë realitetin në Kosovë. Kështu u ka thënë medieve serbe, njohësi i rrethanave politike në SHBA, Obrad Kesiq. Ai paralajmëroi presion të ri të amerikanëve ndaj Serbisë që të shtyjë serbët në veri të Kosovës ta pranojnë autoritetin e Prishtinës. Sipas Kesiq, Departamenti i Shtetit do të shfrytëzojë dëshirën e Serbisë për t'u anëtarësuar në BE. Amerikanët, siç vlerësoi Kesiq, optimizmin e tyre e mbështesin edhe në diskutimin që është bërë në parlamentin serb dhe deklaratës së Ministrit të Jashtëm Vuk Jeremiq, se Serbia nuk do të hyjë në konflikt me Brukselin e Washingtonin për Kosovën. Serbia ka dashur edhe BE-në edhe Kosovën, ndërkaq, pas opinionit të GJND-së, Kesiq mendon se do të mbetet edhe pa njërën edhe pa tjetrën. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 12/08/2010 09:55 - Tërmet në Kosovë
- 11/08/2010 17:25 - Oliver Ivanoviq: Nuk ka bisedime sekrete mes Prishtinës e Beogradit
- 11/08/2010 17:13 - Materiet kimike, kërcënojnë jetën në Termocentralin Kosova A
- 11/08/2010 16:44 - Sejdiu, optimist për njohje të reja ndaj Kosovës
- 11/08/2010 10:40 - Tre persona humbin jetën në aksident trafiku në Malishevë
Të vjetra:
- 11/08/2010 10:32 - Kryeministri Hashim Thaçi jep mbështetje për bizneset
- 10/08/2010 17:11 - Buka shtrenjtohet në Kosovë
- 10/08/2010 16:53 - Katër familje nga Vushtrria i kërkojnë qeverisë strehim
- 10/08/2010 13:50 - AAK akuzon institucionet për bisedime sekrete me Serbinë, Thaçi i quan deklarata qesharake
- 10/08/2010 12:43 - Myftiu Tërnava, Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi urojnë muajin e Ramazanit

