( 0 Votes )
UNMIK-u ka kohë që është bërë i padëshirueshëm për kosovarët, ndërsa shefi i këtij misioni Lamberto Zanier vazhdon të injorohet nga udhëheqësit e institucioneve. E vetmja punë që bën italiani Zanier është raportimi i rregullt para Këshillit të Sigurimit apo aty-këtu ndonjë “lehtësim” për komunitetet pakicë.
Qëkur Kosova shpalli pavarësinë, autoritetet vendore kërkuan shuarjen e misionit, në përputhje me realitetin në terren. Kërkesa u bë më e zëshme, sidomos pas vendimit të GJND-së mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, por UNMIK-u, siç duket nuk e ka ndërmend të largohet. Ai vazhdon punën, duke u thirrur në Rezolutën 1244, ani pse kjo rezolutë tashmë është e tejkaluar.
“Kjo është çështje për Këshillin e Sigurimit, është Këshilli i Sigurimit që autorizon hapjen e një misioni dhe është Këshilli i Sigurimit që vendos ta përmbyll një mision. Tash për tash, ne do të vazhdojmë të punojmë nën mandatin që vjen nga Këshilli i Sigurimit”, ka thënë për Kosovapress, zëdhënësi i UNMIK-ut, Rasel Giki.
Javën e kaluar, ministri i Jashtëm Skender Hyseni kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së nxjerrjen e një rezolutë të re, e cila do të mundësonte largimin e misionit të UNMIK-ut. Por, nxjerrja e një rezolute të re, tash për tash duket e pamundur.
E deri në një rezolutë tjetër, UNMIK-u vazhdon punën, pa zhurmë, pa ndonjë aktivitet dhe si rrjedhojë pa kurrfarë ndikimi në proceset politike në vend. Zanier rrallë kontaktohet nga përfaqësuesit e institucioneve të vendit, ndërsa në evenimente të rëndësishme nuk ftohet fare. Sidoqoftë, Giki thotë se PSSP vazhdon të takojë përfaqësuesit e lartë të institucioneve të Kosovës, ndonëse jo si në të kaluarën.
“Mendoj se raporti i fundit para Këshillit të Sigurimit ishte një punë e rëndësishëm e PSSP-së, por realisht nuk është puna e tij e vetme. Veprimet e rregullta në kuadër të mandatit të tij vazhdojnë, në veçanti ato që ndihmojnë komunitetet. Ai bashkëvepron, po ashtu edhe me institucionet e Prishtinës si dhe me hisedarët kryesorë në Kosovë si dhe jashtë saj, me Qeverinë e Beogradit dhe me organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ju e dini që misioni punon po ashtu me disa nivele, që të ndihmojë banorët varësisht prej nivelit institucional”, tha Giki.
Siç dihet, UNMIK-u nuk është ftuar fare të jetë hisedar në implementimin e strategjisë për veriun, meqë pretendon se do të ishte lehtësues i raporteve ndërmjet komunitetit serb dhe institucioneve të Kosovës e EULEX-it. Por, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi konsideron se UNMIK-u, jo që nuk po e lehtëson, por po paraqet pengesë në përmirësimin e situatës në veri. Megjithatë, zëdhënësi Giki thotë se rreth strategjisë për veriun duhet të konsultohen të gjithë, dhe vendimet të merren përmes dialogut.
“Siç e kam thënë edhe herëve tjera, ne nuk jemi konsultuar kurrë për strategjinë për veriun, çfarë ne mendojmë se është e rëndësishme është që veprimet duhet të merren, në veçanti përmes konsultimit me njëri- tjetrin. Ne mendojmë se është e rëndësishme që çfarëdo hapi që do të merret në atë pjesë, duhet të merret pas konsultimit dhe dialogut”, ka thënë Giki.
Nga ana tjetër, institucionet e Kosovës thonë se UNMIK-ut i ka ardhur fundi. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se institucionet mbajnë kontakte me UNMIK-un, por jo si në kohën e para 15 qershorit të vitit 2008, kur ky mision kishte mandat qeverisës. Takimet kryesisht janë joformale, para raportimeve të rregullta të Këshillit të Sigurimit, me qëllim të konsultimit.
“UNMIK-u e ka përfunduar punën e tij në Kosovë, nuk ka mandat të ri, por ajo çka kërkohet është që ne tentojmë ta shndërrojmë në zyre të OKB-së, siç është në vendet tjera demokratike dhe ne aspirojmë të jemi anëtarë të OKB-së”, ka thënë Kuçi për Kosovapress.
UNMIK-u ka kohë që është bërë i padëshirueshëm për kosovarët, ndërsa shefi i këtij misioni Lamberto Zanier vazhdon të injorohet nga udhëheqësit e institucioneve. E vetmja punë që bën italiani Zanier është raportimi i rregullt para Këshillit të Sigurimit apo aty-këtu ndonjë “lehtësim” për komunitetet pakicë. Qëkur Kosova shpalli pavarësinë, autoritetet vendore kërkuan shuarjen e misionit, në përputhje me realitetin në terren. Kërkesa u bë më e zëshme, sidomos pas vendimit të GJND-së mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, por UNMIK-u, siç duket nuk e ka ndërmend të largohet. Ai vazhdon punën, duke u thirrur në Rezolutën 1244, ani pse kjo rezolutë tashmë është e tejkaluar.
“Kjo është çështje për Këshillin e Sigurimit, është Këshilli i Sigurimit që autorizon hapjen e një misioni dhe është Këshilli i Sigurimit që vendos ta përmbyll një mision. Tash për tash, ne do të vazhdojmë të punojmë nën mandatin që vjen nga Këshilli i Sigurimit”, ka thënë për Kosovapress, zëdhënësi i UNMIK-ut, Rasel Giki.
Javën e kaluar, ministri i Jashtëm Skender Hyseni kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së nxjerrjen e një rezolutë të re, e cila do të mundësonte largimin e misionit të UNMIK-ut. Por, nxjerrja e një rezolute të re, tash për tash duket e pamundur.
E deri në një rezolutë tjetër, UNMIK-u vazhdon punën, pa zhurmë, pa ndonjë aktivitet dhe si rrjedhojë pa kurrfarë ndikimi në proceset politike në vend. Zanier rrallë kontaktohet nga përfaqësuesit e institucioneve të vendit, ndërsa në evenimente të rëndësishme nuk ftohet fare. Sidoqoftë, Giki thotë se PSSP vazhdon të takojë përfaqësuesit e lartë të institucioneve të Kosovës, ndonëse jo si në të kaluarën.
“Mendoj se raporti i fundit para Këshillit të Sigurimit ishte një punë e rëndësishëm e PSSP-së, por realisht nuk është puna e tij e vetme. Veprimet e rregullta në kuadër të mandatit të tij vazhdojnë, në veçanti ato që ndihmojnë komunitetet. Ai bashkëvepron, po ashtu edhe me institucionet e Prishtinës si dhe me hisedarët kryesorë në Kosovë si dhe jashtë saj, me Qeverinë e Beogradit dhe me organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ju e dini që misioni punon po ashtu me disa nivele, që të ndihmojë banorët varësisht prej nivelit institucional”, tha Giki.
Siç dihet, UNMIK-u nuk është ftuar fare të jetë hisedar në implementimin e strategjisë për veriun, meqë pretendon se do të ishte lehtësues i raporteve ndërmjet komunitetit serb dhe institucioneve të Kosovës e EULEX-it. Por, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi konsideron se UNMIK-u, jo që nuk po e lehtëson, por po paraqet pengesë në përmirësimin e situatës në veri. Megjithatë, zëdhënësi Giki thotë se rreth strategjisë për veriun duhet të konsultohen të gjithë, dhe vendimet të merren përmes dialogut.
“Siç e kam thënë edhe herëve tjera, ne nuk jemi konsultuar kurrë për strategjinë për veriun, çfarë ne mendojmë se është e rëndësishme është që veprimet duhet të merren, në veçanti përmes konsultimit me njëri- tjetrin. Ne mendojmë se është e rëndësishme që çfarëdo hapi që do të merret në atë pjesë, duhet të merret pas konsultimit dhe dialogut”, ka thënë Giki.
Nga ana tjetër, institucionet e Kosovës thonë se UNMIK-ut i ka ardhur fundi. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se institucionet mbajnë kontakte me UNMIK-un, por jo si në kohën e para 15 qershorit të vitit 2008, kur ky mision kishte mandat qeverisës. Takimet kryesisht janë joformale, para raportimeve të rregullta të Këshillit të Sigurimit, me qëllim të konsultimit.
“UNMIK-u e ka përfunduar punën e tij në Kosovë, nuk ka mandat të ri, por ajo çka kërkohet është që ne tentojmë ta shndërrojmë në zyre të OKB-së, siç është në vendet tjera demokratike dhe ne aspirojmë të jemi anëtarë të OKB-së”, ka thënë Kuçi për Kosovapress.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 10/08/2010 16:53 - Katër familje nga Vushtrria i kërkojnë qeverisë strehim
- 10/08/2010 13:50 - AAK akuzon institucionet për bisedime sekrete me Serbinë, Thaçi i quan deklarata qesharake
- 10/08/2010 12:43 - Myftiu Tërnava, Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi urojnë muajin e Ramazanit
- 10/08/2010 11:09 - Liqeni i Peruqacit, ende nuk janë gjetur mbetjet mortore
- 10/08/2010 10:20 - Admirali Mark Fitzgerald viziton sot Kosovën
Të vjetra:
- 09/08/2010 21:00 - Thaçi: Nuk do të ketë bisedime për çështje të brendshme të Kosovës
- 09/08/2010 18:42 - Ambasadori Kvale kërkon nga Tribunali lirimin e Haradinajt
- 09/08/2010 16:51 - India studion opinionin e GJND-së për Kosovën
- 09/08/2010 16:43 - Arrestrohen dy persona për falsifikim të kartelave bankare
- 09/08/2010 16:34 - ANP, korriku sjell 20 mijë udhëtarë më shumë

