( 0 Votes )
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pret lajme të mira nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë e rihapjes së bisedimeve për statusin e Kosovës.
Duke folur në emisionin “Drejtpërdrejt” të RTK-së, kreu i Qeverisë së Kosovës ka folur rreth mendimit këshillëdhënës të GJND-së, mbledhjes së AP të KB-ve për Kosovën, e cila do të mbahet në shtator, vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, si dhe çështje të tjera.
Për sa i përket mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pritet shqyrtimi i projekt-rezolutës së Serbisë, kryeministri Thaçi ka thënë se nga AP e KB-ve, pret lajme të mira. Gjithashtu, ai ka theksuar se Kina ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.
Për më tepër, shefi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se me Serbinë nuk do të bisedohet asnjëherë për çështje të brendshme të Kosovës, raporton Kosovapress.
Duke përkujtuar se pas 11 vjetësh Qeveria e Kosovës ka hapur Zyrën për regjistrim civil në veri, kryeministri Thaçi ka thënë se do të vazhdohet me hapjen e gjykatës në veri, por edhe me vendosjen e ligjshmërisë në këtë pjesë të vendit tonë, përmes formimit të komunës së re të Mitrovicës së Veriut dhe organizimit të zgjedhjeve për këtë komunë.
“Detyrë primare mbetet vendosja e ligjshmërisë, sundimit të ligjit dhe lufta kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në veri”, ka thënë ai.
Duke folur rreth qëndrimit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me vendimin e Dhomës së Apelit të Gjykatës së Hagës për rigjykim të pjesshëm të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, dhe se a do të ofrohen garanci për lirimin e tij, kryeministri Thaçi ka thënë se beson në pafajësinë e Haradinajt.
“Lajmi për ndalesën e Haradinajt ka qenë i papritur për të gjitha institucionet e vendit. UÇK ka zhvilluar luftë të drejtë, populli i Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë për liri, pavarësi. Ndihem shumë krenar që kam udhëhequr luftën e UÇK-së për liri të plotë dhe për largimin e Serbisë nga Kosova.
Kosova ka dhënë shembullin më të mirë të bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës edhe në të kaluarën, edhe tash. Kam besim të plotë në drejtësi ndërkombëtare, por kam besim të plotë edhe në pafajësinë e zotit Haradinaj, prandaj gjithçka që do të varet nga institucionet e Kosovës, Qeveria e Kosovës, ne do të ofrojmë garanci”, ka thënë ai.
Kryeministri Thaçi ndërkaq ka vlerësuar si pozitive raportet e partive të koalicionit qeveritar PDK dhe LDK.
Ai ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke thënë se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pret lajme të mira nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë e rihapjes së bisedimeve për statusin e Kosovës. Duke folur në emisionin “Drejtpërdrejt” të RTK-së, kreu i Qeverisë së Kosovës ka folur rreth mendimit këshillëdhënës të GJND-së, mbledhjes së AP të KB-ve për Kosovën, e cila do të mbahet në shtator, vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, si dhe çështje të tjera.
Për sa i përket mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pritet shqyrtimi i projekt-rezolutës së Serbisë, kryeministri Thaçi ka thënë se nga AP e KB-ve, pret lajme të mira. Gjithashtu, ai ka theksuar se Kina ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.
Për më tepër, shefi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se me Serbinë nuk do të bisedohet asnjëherë për çështje të brendshme të Kosovës, raporton Kosovapress.
Duke përkujtuar se pas 11 vjetësh Qeveria e Kosovës ka hapur Zyrën për regjistrim civil në veri, kryeministri Thaçi ka thënë se do të vazhdohet me hapjen e gjykatës në veri, por edhe me vendosjen e ligjshmërisë në këtë pjesë të vendit tonë, përmes formimit të komunës së re të Mitrovicës së Veriut dhe organizimit të zgjedhjeve për këtë komunë.
“Detyrë primare mbetet vendosja e ligjshmërisë, sundimit të ligjit dhe lufta kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar në veri”, ka thënë ai.
Duke folur rreth qëndrimit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me vendimin e Dhomës së Apelit të Gjykatës së Hagës për rigjykim të pjesshëm të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, dhe se a do të ofrohen garanci për lirimin e tij, kryeministri Thaçi ka thënë se beson në pafajësinë e Haradinajt.
“Lajmi për ndalesën e Haradinajt ka qenë i papritur për të gjitha institucionet e vendit. UÇK ka zhvilluar luftë të drejtë, populli i Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë për liri, pavarësi. Ndihem shumë krenar që kam udhëhequr luftën e UÇK-së për liri të plotë dhe për largimin e Serbisë nga Kosova.
Kosova ka dhënë shembullin më të mirë të bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës edhe në të kaluarën, edhe tash. Kam besim të plotë në drejtësi ndërkombëtare, por kam besim të plotë edhe në pafajësinë e zotit Haradinaj, prandaj gjithçka që do të varet nga institucionet e Kosovës, Qeveria e Kosovës, ne do të ofrojmë garanci”, ka thënë ai.
Kryeministri Thaçi ndërkaq ka vlerësuar si pozitive raportet e partive të koalicionit qeveritar PDK dhe LDK.
Ai ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke thënë se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 10/08/2010 13:50 - AAK akuzon institucionet për bisedime sekrete me Serbinë, Thaçi i quan deklarata qesharake
- 10/08/2010 12:43 - Myftiu Tërnava, Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi urojnë muajin e Ramazanit
- 10/08/2010 11:09 - Liqeni i Peruqacit, ende nuk janë gjetur mbetjet mortore
- 10/08/2010 10:20 - Admirali Mark Fitzgerald viziton sot Kosovën
- 10/08/2010 10:15 - Giki: UNMIK-u vazhdon punën në bazë të Rezolutës 1244
Të vjetra:
- 09/08/2010 18:42 - Ambasadori Kvale kërkon nga Tribunali lirimin e Haradinajt
- 09/08/2010 16:51 - India studion opinionin e GJND-së për Kosovën
- 09/08/2010 16:43 - Arrestrohen dy persona për falsifikim të kartelave bankare
- 09/08/2010 16:34 - ANP, korriku sjell 20 mijë udhëtarë më shumë
- 09/08/2010 16:31 - Ende e paqartë pronësia e Qeverisë së Kosovës mbi Termocentralin Kosova e Re

