( 0 Votes )
Drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë akuzuar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme Skënder Hyseni, për mbajtjen e bisedimeve sekrete me Serbinë. Por ata nuk kanë dashur të japin informacione më shumë, duke thënë se përgjigje për këtë duhet të japin institucionet e vendit, si kryeministria dhe MPJ-ja.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini në një konferencë për media të mbajtur të martën, ka shprehur shqetësimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe mos pajtimin e plotë me mënyrën sesi Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyesni, po i qasen mënyrës se bisedimeve me Serbinë.
“Kemi vërejtje serioze, se kemi informacione të sakta se në këtë kohë po zhvillohen takime dhe bisedime sekrete me Serbinë, takime dhe bisedime këto të cilat do t’ia humbin plotësisht kuptimin çfarëdo bisedimeve, të cilat do të ndodhin më tutje dhe takime të cilat e bëjnë pjesën tjetër të popullit të Kosovës dhe të politikës së Kosovës që të jetë në pozitë që të mos pajtohet me gjithë atë që bëhet në emër të popullit të Kosovës, pa dijeninë e popullit të Kosovës”, ka theksuar Gjini.
“Unë ju dhashë një informacion, nëse dikush prej qeverisë mendon se nuk është ashtu ne do të japim me tepër informacione. Për sot këtë e kemi informacion, është mirë të pyetet Qeveria e Kosovës, kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, atje mund të gjeni informacione”, ka thënë Gjini.
Ai ka shtuar se AAK-ja ka probleme serioze për të kuptuar kryeministrin se si kërkon largimin e prezencës ndërkombëtare nga Kosova para integrimit të veriut të Kosovës. Sipas Gjinit kjo thirrje është për shqetësim, ai madje i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që të ketë kujdes, pasi kërkesa për largimin e prezencës ndërkombëtare para integrimit të veriut është e rrezikshme për Kosovën.
Në anën tjetër Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dashur t’i komentojë akuzat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës drejtuar institucioneve vendore se janë duke zhvilluar bisedime sekrete me Serbinë. Duke përmendur sukseset e Kosovës ai ka thënë se nuk do të ketë më deklarata të tilla, të cilat i quajti deklarata qesharake.
Drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë akuzuar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme Skënder Hyseni, për mbajtjen e bisedimeve sekrete me Serbinë. Por ata nuk kanë dashur të japin informacione më shumë, duke thënë se përgjigje për këtë duhet të japin institucionet e vendit, si kryeministria dhe MPJ-ja. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini në një konferencë për media të mbajtur të martën, ka shprehur shqetësimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe mos pajtimin e plotë me mënyrën sesi Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyesni, po i qasen mënyrës se bisedimeve me Serbinë.
“Kemi vërejtje serioze, se kemi informacione të sakta se në këtë kohë po zhvillohen takime dhe bisedime sekrete me Serbinë, takime dhe bisedime këto të cilat do t’ia humbin plotësisht kuptimin çfarëdo bisedimeve, të cilat do të ndodhin më tutje dhe takime të cilat e bëjnë pjesën tjetër të popullit të Kosovës dhe të politikës së Kosovës që të jetë në pozitë që të mos pajtohet me gjithë atë që bëhet në emër të popullit të Kosovës, pa dijeninë e popullit të Kosovës”, ka theksuar Gjini.
“Unë ju dhashë një informacion, nëse dikush prej qeverisë mendon se nuk është ashtu ne do të japim me tepër informacione. Për sot këtë e kemi informacion, është mirë të pyetet Qeveria e Kosovës, kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, atje mund të gjeni informacione”, ka thënë Gjini.
Ai ka shtuar se AAK-ja ka probleme serioze për të kuptuar kryeministrin se si kërkon largimin e prezencës ndërkombëtare nga Kosova para integrimit të veriut të Kosovës. Sipas Gjinit kjo thirrje është për shqetësim, ai madje i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që të ketë kujdes, pasi kërkesa për largimin e prezencës ndërkombëtare para integrimit të veriut është e rrezikshme për Kosovën.
Në anën tjetër Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dashur t’i komentojë akuzat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës drejtuar institucioneve vendore se janë duke zhvilluar bisedime sekrete me Serbinë. Duke përmendur sukseset e Kosovës ai ka thënë se nuk do të ketë më deklarata të tilla, të cilat i quajti deklarata qesharake.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/08/2010 10:40 - Tre persona humbin jetën në aksident trafiku në Malishevë
- 11/08/2010 10:37 - Kesiq: Serbia do të pranojë realitetin në Kosovë
- 11/08/2010 10:32 - Kryeministri Hashim Thaçi jep mbështetje për bizneset
- 10/08/2010 17:11 - Buka shtrenjtohet në Kosovë
- 10/08/2010 16:53 - Katër familje nga Vushtrria i kërkojnë qeverisë strehim
Të vjetra:
- 10/08/2010 12:43 - Myftiu Tërnava, Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi urojnë muajin e Ramazanit
- 10/08/2010 11:09 - Liqeni i Peruqacit, ende nuk janë gjetur mbetjet mortore
- 10/08/2010 10:20 - Admirali Mark Fitzgerald viziton sot Kosovën
- 10/08/2010 10:15 - Giki: UNMIK-u vazhdon punën në bazë të Rezolutës 1244
- 09/08/2010 21:00 - Thaçi: Nuk do të ketë bisedime për çështje të brendshme të Kosovës

