( 0 Votes )
Pjesa motorike e një kamioni frigorifer që dyshohet se ka mbajtur trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë, është gjetur dje në thellësi të Liqenit të Peruqacit i cili ndodhet në territorin e Serbisë. Atje po kërkohet për eshtrat e personave të zhdukur që nga lufta në Kosovë, ajo e Bosnjës e luftës së dytë Botërore. Në njoftimin për media, thuhet se nga gjetja e motorit, del se kabina ka qenë e shkëputur nga pjesa tjetër e kamionit, dhe kjo pjese e gjetur është e mbuluar me baltë. Gjatë gërmimeve të së hënës nuk është gjetur asnjë mbetje kockore. Supozohet se trupat janë në thellësi, dhe sipas informatave ata janë lidhur me blloqe betoni e më pas janë fundosur. Gjetjen e kockave, e bënë edhe më të vështirë faktin se tashmë kanë kaluar 11 vjet nga lufta dhe shtresa e baltës është relativisht e trashë. Megjithatë kërkimet po vazhdojnë edhe sot ku është duke u kontrolluar hapësira rreth kamionit të izoluar me ekipet e zhytësve. Kërkimet po bëhen nga ekspertë vendorë e ndërkombëtar.
Pjesa motorike e një kamioni frigorifer që dyshohet se ka mbajtur trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë, është gjetur dje në thellësi të Liqenit të Peruqacit i cili ndodhet në territorin e Serbisë. Atje po kërkohet për eshtrat e personave të zhdukur që nga lufta në Kosovë, ajo e Bosnjës e luftës së dytë Botërore. Në njoftimin për media, thuhet se nga gjetja e motorit, del se kabina ka qenë e shkëputur nga pjesa tjetër e kamionit, dhe kjo pjese e gjetur është e mbuluar me baltë. Gjatë gërmimeve të së hënës nuk është gjetur asnjë mbetje kockore. Supozohet se trupat janë në thellësi, dhe sipas informatave ata janë lidhur me blloqe betoni e më pas janë fundosur. Gjetjen e kockave, e bënë edhe më të vështirë faktin se tashmë kanë kaluar 11 vjet nga lufta dhe shtresa e baltës është relativisht e trashë. Megjithatë kërkimet po vazhdojnë edhe sot ku është duke u kontrolluar hapësira rreth kamionit të izoluar me ekipet e zhytësve. Kërkimet po bëhen nga ekspertë vendorë e ndërkombëtar. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 11/08/2010 10:32 - Kryeministri Hashim Thaçi jep mbështetje për bizneset
- 10/08/2010 17:11 - Buka shtrenjtohet në Kosovë
- 10/08/2010 16:53 - Katër familje nga Vushtrria i kërkojnë qeverisë strehim
- 10/08/2010 13:50 - AAK akuzon institucionet për bisedime sekrete me Serbinë, Thaçi i quan deklarata qesharake
- 10/08/2010 12:43 - Myftiu Tërnava, Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi urojnë muajin e Ramazanit
Të vjetra:
- 10/08/2010 10:20 - Admirali Mark Fitzgerald viziton sot Kosovën
- 10/08/2010 10:15 - Giki: UNMIK-u vazhdon punën në bazë të Rezolutës 1244
- 09/08/2010 21:00 - Thaçi: Nuk do të ketë bisedime për çështje të brendshme të Kosovës
- 09/08/2010 18:42 - Ambasadori Kvale kërkon nga Tribunali lirimin e Haradinajt
- 09/08/2010 16:51 - India studion opinionin e GJND-së për Kosovën

