( 0 Votes )
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mblidhet sot për të diskutuar në sesionin e jashtëzakonshëm për Kosovën, i cili kryesohet nga Rusia. Në këtë takim Kosova do të jetë e përfaqësuar nga Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, ndërsa Serbia nga Ministri i Jashtëm i saj Vuk Jeremiq. Ky i fundit do të prezantojë qëndrimin serb pas mendimit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në këtë sesion shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier do të paraqesë raportin e tij tremujor për situatën në Kosovë. Sesioni i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vjen menjëherë pas mendimit të Gj.N.D-së se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
E ky është i pari takim pas mendimit të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq deklaroi se komuniteti ndërkombëtargjatë seancës do të jep vlerësimin e vet, në rrethanat e reja të krijuara pas vendimit të GJND-së. Sipas Jeremiq, përkundër situatës së rëndë në të cilën gjendet populli serb dhe popujt tjerë joshqiptarë në Kosovë, delegacioni i Serbisë gjatë seancës do të paraqesë qëndrimet shtetërore të cilat u miratuan javën e shkuar në parlamentin në Beograd. Jeremiq tha se Serbia do të kërkojë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtarë për fillimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit, që sipas tij do të jepte një zgjidhje kompromisi për Kosovën. Tutje, krye diplomati serb vlerësoi se shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk mund të normalizojë raportet e shqiptarëve dhe serbëve. Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni u ka bërë thirrje edhe një herë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën që këtë ta bëjnë tash pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Këto thirrje krye-diplomati kosovar i ka bërë pas takimeve me përfaqësues të shumtë shtetesh dhe organizatash ndërkombëtare,pranë OKB-së në Nju Jork. Ministri Hyseni u ka drejtuar letra Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeleddin Ihsanogllu, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe, Amër Moussa, në te cilat u ka shkruar se tash është koha kur shtetet duhet të lëvizin në drejtim të njohjes formale të Kosovës. Një ditë më parë Liga Botërore Islame i dha mbështetje opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën duke miratuar unanimisht një deklaratë me të cilën ftohen shtete islame ta respektojnë opinionin e GJND-së dhe ta njohin Kosovën si shtet.Ndërsa ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni i kërkoi sekretarit të përgjithshëm Ban ki Moon zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit si domosdoshmëri e rrethanave te reja të krijuara në terren.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mblidhet sot për të diskutuar në sesionin e jashtëzakonshëm për Kosovën, i cili kryesohet nga Rusia. Në këtë takim Kosova do të jetë e përfaqësuar nga Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, ndërsa Serbia nga Ministri i Jashtëm i saj Vuk Jeremiq. Ky i fundit do të prezantojë qëndrimin serb pas mendimit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në këtë sesion shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier do të paraqesë raportin e tij tremujor për situatën në Kosovë. Sesioni i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vjen menjëherë pas mendimit të Gj.N.D-së se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. E ky është i pari takim pas mendimit të dhënë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq deklaroi se komuniteti ndërkombëtargjatë seancës do të jep vlerësimin e vet, në rrethanat e reja të krijuara pas vendimit të GJND-së. Sipas Jeremiq, përkundër situatës së rëndë në të cilën gjendet populli serb dhe popujt tjerë joshqiptarë në Kosovë, delegacioni i Serbisë gjatë seancës do të paraqesë qëndrimet shtetërore të cilat u miratuan javën e shkuar në parlamentin në Beograd. Jeremiq tha se Serbia do të kërkojë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtarë për fillimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit, që sipas tij do të jepte një zgjidhje kompromisi për Kosovën. Tutje, krye diplomati serb vlerësoi se shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk mund të normalizojë raportet e shqiptarëve dhe serbëve. Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni u ka bërë thirrje edhe një herë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën që këtë ta bëjnë tash pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Këto thirrje krye-diplomati kosovar i ka bërë pas takimeve me përfaqësues të shumtë shtetesh dhe organizatash ndërkombëtare,pranë OKB-së në Nju Jork. Ministri Hyseni u ka drejtuar letra Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeleddin Ihsanogllu, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe, Amër Moussa, në te cilat u ka shkruar se tash është koha kur shtetet duhet të lëvizin në drejtim të njohjes formale të Kosovës. Një ditë më parë Liga Botërore Islame i dha mbështetje opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën duke miratuar unanimisht një deklaratë me të cilën ftohen shtete islame ta respektojnë opinionin e GJND-së dhe ta njohin Kosovën si shtet.Ndërsa ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni i kërkoi sekretarit të përgjithshëm Ban ki Moon zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit si domosdoshmëri e rrethanave te reja të krijuara në terren.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/08/2010 21:20 - I vazhdohet paraburgimi Sabit Gecit
- 03/08/2010 21:17 - Lajme nga Vendi
- 03/08/2010 17:14 - Konfirmohet pjesëmarrja e Hysenit në cilësi personale
- 03/08/2010 12:59 - Grabitësit vrasin pronarin e një shtëpi në Vragoli
- 03/08/2010 12:56 - Prishtinë, aksidentohet një grua teksa kalonte rrugën
Të vjetra:
- 03/08/2010 10:33 - Suspendohen 7 zyrtarë policorë të Kosovës
- 03/08/2010 10:04 - Hyseni takoi ambasadorët e Ligës Arabe dhe Organizatës së Konferencës Islamike
- 02/08/2010 22:08 - Erhard Biler komandant i ri i KFOR-it në Kosovë nga shtatori
- 02/08/2010 18:00 - Zv/kryeministri Kuçi: Jemi në koordinim me ndërkombëtarët për hapat pas GJND-së
- 02/08/2010 17:30 - Liga Botërore Islame miraton deklaratën që fton shtetet arabe të njohin Kosovën

