( 0 Votes )
Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, ka identifikuar një grup në rajonin e Gjilanit, të cilët dyshohet se në mënyrë kundërligjore janë futur në sistemin kompjuterik dhe përmes internetit kanë bërë keqpërdorimin e kartelave të kreditit duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë e qytetarëve nga SHBA, Britania, Pakistani, Kuvajti etj.
Ata janë, R. SH. 1988 dhe A. M. 1988.
DHKEK në Gjilan ka bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve si dhe një internet kafe. Policia pas kontrollit ka sekuestruar dy shtëpiza kompjuteri, 4 copë flesh dhe 69 copë CD.
Këto pajisje kompjuterike dyshohet që të dyshuarit i kanë përdorur për kryerjen e veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo kreditit”.
Nga grupi i personave të dyshuar policia deri më tani ka intervistuar 8 persona, kurse dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor me dyshimin se të njëjtit kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumë prej 15 mijë euro.
Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, ka identifikuar një grup në rajonin e Gjilanit, të cilët dyshohet se në mënyrë kundërligjore janë futur në sistemin kompjuterik dhe përmes internetit kanë bërë keqpërdorimin e kartelave të kreditit duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë e qytetarëve nga SHBA, Britania, Pakistani, Kuvajti etj. Ata janë, R. SH. 1988 dhe A. M. 1988.
DHKEK në Gjilan ka bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve si dhe një internet kafe. Policia pas kontrollit ka sekuestruar dy shtëpiza kompjuteri, 4 copë flesh dhe 69 copë CD.
Këto pajisje kompjuterike dyshohet që të dyshuarit i kanë përdorur për kryerjen e veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo kreditit”.
Nga grupi i personave të dyshuar policia deri më tani ka intervistuar 8 persona, kurse dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor me dyshimin se të njëjtit kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumë prej 15 mijë euro.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 10/08/2010 10:20 - Admirali Mark Fitzgerald viziton sot Kosovën
- 10/08/2010 10:15 - Giki: UNMIK-u vazhdon punën në bazë të Rezolutës 1244
- 09/08/2010 21:00 - Thaçi: Nuk do të ketë bisedime për çështje të brendshme të Kosovës
- 09/08/2010 18:42 - Ambasadori Kvale kërkon nga Tribunali lirimin e Haradinajt
- 09/08/2010 16:51 - India studion opinionin e GJND-së për Kosovën
Të vjetra:
- 09/08/2010 16:34 - ANP, korriku sjell 20 mijë udhëtarë më shumë
- 09/08/2010 16:31 - Ende e paqartë pronësia e Qeverisë së Kosovës mbi Termocentralin Kosova e Re
- 09/08/2010 16:21 - Delegacioni i Prishtinës për persona të pagjetur hetime në Liqenin e Peruçacit
- 09/08/2010 10:39 - Shpallet vala e 45-të e privatizimit
- 09/08/2010 09:45 - KFOR-i mbron Manastirin e Graçanicës, policia e Kosovës ende në fazën tranzitore

