( 11 Votes )
Një burrë i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion i madh mallrash.
Sipas policisë viktima ishte duke kaluar rrugën në momentin që kamioni po vinte me shpejtësi më të madhe nga sa lejohet në rrugën magjistrale të Fushë Kosovës. Drejtuesi i mjetit nuk ka pasur mundësi manovrimi, dhe i moshuari që dyshohet se është rreth 55-60 vjec, ka rënë poshtë gomave të krahut të djathtë të makinës.
Përplasja e fortë nuk i ka lënë asnjë mundësi mbijetese edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipi i emergjencës, të cilët vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij të menjëhershme. Policia bën të ditur se është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje 48-orëshe shoferi i kamionit. Për viktimën nuk dihet asnjë e dhënë përvec moshës së përafërt, pasi në trup nuk i është gjendur asnjë dokument identifikimi, e për këtë dyshohet se ajo mund të ishte nisur për ndonjë vizitë afër banesës së saj ose për të blerë në supermarket. Viktima është dërguar në morgun e qytetit të Prishtinës ku ende nuk është paraqitur asnjë familjar për ta kërkuar, ndërsa pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Burime pranë policisë thonë se 60 vjecarja mund të ketë qenë duke jetuar vetëm e ndoshta për këtë arsye askush nuk e ka shpallur në polici si person të humbur.
Një burrë i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një kamion i madh mallrash. Sipas policisë viktima ishte duke kaluar rrugën në momentin që kamioni po vinte me shpejtësi më të madhe nga sa lejohet në rrugën magjistrale të Fushë Kosovës. Drejtuesi i mjetit nuk ka pasur mundësi manovrimi, dhe i moshuari që dyshohet se është rreth 55-60 vjec, ka rënë poshtë gomave të krahut të djathtë të makinës.
Përplasja e fortë nuk i ka lënë asnjë mundësi mbijetese edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipi i emergjencës, të cilët vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij të menjëhershme. Policia bën të ditur se është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje 48-orëshe shoferi i kamionit. Për viktimën nuk dihet asnjë e dhënë përvec moshës së përafërt, pasi në trup nuk i është gjendur asnjë dokument identifikimi, e për këtë dyshohet se ajo mund të ishte nisur për ndonjë vizitë afër banesës së saj ose për të blerë në supermarket. Viktima është dërguar në morgun e qytetit të Prishtinës ku ende nuk është paraqitur asnjë familjar për ta kërkuar, ndërsa pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Burime pranë policisë thonë se 60 vjecarja mund të ketë qenë duke jetuar vetëm e ndoshta për këtë arsye askush nuk e ka shpallur në polici si person të humbur.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 06/08/2010 18:51 - Peja në këmbë për Ramush Haradinajn
- 06/08/2010 11:06 - Reeve: Operacioni i EULEX-it ndaj MTPT-së ishte dramatike
- 06/08/2010 10:41 - Serbët kritikojnë takimin e peshkopit Amfilohije me koordinatorin për veriun, Ylber Hysa
- 05/08/2010 17:58 - Ministri Hyseni kthehet me premtime nga New York-u
- 05/08/2010 17:22 - Manastiri i Graçanicës kalon nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës
Të vjetra:
- 05/08/2010 16:43 - Ivanoviq: Mitrovica është decentralizuar që në vitin 2002
- 05/08/2010 15:58 - Sulmohen policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it në Zubin Potok dhe Leposaviq
- 05/08/2010 11:52 - Qeveria miraton Projektligjin për të gjitha kategoritë e dala nga lufta
- 05/08/2010 11:46 - ATK: Në shtatë muaj 131 milion euro të hyra
- 05/08/2010 11:42 - TI: Bosnja më e korruptuara, Kosova s'është në listë pasi nuk është shënuar si shtet

