( 0 Votes )
Në shtatë muaj, Administrata Tatimore e Kosovës ka realizuar 131 milion euro të hyra, e thënë ndryshe, është realizuar me 61 përqind të planit vjetor. Gjatë prezantimit të punës së ATK-së, drejtori i përgjithshëm Behxhet Haliti, tha se plani i paraparë është realizuar në një masë të kënaqshme për periudhën Janar 2010 – Korrik 2010. Sipas drejtorit Haliti, vetëm për muajin korrik ka pasur një ngritje të madhe të të hyrave në krahasim me atë që ishte paraparë. Gjatë këtij muaji janë regjistruar 28 milion euro të hyra në arkat e ATK-së. Behxhet Haliti gjithashtu ka thënë se faktorët kryesor që po ndikojnë në rritjen e të hyrave si dhe plotësimin e planit për vitin 2010, janë institucionet e ndryshme të zbatimit të ligjit, që kanë dhënë një ndihmë të madhe në realizimin e punës së administratës tatimore. Ndërkohë ATK-ja thotë se edhe bizneset e reja kanë qenë një factor mjaft i rëndësishëm për të realizuar këto të hyra, në shtatë muaj.
Në shtatë muaj, Administrata Tatimore e Kosovës ka realizuar 131 milion euro të hyra, e thënë ndryshe, është realizuar me 61 përqind të planit vjetor. Gjatë prezantimit të punës së ATK-së, drejtori i përgjithshëm Behxhet Haliti, tha se plani i paraparë është realizuar në një masë të kënaqshme për periudhën Janar 2010 – Korrik 2010. Sipas drejtorit Haliti, vetëm për muajin korrik ka pasur një ngritje të madhe të të hyrave në krahasim me atë që ishte paraparë. Gjatë këtij muaji janë regjistruar 28 milion euro të hyra në arkat e ATK-së. Behxhet Haliti gjithashtu ka thënë se faktorët kryesor që po ndikojnë në rritjen e të hyrave si dhe plotësimin e planit për vitin 2010, janë institucionet e ndryshme të zbatimit të ligjit, që kanë dhënë një ndihmë të madhe në realizimin e punës së administratës tatimore. Ndërkohë ATK-ja thotë se edhe bizneset e reja kanë qenë një factor mjaft i rëndësishëm për të realizuar këto të hyra, në shtatë muaj.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 05/08/2010 17:22 - Manastiri i Graçanicës kalon nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës
- 05/08/2010 16:47 - Një person humb jetën në aksident trafiku në Fushë Kosovë
- 05/08/2010 16:43 - Ivanoviq: Mitrovica është decentralizuar që në vitin 2002
- 05/08/2010 15:58 - Sulmohen policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it në Zubin Potok dhe Leposaviq
- 05/08/2010 11:52 - Qeveria miraton Projektligjin për të gjitha kategoritë e dala nga lufta
Të vjetra:
- 05/08/2010 11:42 - TI: Bosnja më e korruptuara, Kosova s'është në listë pasi nuk është shënuar si shtet
- 05/08/2010 11:25 - Asambleja e Përgjithshme, rezolutat në garë për Kosovën
- 05/08/2010 10:38 - Motaki: Irani i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës
- 05/08/2010 10:34 - Dodik: Kosova të mos ndahet, por serbët atje të kenë status special
- 04/08/2010 19:24 - Arrestohet Xhelal Sherifi, i dënuar për terrorizëm në Sh.B.A

