( 0 Votes )
KFOR-i ka njoftuar sot se sipas raportimeve të disa mediave në vend se Policia e Kosovës do të ofrojë siguri për Manastirin e Gracanicës që sot e tutje, thuhet se të dyja palët janë në fazën tranzitore të kalimit të kompetencave dhe një gjë e tillë do të vihet në zbatim në fund të këtij muaji. KFOR-I sqaron se gjatë fazës tranzitore forcat paqeruajtëse do të vazhdojnë të jenë në përgjegjësi të plotë për ruajtjen e Manastirit të Gracanicës dhe Policia e Kosovës do të jetë prezente aty për trainim dhe të niihet nga afër me punën. Pas vlerësimit pozitiv, të aftësive dhe eksperiencës së Policisë së Kosovës, thuhet në njoftim, kjo fazë tranzitore do të kalojë në fazën ekzekutuese me dorëzimin e përgjegjësisë për ruajtjen e këtij vendi me trashëgimi fetare. KFOR-I njofton se trainimi dhe vlëresimi i aftësive do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in. Kjo organizatë do të vazhdojë gjithashtu të monitorojë dhe këshillojë Policinë e Kosovës.
KFOR-i ka njoftuar sot se sipas raportimeve të disa mediave në vend se Policia e Kosovës do të ofrojë siguri për Manastirin e Gracanicës që sot e tutje, thuhet se të dyja palët janë në fazën tranzitore të kalimit të kompetencave dhe një gjë e tillë do të vihet në zbatim në fund të këtij muaji. KFOR-I sqaron se gjatë fazës tranzitore forcat paqeruajtëse do të vazhdojnë të jenë në përgjegjësi të plotë për ruajtjen e Manastirit të Gracanicës dhe Policia e Kosovës do të jetë prezente aty për trainim dhe të niihet nga afër me punën. Pas vlerësimit pozitiv, të aftësive dhe eksperiencës së Policisë së Kosovës, thuhet në njoftim, kjo fazë tranzitore do të kalojë në fazën ekzekutuese me dorëzimin e përgjegjësisë për ruajtjen e këtij vendi me trashëgimi fetare. KFOR-I njofton se trainimi dhe vlëresimi i aftësive do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in. Kjo organizatë do të vazhdojë gjithashtu të monitorojë dhe këshillojë Policinë e Kosovës. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 09/08/2010 16:43 - Arrestrohen dy persona për falsifikim të kartelave bankare
- 09/08/2010 16:34 - ANP, korriku sjell 20 mijë udhëtarë më shumë
- 09/08/2010 16:31 - Ende e paqartë pronësia e Qeverisë së Kosovës mbi Termocentralin Kosova e Re
- 09/08/2010 16:21 - Delegacioni i Prishtinës për persona të pagjetur hetime në Liqenin e Peruçacit
- 09/08/2010 10:39 - Shpallet vala e 45-të e privatizimit
Të vjetra:
- 06/08/2010 19:10 - DASH: Kosova "në listën e bardhë" të raportit për terrorizmin
- 06/08/2010 19:01 - Shutanovac: Iraku qëndron në një pozicion më Serbinë për Kosovën
- 06/08/2010 18:51 - Peja në këmbë për Ramush Haradinajn
- 06/08/2010 11:06 - Reeve: Operacioni i EULEX-it ndaj MTPT-së ishte dramatike
- 06/08/2010 10:41 - Serbët kritikojnë takimin e peshkopit Amfilohije me koordinatorin për veriun, Ylber Hysa

