( 0 Votes )
Në Zubin Potok dhe në Leposaviq, në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndodhur dy sulme mbi pjesëtarët e policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës, në të cilat thuhet se është gjuatur edhe me armë të zjarrit. Raportohet se nuk ka të lënduar, mirëpo vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Sulmin mbi pjesëtarët e policisë së EULEX-it dhe në atë të Kosovës e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicës. Shefi i njësisë operative rajonale të policisë në Mitrovicë Nystret Mehmeti ka thënë se slmi i parë u bë ndaj patrullës së policisë së EULEX-it, e cila po kthehej nga pika kufitare në Bërnjak të Zubin Potok-ut, ndërsa sulmi i dytë ka ndodhur në magjistralen e ‘Ibrit’, në fshatin Ibarska Sllatina të Komunës së Leposaviqit, ku është sulmuar autobusi që bartë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Sipas tij në të dy rastet makinat e policisë janë sulmuar me gurë. Mehmeti thotë se policia aktualisht nuk ka ndonjë të dyshuar, por po heton rastet. Disa burime të mediave në nga veriu pohojnë se sulmin ndaj pjesëtarëve të policisë së EULEX-it dhe të Kosovës e kanë bërë ekstremistë serbë që kanë lidhje me organizatën OBRAZ dhe MUP-in serb, dhe që synojnë destabilizimin e situatës në këtë pjesë të Kosovës. Zyrtarë të policisë në Mitrovicë thonë se policia nuk ka informacion për sulmuesit e mundshëm dhe se nuk ka informacion për të shtëna me armë të zjarrit, por se rasti po hetohet nga njësiti për krime serioze.
Në Zubin Potok dhe në Leposaviq, në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndodhur dy sulme mbi pjesëtarët e policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës, në të cilat thuhet se është gjuatur edhe me armë të zjarrit. Raportohet se nuk ka të lënduar, mirëpo vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Sulmin mbi pjesëtarët e policisë së EULEX-it dhe në atë të Kosovës e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicës. Shefi i njësisë operative rajonale të policisë në Mitrovicë Nystret Mehmeti ka thënë se slmi i parë u bë ndaj patrullës së policisë së EULEX-it, e cila po kthehej nga pika kufitare në Bërnjak të Zubin Potok-ut, ndërsa sulmi i dytë ka ndodhur në magjistralen e ‘Ibrit’, në fshatin Ibarska Sllatina të Komunës së Leposaviqit, ku është sulmuar autobusi që bartë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Sipas tij në të dy rastet makinat e policisë janë sulmuar me gurë. Mehmeti thotë se policia aktualisht nuk ka ndonjë të dyshuar, por po heton rastet. Disa burime të mediave në nga veriu pohojnë se sulmin ndaj pjesëtarëve të policisë së EULEX-it dhe të Kosovës e kanë bërë ekstremistë serbë që kanë lidhje me organizatën OBRAZ dhe MUP-in serb, dhe që synojnë destabilizimin e situatës në këtë pjesë të Kosovës. Zyrtarë të policisë në Mitrovicë thonë se policia nuk ka informacion për sulmuesit e mundshëm dhe se nuk ka informacion për të shtëna me armë të zjarrit, por se rasti po hetohet nga njësiti për krime serioze.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 06/08/2010 10:41 - Serbët kritikojnë takimin e peshkopit Amfilohije me koordinatorin për veriun, Ylber Hysa
- 05/08/2010 17:58 - Ministri Hyseni kthehet me premtime nga New York-u
- 05/08/2010 17:22 - Manastiri i Graçanicës kalon nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës
- 05/08/2010 16:47 - Një person humb jetën në aksident trafiku në Fushë Kosovë
- 05/08/2010 16:43 - Ivanoviq: Mitrovica është decentralizuar që në vitin 2002
Të vjetra:
- 05/08/2010 11:52 - Qeveria miraton Projektligjin për të gjitha kategoritë e dala nga lufta
- 05/08/2010 11:46 - ATK: Në shtatë muaj 131 milion euro të hyra
- 05/08/2010 11:42 - TI: Bosnja më e korruptuara, Kosova s'është në listë pasi nuk është shënuar si shtet
- 05/08/2010 11:25 - Asambleja e Përgjithshme, rezolutat në garë për Kosovën
- 05/08/2010 10:38 - Motaki: Irani i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

