( 0 Votes )
Një takim i peshkopit serb Amfilohije me koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për veri, Ylber Hysa, fundjavën e kaluar ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi. Sipas Kohës Ditore, e cituar nga agjensia e lajmeve“Telegraf”, Këshilli Nacional Serb për veriun e Kosovës publikisht ka kritikuar peshkopin pse është takuar me zyrtarin kosovar që është i ngarkuar me zbatimin e strategjisë së Prishtinës për integrimin e veriut të Kosovës. Në një komunikatë për media, këshilli ka thënë se takimi i 2 gushtit në Kishën Ortodokse në veri, ku ishte i pranishëm edhe zyrtari i qeverisë serbe, Oliver Ivanovic zgjon dyshime edhe për faktin se nuk raportuar fare në mediat serbe, ndërkohë që mediet e Kosovës e kanë raportuar gjerësisht këtë ngjarje. Ndërkohë vetë Amfilohije ka thënë për mediet serbe se takimi në Vushtrri ka qenë i rastësishëm, ku Hysa gjendej në mesin e mysafirëve në ceremoni dhe se nuk bëhet fjalë për çfarëdo bashkëpunimit të Kishës Ortodokse Serbe me institucionet e Kosovës. Në anën tjetër, Oliver Ivanovic ka thënë se në Vushtrri nuk e ka pritur askënd dhe se aty ka qenë mysafir në hapjen e Kishës së Shën Ilisë dhe drekën e festës.
Një takim i peshkopit serb Amfilohije me koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për veri, Ylber Hysa, fundjavën e kaluar ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi. Sipas Kohës Ditore, e cituar nga agjensia e lajmeve“Telegraf”, Këshilli Nacional Serb për veriun e Kosovës publikisht ka kritikuar peshkopin pse është takuar me zyrtarin kosovar që është i ngarkuar me zbatimin e strategjisë së Prishtinës për integrimin e veriut të Kosovës. Në një komunikatë për media, këshilli ka thënë se takimi i 2 gushtit në Kishën Ortodokse në veri, ku ishte i pranishëm edhe zyrtari i qeverisë serbe, Oliver Ivanovic zgjon dyshime edhe për faktin se nuk raportuar fare në mediat serbe, ndërkohë që mediet e Kosovës e kanë raportuar gjerësisht këtë ngjarje. Ndërkohë vetë Amfilohije ka thënë për mediet serbe se takimi në Vushtrri ka qenë i rastësishëm, ku Hysa gjendej në mesin e mysafirëve në ceremoni dhe se nuk bëhet fjalë për çfarëdo bashkëpunimit të Kishës Ortodokse Serbe me institucionet e Kosovës. Në anën tjetër, Oliver Ivanovic ka thënë se në Vushtrri nuk e ka pritur askënd dhe se aty ka qenë mysafir në hapjen e Kishës së Shën Ilisë dhe drekën e festës. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të ngjashme:
- 08/06/2010 10:54 - Ylber Hysa në Suedi për ofertë integruese për veriun e Kosovës
- 24/02/2010 15:06 - Ylber Hysa emërohet koordinator i strategjisë për veriun
Të reja:
- 09/08/2010 09:45 - KFOR-i mbron Manastirin e Graçanicës, policia e Kosovës ende në fazën tranzitore
- 06/08/2010 19:10 - DASH: Kosova "në listën e bardhë" të raportit për terrorizmin
- 06/08/2010 19:01 - Shutanovac: Iraku qëndron në një pozicion më Serbinë për Kosovën
- 06/08/2010 18:51 - Peja në këmbë për Ramush Haradinajn
- 06/08/2010 11:06 - Reeve: Operacioni i EULEX-it ndaj MTPT-së ishte dramatike
Të vjetra:
- 05/08/2010 17:58 - Ministri Hyseni kthehet me premtime nga New York-u
- 05/08/2010 17:22 - Manastiri i Graçanicës kalon nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës
- 05/08/2010 16:47 - Një person humb jetën në aksident trafiku në Fushë Kosovë
- 05/08/2010 16:43 - Ivanoviq: Mitrovica është decentralizuar që në vitin 2002
- 05/08/2010 15:58 - Sulmohen policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it në Zubin Potok dhe Leposaviq

