( 5 Votes )
Policia e Kosovës ka identifikuar Shaqir R. Kuqi (1991) dhe Alfred F. Zylfaj (1988) nga komuna e Suharekës, si të dyshuar për rastin vrasje dhe grabitje e armatosur të raportuar ditë më parë në një shtëpi banimi në Vragoli të Fushë Kosovës.
Identifikimi i personave në fjalë është bërë pas procedurës hetimore në vendin e ngjarjes, ekzaminimit të provave dhe informatat e pranuara nga dëshmitarët e rastit, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.
Pas identifikimit të personave të dyshuar janë zhvilluar katër kontrolle në katër lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit, por akoma nuk janë lokalizuar të dyshuarit.
Informatat për personat e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës janë shpërndarë në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe të gjitha stacionet policore. Policia u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse këta persona të dyshuar vërehen të kontaktohet menjëherë policia përmes telefonit mobil 192 ose përmes linjës tokësore 092 ose përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me zyrtarët policorë. Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.
Shaqir R. Kuqi dhe Alfred F. Zylfaj dyshohet të kenë vrarë Rasim Gashin, 60-vjeç, para dy ditësh, pasi më parë ishin konfrontuar me të në përpjekje për ta plaçkitur shtëpinë e tij.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 05/08/2010 11:42 - TI: Bosnja më e korruptuara, Kosova s'është në listë pasi nuk është shënuar si shtet
- 05/08/2010 11:25 - Asambleja e Përgjithshme, rezolutat në garë për Kosovën
- 05/08/2010 10:38 - Motaki: Irani i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës
- 05/08/2010 10:34 - Dodik: Kosova të mos ndahet, por serbët atje të kenë status special
- 04/08/2010 19:24 - Arrestohet Xhelal Sherifi, i dënuar për terrorizëm në Sh.B.A
Të vjetra:
- 04/08/2010 16:31 - Azem Syla i drejtohet prokurorisë, vetëdeklarohet i pafajshëm
- 04/08/2010 10:17 - Britania e Madhe tregon fuqinë e saj në OKB, mbron Kosovën
- 03/08/2010 21:26 - KS e OKB-së pa një qëndrim unik për Kosovën, Zannier kërkon dialog
- 03/08/2010 21:20 - I vazhdohet paraburgimi Sabit Gecit
- 03/08/2010 21:17 - Lajme nga Vendi