( 0 Votes )
Azem Syla mori një rrugë jo fort të zakonshme. Ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK- së iu drejtua prokurorisë speciale. I shoqëruar nga avokati Tom Gashi, ai iu përgjigj thirrjes së prokurorit , për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat e Nazim Bllacës. Bllaca, duke pretenduar se ishte pjesëtar i SHIK-ut, pati përmendur emrin e Sylës, vitin e kaluar, si të përfshirë në një seri të krimesh të rënda të ndodhur gjatë dhe pasluftës së fundit. Takimi më prokurorin nuk zgjatë më shumë se një orë e gjysmë. Syla tha nuk ka lidhje me pretendimet e Bllacës, ndërsa avokati Gashi u shpreh se klienti i tij është i gatshëm t’u përgjigjet serish ftesave të prokurorisë. Por nuk beson se dicka të tillë do të ketë edhe në të ardhmen. Avokati i Azem Syles, Tom Gashi është i bindur plotësisht në pafajësinë e klientit të tij. Një javë më parë, policë dhe hetues të EULEX-it bastisën shtëpinë e Azem Sylës në fshatin Kishnarekë të komunës së Drenasit.
Azem Syla mori një rrugë jo fort të zakonshme. Ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK- së iu drejtua prokurorisë speciale. I shoqëruar nga avokati Tom Gashi, ai iu përgjigj thirrjes së prokurorit , për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat e Nazim Bllacës. Bllaca, duke pretenduar se ishte pjesëtar i SHIK-ut, pati përmendur emrin e Sylës, vitin e kaluar, si të përfshirë në një seri të krimesh të rënda të ndodhur gjatë dhe pasluftës së fundit. Takimi më prokurorin nuk zgjatë më shumë se një orë e gjysmë. Syla tha nuk ka lidhje me pretendimet e Bllacës, ndërsa avokati Gashi u shpreh se klienti i tij është i gatshëm t’u përgjigjet serish ftesave të prokurorisë. Por nuk beson se dicka të tillë do të ketë edhe në të ardhmen. Avokati i Azem Syles, Tom Gashi është i bindur plotësisht në pafajësinë e klientit të tij. Një javë më parë, policë dhe hetues të EULEX-it bastisën shtëpinë e Azem Sylës në fshatin Kishnarekë të komunës së Drenasit.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 05/08/2010 11:25 - Asambleja e Përgjithshme, rezolutat në garë për Kosovën
- 05/08/2010 10:38 - Motaki: Irani i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës
- 05/08/2010 10:34 - Dodik: Kosova të mos ndahet, por serbët atje të kenë status special
- 04/08/2010 19:24 - Arrestohet Xhelal Sherifi, i dënuar për terrorizëm në Sh.B.A
- 04/08/2010 17:15 - Identifikohen dy të dyshuar për vrasjen në Vragoli, ende s'ka të arrestuar
Të vjetra:
- 04/08/2010 10:17 - Britania e Madhe tregon fuqinë e saj në OKB, mbron Kosovën
- 03/08/2010 21:26 - KS e OKB-së pa një qëndrim unik për Kosovën, Zannier kërkon dialog
- 03/08/2010 21:20 - I vazhdohet paraburgimi Sabit Gecit
- 03/08/2010 21:17 - Lajme nga Vendi
- 03/08/2010 17:14 - Konfirmohet pjesëmarrja e Hysenit në cilësi personale

