( 0 Votes )
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka vazhduar takimeve me përfaqësues të shumtë shtetesh dhe organizatash ndërkombëtare, që kanë misionet e tyre pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Përveç takimeve me përfaqësuesit e vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, ku ka ripërsëritur thirrjen për njohje pas Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ministri Hyseni ka pasur edhe dy takime të veçanta me përfaqësuesit e misioneve të përhershme vëzhguese të Ligës së Shteteve Arabe dhe të Organizatës së Konferencës Islamike, pranë Kombeve të Bashkuara.
Ministri ka takuar ambasadorin, Yahya A. Mahmassani, të Ligës së Shteteve Arabe dhe ambasadorin, Ufuk Gokcen, të Organizatës së Konferencës Islamike, me të cilët ka biseduar në lidhje me mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe njohjet.
Përveç takimeve, ministri Hyseni u ka drejtuar letra Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeleddin İhsanoglu dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe, Amr Moussa.
Në këto letra, Ministri ka shkruar midis tjerash se, pas rikonfirmimit të së drejtës së Kosovës për pavarësi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, tash është koha kur shtetet duhet të lëvizin në drejtim të njohjes formale. Po ashtu, ministri u ka kërkuar sekretarëve të përgjithshëm të të dyja këtyre organizatave që të ushtrojnë ndikimin e tyre te shtetet anëtare të organizatave respektive.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/08/2010 17:14 - Konfirmohet pjesëmarrja e Hysenit në cilësi personale
- 03/08/2010 12:59 - Grabitësit vrasin pronarin e një shtëpi në Vragoli
- 03/08/2010 12:56 - Prishtinë, aksidentohet një grua teksa kalonte rrugën
- 03/08/2010 10:51 - KS i OKB-së diskuton sot për Kosovën
- 03/08/2010 10:33 - Suspendohen 7 zyrtarë policorë të Kosovës
Të vjetra:
- 02/08/2010 22:08 - Erhard Biler komandant i ri i KFOR-it në Kosovë nga shtatori
- 02/08/2010 18:00 - Zv/kryeministri Kuçi: Jemi në koordinim me ndërkombëtarët për hapat pas GJND-së
- 02/08/2010 17:30 - Liga Botërore Islame miraton deklaratën që fton shtetet arabe të njohin Kosovën
- 02/08/2010 17:02 - Ministri Hyseni kërkon zëvendësimin e Rezolutës 1244 në takimin me Ban Ki-moon
- 02/08/2010 16:18 - Ivanoviq: Bisedimet rreth statusit janë më se të nevojshme