( 0 Votes )
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në sesionin e saj të 14 shtatorit do të shqyrtojë rezolutat sipas radhës së paraqitjes së tyre, ka deklaruar zëdhënësi i presidentit të asamblesë, Zhan Viktor Nikol, duke konfirmuar se Serbia tashmë ka dorëzuar projekt-rezolutën për Kosovën. Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, ai tha se në rast se ekzistojnë dy projekt rezoluta për të njëjtën çështje, atëherë miratimi i të parës, nënkupton refuzimin e të dytës. Mirëpo, sipas tij, shumë varet edhe nga propozuesit e dokumentit, pasi ata mund të vendosin nëse duan ta tërheqin draftin e tyre apo do të kërkojnë rivotim.
Në anën tjetër Prishtina zyrtare jep shpresa. "Koha e frikës për të ardhmen e Kosovës ka përfunduar dhe debati që bëhet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të jetë në vijë me gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë dhe me vullnetin e qytetarëve të Kosovës". Kështu deklaroi sot zëvendëskryeministri Hajredin kuqi në lidhje me projekt-rezolutën serbe për Kosovën e cila do diskutohet me 14 shtator. Kuqi tha se Kosova nuk ka më frikë nga përballja me drejtësinë dhe se për këtë nuk kanë nevojë të brengosen as qytetarët. Por nëse Serbia dështon të sigurojë votat e mjaftueshme për ta kaluar rezolutën e saj për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, atëherë ka një plan rezervë. Kjo është shkëmbimi i Kosovës me një shumë marramendëse të parave. Në fakt, mediet në Beograd thonë se qeveria e këtushme do të pajtohet me ikjen e Kosovës nëse SHBA dhe BE-ja pajtohen t’ia falin Serbinë borxhin e jashtëm, që është hiq më pak se 31 miliardë dollarë. Një raporti i Institutit të Hulumtimeve Tregtare IZIT, tregon se ky plan është ne tavolinën e Tadiqit dhe do të përdoret nga Qeveria e Serbisë si shans i fundit. Serbia radhitet në mesin e vendeve më të ngarkuara me borxh të jashtëm, që llogaritet të jetë 4 mijë deri në 5 mijë dollarë për kokë banori.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në sesionin e saj të 14 shtatorit do të shqyrtojë rezolutat sipas radhës së paraqitjes së tyre, ka deklaruar zëdhënësi i presidentit të asamblesë, Zhan Viktor Nikol, duke konfirmuar se Serbia tashmë ka dorëzuar projekt-rezolutën për Kosovën. Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, ai tha se në rast se ekzistojnë dy projekt rezoluta për të njëjtën çështje, atëherë miratimi i të parës, nënkupton refuzimin e të dytës. Mirëpo, sipas tij, shumë varet edhe nga propozuesit e dokumentit, pasi ata mund të vendosin nëse duan ta tërheqin draftin e tyre apo do të kërkojnë rivotim. Në anën tjetër Prishtina zyrtare jep shpresa. "Koha e frikës për të ardhmen e Kosovës ka përfunduar dhe debati që bëhet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të jetë në vijë me gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë dhe me vullnetin e qytetarëve të Kosovës". Kështu deklaroi sot zëvendëskryeministri Hajredin kuqi në lidhje me projekt-rezolutën serbe për Kosovën e cila do diskutohet me 14 shtator. Kuqi tha se Kosova nuk ka më frikë nga përballja me drejtësinë dhe se për këtë nuk kanë nevojë të brengosen as qytetarët. Por nëse Serbia dështon të sigurojë votat e mjaftueshme për ta kaluar rezolutën e saj për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, atëherë ka një plan rezervë. Kjo është shkëmbimi i Kosovës me një shumë marramendëse të parave. Në fakt, mediet në Beograd thonë se qeveria e këtushme do të pajtohet me ikjen e Kosovës nëse SHBA dhe BE-ja pajtohen t’ia falin Serbinë borxhin e jashtëm, që është hiq më pak se 31 miliardë dollarë. Një raporti i Institutit të Hulumtimeve Tregtare IZIT, tregon se ky plan është ne tavolinën e Tadiqit dhe do të përdoret nga Qeveria e Serbisë si shans i fundit. Serbia radhitet në mesin e vendeve më të ngarkuara me borxh të jashtëm, që llogaritet të jetë 4 mijë deri në 5 mijë dollarë për kokë banori.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 05/08/2010 16:43 - Ivanoviq: Mitrovica është decentralizuar që në vitin 2002
- 05/08/2010 15:58 - Sulmohen policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it në Zubin Potok dhe Leposaviq
- 05/08/2010 11:52 - Qeveria miraton Projektligjin për të gjitha kategoritë e dala nga lufta
- 05/08/2010 11:46 - ATK: Në shtatë muaj 131 milion euro të hyra
- 05/08/2010 11:42 - TI: Bosnja më e korruptuara, Kosova s'është në listë pasi nuk është shënuar si shtet
Të vjetra:
- 05/08/2010 10:38 - Motaki: Irani i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës
- 05/08/2010 10:34 - Dodik: Kosova të mos ndahet, por serbët atje të kenë status special
- 04/08/2010 19:24 - Arrestohet Xhelal Sherifi, i dënuar për terrorizëm në Sh.B.A
- 04/08/2010 17:15 - Identifikohen dy të dyshuar për vrasjen në Vragoli, ende s'ka të arrestuar
- 04/08/2010 16:31 - Azem Syla i drejtohet prokurorisë, vetëdeklarohet i pafajshëm

