( 0 Votes )
Ndërtesa e Aeroportit të Prishtinës është vendi i preferuar i Ministrit të Jashtëm kosovar, Skender Hyseni, për të bërë diplomaci dhe për të fituar njohje të reja. Por, ai nuk i pranon kritikat pse aktivitetin lotues e zhvillon vetëm në selinë e OKB-së. “Faliminderit për ato kritika por janë aq të paqëlluara sa nuk mund të merrni me mend”, ka thënë Hyseni pasi ftoi gazetarët në konmferencën e tij për shtyp, menjëherë pas kthimit nga New York-u. Hyseni u kthye të enjten Sh.B.A-ja ku qëndroi për rreth dy javë. Atje tha të ketë pasur me dhjetra takime me përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Mirëpo, sado që opinioni i GJND-së ka ndryshuar situatën, për shkak të pushimeve verore duhet pritur pak për njohje të reja. “Njohjet do të vijnë shumë shpejt, është koha e pushimeve dhe janë 50 shtete të ligës arabe në pushim kolektiv për shkak të Ramazanit”, ka thënë ai. Shefi i diplomacisë kosovare pohoi të ketë takuar dhe ka bashkërenduar hapat e ardhshëm me vendet mike të Kosovës. Ministri i Jashtëm konsideron se ka bërë shumë mirë që ka kërkuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezolutë të re për Kosovën. Për këtë ccështje Hyseni tha se nuk e ka ndërmend të merret me kritikat e analistëve kushdo qofshin ata.
Ndërtesa e Aeroportit të Prishtinës është vendi i preferuar i Ministrit të Jashtëm kosovar, Skender Hyseni, për të bërë diplomaci dhe për të fituar njohje të reja. Por, ai nuk i pranon kritikat pse aktivitetin lotues e zhvillon vetëm në selinë e OKB-së. “Faliminderit për ato kritika por janë aq të paqëlluara sa nuk mund të merrni me mend”, ka thënë Hyseni pasi ftoi gazetarët në konmferencën e tij për shtyp, menjëherë pas kthimit nga New York-u. Hyseni u kthye të enjten Sh.B.A-ja ku qëndroi për rreth dy javë. Atje tha të ketë pasur me dhjetra takime me përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Mirëpo, sado që opinioni i GJND-së ka ndryshuar situatën, për shkak të pushimeve verore duhet pritur pak për njohje të reja. “Njohjet do të vijnë shumë shpejt, është koha e pushimeve dhe janë 50 shtete të ligës arabe në pushim kolektiv për shkak të Ramazanit”, ka thënë ai. Shefi i diplomacisë kosovare pohoi të ketë takuar dhe ka bashkërenduar hapat e ardhshëm me vendet mike të Kosovës. Ministri i Jashtëm konsideron se ka bërë shumë mirë që ka kërkuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezolutë të re për Kosovën. Për këtë ccështje Hyseni tha se nuk e ka ndërmend të merret me kritikat e analistëve kushdo qofshin ata. | < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 06/08/2010 19:10 - DASH: Kosova "në listën e bardhë" të raportit për terrorizmin
- 06/08/2010 19:01 - Shutanovac: Iraku qëndron në një pozicion më Serbinë për Kosovën
- 06/08/2010 18:51 - Peja në këmbë për Ramush Haradinajn
- 06/08/2010 11:06 - Reeve: Operacioni i EULEX-it ndaj MTPT-së ishte dramatike
- 06/08/2010 10:41 - Serbët kritikojnë takimin e peshkopit Amfilohije me koordinatorin për veriun, Ylber Hysa
Të vjetra:
- 05/08/2010 17:22 - Manastiri i Graçanicës kalon nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës
- 05/08/2010 16:47 - Një person humb jetën në aksident trafiku në Fushë Kosovë
- 05/08/2010 16:43 - Ivanoviq: Mitrovica është decentralizuar që në vitin 2002
- 05/08/2010 15:58 - Sulmohen policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it në Zubin Potok dhe Leposaviq
- 05/08/2010 11:52 - Qeveria miraton Projektligjin për të gjitha kategoritë e dala nga lufta

