( 0 Votes )
Kreu i komandës së Forcës së Bashkuar me seli në Napoli, admirali Mark Fixherald, sot vizitoi Kosovën. Ai fillimisht i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler është takuar me Presidentin Fatmir Sejdiu. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, por sipas një njoftimi të presidencës thuhet se u bisedua për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me NATO-n, si dhe për zhvillimet në vend.
Nga ana e tij, Admirali Fitzgerald theksoi edhe një herë mbështetjen e KFOR-it për sigurinë në Kosovë.
Presidenti Sejdiu informoi admiralin Mark Fitzgerald për zhvillimet e reja pas mendimit shumë të qartë dhe eksplicit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e vendit tonë. Presidenti Sejdiu, thuhet në njoftim ka falënderuar NATO-n për përkrahjen e vazhdueshme që i jep Kosovës, në ruajtjen e integritetit dhe stabilitetit të vendit, si dhe në trajnimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi është takuar sot me admiralin Mark Fitzgerald. Në takim është diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në rajon, për thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Gjatë takimit me admiralin e NATO-s, Mark Fitzgerald, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ritheksoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe potencoi përkushtimin e Policisë së Kosovës për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet, me theks të veçantë për komunitetin serb. Ndërkohë, siç raportojnë agjencitë e huaja, Fitzgerald bashkë me komandantin e trupave paqeruajtëse të KFOR-it gjeneralin Markus Bentler do të vizitojnë lokalitetin Harilaç ku efektivat e FSK zhvillojnë një operacion humanitar deminimi.
Kreu i komandës së Forcës së Bashkuar me seli në Napoli, admirali Mark Fixherald, sot vizitoi Kosovën. Ai fillimisht i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler është takuar me Presidentin Fatmir Sejdiu. Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, por sipas një njoftimi të presidencës thuhet se u bisedua për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me NATO-n, si dhe për zhvillimet në vend.Nga ana e tij, Admirali Fitzgerald theksoi edhe një herë mbështetjen e KFOR-it për sigurinë në Kosovë.
Presidenti Sejdiu informoi admiralin Mark Fitzgerald për zhvillimet e reja pas mendimit shumë të qartë dhe eksplicit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e vendit tonë. Presidenti Sejdiu, thuhet në njoftim ka falënderuar NATO-n për përkrahjen e vazhdueshme që i jep Kosovës, në ruajtjen e integritetit dhe stabilitetit të vendit, si dhe në trajnimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi është takuar sot me admiralin Mark Fitzgerald. Në takim është diskutuar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në rajon, për thellimin e bashkëpunimit me KFOR-in, për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë të Kosovës. Gjatë takimit me admiralin e NATO-s, Mark Fitzgerald, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ritheksoi angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe potencoi përkushtimin e Policisë së Kosovës për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet, me theks të veçantë për komunitetin serb. Ndërkohë, siç raportojnë agjencitë e huaja, Fitzgerald bashkë me komandantin e trupave paqeruajtëse të KFOR-it gjeneralin Markus Bentler do të vizitojnë lokalitetin Harilaç ku efektivat e FSK zhvillojnë një operacion humanitar deminimi.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 10/08/2010 17:11 - Buka shtrenjtohet në Kosovë
- 10/08/2010 16:53 - Katër familje nga Vushtrria i kërkojnë qeverisë strehim
- 10/08/2010 13:50 - AAK akuzon institucionet për bisedime sekrete me Serbinë, Thaçi i quan deklarata qesharake
- 10/08/2010 12:43 - Myftiu Tërnava, Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi urojnë muajin e Ramazanit
- 10/08/2010 11:09 - Liqeni i Peruqacit, ende nuk janë gjetur mbetjet mortore
Të vjetra:
- 10/08/2010 10:15 - Giki: UNMIK-u vazhdon punën në bazë të Rezolutës 1244
- 09/08/2010 21:00 - Thaçi: Nuk do të ketë bisedime për çështje të brendshme të Kosovës
- 09/08/2010 18:42 - Ambasadori Kvale kërkon nga Tribunali lirimin e Haradinajt
- 09/08/2010 16:51 - India studion opinionin e GJND-së për Kosovën
- 09/08/2010 16:43 - Arrestrohen dy persona për falsifikim të kartelave bankare

