( 0 Votes )
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sverre Johan Kvale, është angazhuar që Ramush Haradinaj të lirohet nga paraburgimi në Tribunalin e Hagës deri në përsëritjen e gjykimit.
Në një letër në mbrojtje të Haradinajt, të cilën e ka dërguar si “qytetar privat”, ambasadori Kvale i ka dhënë përkrahje të plotë përpjekjeve të avokatëve që Haradinajn ta kthejnë në Kosovë, raporton radioja beogradase B92, thote Kosovapress.
Mbrojtja e Haradinajt, letrën e ambasadorit norvegjez ia ka dorëzuar gjykatës në favor të kërkesave për lirimin e përkohshëm të Haradinajt.
Ambasadori norvegjez në letër paralajmëron se “mungesa” e Haradinajt nga Kosova “aktualisht krijon vakum politik, i cili shumë lehtë mund ta destabilizojë Kosovën, skenar ky që askush nuk e dëshiron”.
“Haradinaj është shumë i nevojshëm si lojtar i rëndësishëm në skenën politike të Kosovës, jo vetëm partisë së tij, por edhe më shumë për shkak të ndërtimit të demokracisë së qëndrueshme. Që kur e njoh, Haradinaj ka qenë faktor politik stabilizues edhe në nivelin lokal edhe më gjerë në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Kvale.
Sipas tij, nuk ekziston rreziku që Haradinaj të mos kthehet në gjykim, pasi që në rastet e mëhershme gjithmonë iu ka përgjigjur tribunalit vullnetarisht.
“Besoj se kështu do të jetë edhe nëse Haradinaj lirohet dhe kthehet në Kosovë deri në fillimin e gjykimit”, shkruan ambasadori.
“Ne respektojmë Tribunalin e Hagës dhe vendi im gjithnjë ka përkrahur aktgjykimet që ka sjellë. Kësisoj është edhe me procesin Haradinaj”, ka thënë Kvale.
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sverre Johan Kvale, është angazhuar që Ramush Haradinaj të lirohet nga paraburgimi në Tribunalin e Hagës deri në përsëritjen e gjykimit. Në një letër në mbrojtje të Haradinajt, të cilën e ka dërguar si “qytetar privat”, ambasadori Kvale i ka dhënë përkrahje të plotë përpjekjeve të avokatëve që Haradinajn ta kthejnë në Kosovë, raporton radioja beogradase B92, thote Kosovapress.
Mbrojtja e Haradinajt, letrën e ambasadorit norvegjez ia ka dorëzuar gjykatës në favor të kërkesave për lirimin e përkohshëm të Haradinajt.
Ambasadori norvegjez në letër paralajmëron se “mungesa” e Haradinajt nga Kosova “aktualisht krijon vakum politik, i cili shumë lehtë mund ta destabilizojë Kosovën, skenar ky që askush nuk e dëshiron”.
“Haradinaj është shumë i nevojshëm si lojtar i rëndësishëm në skenën politike të Kosovës, jo vetëm partisë së tij, por edhe më shumë për shkak të ndërtimit të demokracisë së qëndrueshme. Që kur e njoh, Haradinaj ka qenë faktor politik stabilizues edhe në nivelin lokal edhe më gjerë në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Kvale.
Sipas tij, nuk ekziston rreziku që Haradinaj të mos kthehet në gjykim, pasi që në rastet e mëhershme gjithmonë iu ka përgjigjur tribunalit vullnetarisht.
“Besoj se kështu do të jetë edhe nëse Haradinaj lirohet dhe kthehet në Kosovë deri në fillimin e gjykimit”, shkruan ambasadori.
“Ne respektojmë Tribunalin e Hagës dhe vendi im gjithnjë ka përkrahur aktgjykimet që ka sjellë. Kësisoj është edhe me procesin Haradinaj”, ka thënë Kvale.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 10/08/2010 12:43 - Myftiu Tërnava, Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi urojnë muajin e Ramazanit
- 10/08/2010 11:09 - Liqeni i Peruqacit, ende nuk janë gjetur mbetjet mortore
- 10/08/2010 10:20 - Admirali Mark Fitzgerald viziton sot Kosovën
- 10/08/2010 10:15 - Giki: UNMIK-u vazhdon punën në bazë të Rezolutës 1244
- 09/08/2010 21:00 - Thaçi: Nuk do të ketë bisedime për çështje të brendshme të Kosovës
Të vjetra:
- 09/08/2010 16:51 - India studion opinionin e GJND-së për Kosovën
- 09/08/2010 16:43 - Arrestrohen dy persona për falsifikim të kartelave bankare
- 09/08/2010 16:34 - ANP, korriku sjell 20 mijë udhëtarë më shumë
- 09/08/2010 16:31 - Ende e paqartë pronësia e Qeverisë së Kosovës mbi Termocentralin Kosova e Re
- 09/08/2010 16:21 - Delegacioni i Prishtinës për persona të pagjetur hetime në Liqenin e Peruçacit

