( 0 Votes )
Si refleksion i përmirësimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë, NATO ka vendosur që të transferojë te Policia e Kosovës përgjegjësitë e saj për të ruajtur disa prona që janë të caktuara me status special për t’u mbrojtur nga KFOR-i, ka thënë komandanti i KFOR-it, Markus Bentler.
Gjatë një konference për media të enjten, kreu i KFOR-it ka deklaruar se Manastiri i Graçanicës është monumenti i parë që do të kalojë nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.
Sipas tij vendimi për këtë transferim, i cili përfundimisht do të ndodhë në fund të muajit gusht është marrë nga instancat më të larta të NATO-s dhe KFOR-it.
“Lokacioni i parë i cili transferohet te Policia e Kosovës është manastiri i Graçanicës , ky vendim reflekton besimin që NATO- ja dhe partnerët shtetërorë të KFOR-it kanë besimin që policia e Kosovës ka aftësinë që të kryej këtë detyrë të rëndësishme. Transferet tjera do të bëhen për gjatë periudhës kohore, vendimi i NATO-s është marrë në bazë të vendimit pozitiv dhe rekomandimeve nga komandanti suprem i NATO-s, pastaj komandanti i forcave të përbashkëta në Napoli dhe komandanti i KFOR-it”, ka thënë Bentler, transmeton Kosovapress.
Për më tepër, gjenerali gjerman ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë që të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe me të gjitha organizatat tjera relevante ndërkombëtare në këtë çështje, në mënyrë që të demonstroj suksesshëm bartjen e përgjegjësive, ashtu sikurse ka ndodhur me monumentin e Gazimestanit.
Bentler ka pohuar se transferimi i përgjegjësive për ruajtjen e manastirit të Graçanicës është hap i madh në përforcimin e përgjegjësive të institucioneve të sigurisë në Kosovës, ndërsa ka shtuar se pas manastirit të Graçanicës KFOR-i do të kalojë përgjegjësitë te Policia e Kosovës edhe për katër manastire të tjera, Budisalcës afër Klinës, Goriocit afër Istogut, Zoqishtit afër Rahovecit dhe atij në Hoqë të Madhe.
Duke komentuar deklaratat, sipas të cilave banorët e Graçanicës e kanë etiketuar si të turpshëm dhe skandaloz vendimin e KFOR-it për transferimin e përgjegjësive te Policia e Kosovës, komandanti Bentler ka thënë se vendimi është refleksion i gjendjes pozitive në Kosovë dhe ka ardhur pas diskutimeve me të gjitha palët e përfshira.
“Unë do të thosha se është hap i përgjegjshëm, i cili reflekton gjendjen pozitive të sigurisë në Kosovë. Siç thashë kemi bërë diskutime gjithëpërfshirëse me të gjitha palët e përfshira, me kishën ortodokse serbe, por edhe me institucionet e Kosovës dhe me komunën. Kemi mbështetje të fortë dhe besojmë se është koha e duhur, sepse Policia e Kosovës është e përgatitur profesionalisht që të kryejë këtë detyrë të rëndësishme”, deklaroi ai.
Bentler ka theksuar se për vendimin e marrë janë njoftuar edhe autoritetet e Beogradit, të cilët kanë shprehur indiferencë, madje edhe kundërshtime në lidhje me këtë hap.
Si refleksion i përmirësimit të gjendjes së sigurisë në Kosovë, NATO ka vendosur që të transferojë te Policia e Kosovës përgjegjësitë e saj për të ruajtur disa prona që janë të caktuara me status special për t’u mbrojtur nga KFOR-i, ka thënë komandanti i KFOR-it, Markus Bentler. Gjatë një konference për media të enjten, kreu i KFOR-it ka deklaruar se Manastiri i Graçanicës është monumenti i parë që do të kalojë nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.
Sipas tij vendimi për këtë transferim, i cili përfundimisht do të ndodhë në fund të muajit gusht është marrë nga instancat më të larta të NATO-s dhe KFOR-it.
“Lokacioni i parë i cili transferohet te Policia e Kosovës është manastiri i Graçanicës , ky vendim reflekton besimin që NATO- ja dhe partnerët shtetërorë të KFOR-it kanë besimin që policia e Kosovës ka aftësinë që të kryej këtë detyrë të rëndësishme. Transferet tjera do të bëhen për gjatë periudhës kohore, vendimi i NATO-s është marrë në bazë të vendimit pozitiv dhe rekomandimeve nga komandanti suprem i NATO-s, pastaj komandanti i forcave të përbashkëta në Napoli dhe komandanti i KFOR-it”, ka thënë Bentler, transmeton Kosovapress.
Për më tepër, gjenerali gjerman ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë që të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe me të gjitha organizatat tjera relevante ndërkombëtare në këtë çështje, në mënyrë që të demonstroj suksesshëm bartjen e përgjegjësive, ashtu sikurse ka ndodhur me monumentin e Gazimestanit.
Bentler ka pohuar se transferimi i përgjegjësive për ruajtjen e manastirit të Graçanicës është hap i madh në përforcimin e përgjegjësive të institucioneve të sigurisë në Kosovës, ndërsa ka shtuar se pas manastirit të Graçanicës KFOR-i do të kalojë përgjegjësitë te Policia e Kosovës edhe për katër manastire të tjera, Budisalcës afër Klinës, Goriocit afër Istogut, Zoqishtit afër Rahovecit dhe atij në Hoqë të Madhe.
Duke komentuar deklaratat, sipas të cilave banorët e Graçanicës e kanë etiketuar si të turpshëm dhe skandaloz vendimin e KFOR-it për transferimin e përgjegjësive te Policia e Kosovës, komandanti Bentler ka thënë se vendimi është refleksion i gjendjes pozitive në Kosovë dhe ka ardhur pas diskutimeve me të gjitha palët e përfshira.
“Unë do të thosha se është hap i përgjegjshëm, i cili reflekton gjendjen pozitive të sigurisë në Kosovë. Siç thashë kemi bërë diskutime gjithëpërfshirëse me të gjitha palët e përfshira, me kishën ortodokse serbe, por edhe me institucionet e Kosovës dhe me komunën. Kemi mbështetje të fortë dhe besojmë se është koha e duhur, sepse Policia e Kosovës është e përgatitur profesionalisht që të kryejë këtë detyrë të rëndësishme”, deklaroi ai.
Bentler ka theksuar se për vendimin e marrë janë njoftuar edhe autoritetet e Beogradit, të cilët kanë shprehur indiferencë, madje edhe kundërshtime në lidhje me këtë hap.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 06/08/2010 19:01 - Shutanovac: Iraku qëndron në një pozicion më Serbinë për Kosovën
- 06/08/2010 18:51 - Peja në këmbë për Ramush Haradinajn
- 06/08/2010 11:06 - Reeve: Operacioni i EULEX-it ndaj MTPT-së ishte dramatike
- 06/08/2010 10:41 - Serbët kritikojnë takimin e peshkopit Amfilohije me koordinatorin për veriun, Ylber Hysa
- 05/08/2010 17:58 - Ministri Hyseni kthehet me premtime nga New York-u
Të vjetra:
- 05/08/2010 16:47 - Një person humb jetën në aksident trafiku në Fushë Kosovë
- 05/08/2010 16:43 - Ivanoviq: Mitrovica është decentralizuar që në vitin 2002
- 05/08/2010 15:58 - Sulmohen policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it në Zubin Potok dhe Leposaviq
- 05/08/2010 11:52 - Qeveria miraton Projektligjin për të gjitha kategoritë e dala nga lufta
- 05/08/2010 11:46 - ATK: Në shtatë muaj 131 milion euro të hyra

