( 1 Vote )
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin, në të cilën është folur edhe për Kosovën, thuhet se ky vend në vitin 2009 nuk ka pasur akte të drejtpërdrejta terrorizmi në Kosovë, megjithëse ekstremistë islamikë ishin të përfshirë në komplote terroriste brenda vendit dhe në plan ndërkombëtar. Sipas raportit, qeveria është përpjekur të parandalojë ekstremistët që të përdorin OJQ-të për të fituar terren në Kosovë, ndërsa policia e Kosovës dhe Njësia Kundër Terrorizmit e EULEX-it janë përgjegjëset kryesore në luftën kundër terrorizmit. Të dyja këto struktura vazhdojnë të përballen me mungesë burimesh, stërvitjesh dhe ekspertize, thuhet në raport. Në anën tjetër, institucionet e Kosovës e vlerësuan si real, raportin. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë për Kosovapress, se vlerësimet dhe vërejtjet e raportit të DASH-it mbi Kosovën, janë absolutisht të sakta dhe të qëndrueshme. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha institucionet ndërkombëtare në luftën kundër terrorizimit global, ne bashkëpunojmë edhe me Departamentin Amerikan të Shtetit për shkëmbimin e informacioneve të ndryshme në luftën kundër terrorizmit.
Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin, në të cilën është folur edhe për Kosovën, thuhet se ky vend në vitin 2009 nuk ka pasur akte të drejtpërdrejta terrorizmi në Kosovë, megjithëse ekstremistë islamikë ishin të përfshirë në komplote terroriste brenda vendit dhe në plan ndërkombëtar. Sipas raportit, qeveria është përpjekur të parandalojë ekstremistët që të përdorin OJQ-të për të fituar terren në Kosovë, ndërsa policia e Kosovës dhe Njësia Kundër Terrorizmit e EULEX-it janë përgjegjëset kryesore në luftën kundër terrorizmit. Të dyja këto struktura vazhdojnë të përballen me mungesë burimesh, stërvitjesh dhe ekspertize, thuhet në raport. Në anën tjetër, institucionet e Kosovës e vlerësuan si real, raportin. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë për Kosovapress, se vlerësimet dhe vërejtjet e raportit të DASH-it mbi Kosovën, janë absolutisht të sakta dhe të qëndrueshme. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha institucionet ndërkombëtare në luftën kundër terrorizimit global, ne bashkëpunojmë edhe me Departamentin Amerikan të Shtetit për shkëmbimin e informacioneve të ndryshme në luftën kundër terrorizmit.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 09/08/2010 16:34 - ANP, korriku sjell 20 mijë udhëtarë më shumë
- 09/08/2010 16:31 - Ende e paqartë pronësia e Qeverisë së Kosovës mbi Termocentralin Kosova e Re
- 09/08/2010 16:21 - Delegacioni i Prishtinës për persona të pagjetur hetime në Liqenin e Peruçacit
- 09/08/2010 10:39 - Shpallet vala e 45-të e privatizimit
- 09/08/2010 09:45 - KFOR-i mbron Manastirin e Graçanicës, policia e Kosovës ende në fazën tranzitore
Të vjetra:
- 06/08/2010 19:01 - Shutanovac: Iraku qëndron në një pozicion më Serbinë për Kosovën
- 06/08/2010 18:51 - Peja në këmbë për Ramush Haradinajn
- 06/08/2010 11:06 - Reeve: Operacioni i EULEX-it ndaj MTPT-së ishte dramatike
- 06/08/2010 10:41 - Serbët kritikojnë takimin e peshkopit Amfilohije me koordinatorin për veriun, Ylber Hysa
- 05/08/2010 17:58 - Ministri Hyseni kthehet me premtime nga New York-u

