( 1 Vote )
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkura vazhdon të mos ketë qëndrim të përbashkët në lidhje me Kosovën
Në mbledhjen e parë pas opinionit të GJND-së, që u thirr nga Federata Ruse, u përballën Ministat e Jashtëm, kosovari Skënder Hyseni dhe homologu i tij serb Vuk Jeremiq.
Kryediplomati kosovar tha se nuk pas asnjë dyshim lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, duke cituar një deklaratë të dhënë nga ai, ku shfaq besimin e plotë në Drejtësinë Ndërkombëtare.
Shefi i diplomacisë kosovare kërkoi njohje të pavarësisë së Kosovës edhe nga ato vende që nuk e kanë bërë deri më tani, dhe nënvizoi gatishmërinë për të bashkëpunuar me Serbinë si dy shtete fqinje dhe të barabarta.
Te mendimi i GJND-së u ndal edhe kryediplomati serb Vuk Jeremiq, i cili e cilësoi mendimin e Gjykatës së Botës si një vendim konfunz dhe që lë hapësirë për keqinterpretime.
Gjykata ka thënë se Kosovë nuk është rast unik dhe mendimi i saj nuk bënë të kuptohet se Kosova është shtet.
Gjykata nuk dënon shpalljen e pavarësisë dhe nuk cenon rezolutën 12-44. Nuk e ka thyer të drejtën ndërkombëtare, dhe ka lënë hapësirë për keqinterpretime….Lë hapësirë për secesione….Përndryshe kufijtë e cdo shteti do të ishin të kërcënuara, ka thënë Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq.
Ndryshe, seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Rusia, e hapi përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë Lamberto Zannier.
Përfaqësuesi i Ban Ki Moon në Kosovë nënvizoi se mendimi i Gjykatës së botës nuk ndikon në statusin neutrat të UNMIKUT. Ai bëri thirrje te pala serbe dhe ajo shqiptare të jemë më konstruktiv për zgjidhjen e problemeve.
Pas kësaj diskutimi vazhdoi te palët tjera. Seanca e Këshillit të Sigurimit e thirrur nga Rusia i paraprin, mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tek e cila Serbia i mban të gjitha shpresat.
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, në prezantimin e raportit të Sekretarit të Përgjithshëm, rëndësi të veçantë i ka kushtuar gjendjes në veri të vendit, ndërsa ka bërë thirrje për fillimin e një “dialogu pajtues” mes Prishtinës dhe Beogradit. Kurse ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me të cilin është mbështetur pavarësia e Republikës së Kosovës.
Në fillim të fjalës së tij, në seancën e Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Zaner ka theksuar zhvillimin më të rëndësishëm të tremujorit të fundit për Kosovën, shpalljen e vendimit të GJN-së për Kosovën, ku theksoi se vendimi i GJND-së duhet të hap një fazë të re, që t’ia mundësojë Prishtinës dhe Beogradit të fillojnë një dialog të ri.
Ai pohoi se Sekretari i Përgjithshëm ka komunikuar me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, për të ndihmuar këtë dialog. Zanier ka pohuar se vendimi i GJND-së, nuk ndikon në statutin e politikës së UMNIK-ut, por konfirmon rezolutën 1244.
Një zhvillim tjetër sipas raportit, është se komunat e reja të krijuara pas decentralizimit, kanë filluar të angazhohen me komunat amë, për të bërë bartjen e të dhënave personale.
Ai përmendi incidentin e ndodhur në veri të Mitrovicës, për të cilin është raportuar edhe gjatë një seancë të veçantë të KS-së, ku një turmë serbesh kanë kundërshtuar hapjen e zyrës së Kosovës në këtë pjesë dhe sipas tij, kjo tregon se sa shpejt mund të ndryshojë gjendja në veri të Kosovës.
“Dhuna e papranueshme në Mitrovicë na përkujton që palët duhet të përfshihen në dialog, si një parakusht për të ndalur dhunën atje”, tha Zanier dhe përsëriti thirrjen që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm se “dialogu shumë etnik, do të ndihmojë për një zgjidhje të duhur”.
Ai si shembull të mirë të dialogut, përmendi Kroin e Vitakut, ku verën e kaluar institucionet e Kosovës dhe banorët serbë kanë pasur konflikt. “Këtë vit po duket se punët po ecin mirë, pasi 20 familje shqiptare kanë ndërtuar shtëpitë dhe janë kthyer, ndërsa serbët kanë ndërtuar 5 ndërtesa kolektive, si dhe është gjetur zgjidhja çështjes së rrymës elektrike dhe e infrastrukturës tjetër”.
Zanier pohoi se UNMIK-u do të vazhdojë të punojë për të zbardhur fatin e 1800 personave të zhdukur, pasi pohoi se është bërë pak në ketë drejtim.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkura vazhdon të mos ketë qëndrim të përbashkët në lidhje me KosovënNë mbledhjen e parë pas opinionit të GJND-së, që u thirr nga Federata Ruse, u përballën Ministat e Jashtëm, kosovari Skënder Hyseni dhe homologu i tij serb Vuk Jeremiq.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 05/08/2010 10:34 - Dodik: Kosova të mos ndahet, por serbët atje të kenë status special
- 04/08/2010 19:24 - Arrestohet Xhelal Sherifi, i dënuar për terrorizëm në Sh.B.A
- 04/08/2010 17:15 - Identifikohen dy të dyshuar për vrasjen në Vragoli, ende s'ka të arrestuar
- 04/08/2010 16:31 - Azem Syla i drejtohet prokurorisë, vetëdeklarohet i pafajshëm
- 04/08/2010 10:17 - Britania e Madhe tregon fuqinë e saj në OKB, mbron Kosovën
Të vjetra:
- 03/08/2010 21:20 - I vazhdohet paraburgimi Sabit Gecit
- 03/08/2010 21:17 - Lajme nga Vendi
- 03/08/2010 17:14 - Konfirmohet pjesëmarrja e Hysenit në cilësi personale
- 03/08/2010 12:59 - Grabitësit vrasin pronarin e një shtëpi në Vragoli
- 03/08/2010 12:56 - Prishtinë, aksidentohet një grua teksa kalonte rrugën