( 0 Votes )
Institucionet e Kosovës do t’i koordinojnë hapat me partnerët ndërkombëtarë, në rast se do të ketë një rezolutë të OKB-së për Kosovën, pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kështu ka thënë të hënën zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi në një deklaratë për media. “Ne nuk bëjmë politikë me inercion, duke e ndjekur atë çfarë bën Serbia. Jemi në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë për hapat që do t’i ndjekim pas mendimit të GJND-së dhe nëse do të ketë një rezolutë, atëherë ajo duhet të iniciohet nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe do të jetë në përputhje me mendimin e GJND-së për Kosovën”, ka thënë Kuçi. Rezoluta për Kosovën, që është iniciuar ditë më parë nga Bashkimi Evropian, vjen si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, e cila më 28 korrik të këtij viti, i paraqiti Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së një draft-rezolutë, përmes së cilës bëhet thirrje për fillimin e bisedimeve të reja për statusin e Kosovës. Bashkë me draftin e rezolutës, autoritetet serbe kanë bërë edhe një interpretim lidhur me mospajtimet e tyre rreth opinionit të GJND-së për Kosovën. “Në opinionin e saj, Gjykata ka aplikuar një qasje të ngushtë në lidhje me pyetjen që i është i bërë. Si pasojë, gjetjet në këtë opinion, as nuk e përkrahin pretendimin e Prishtinës se krahina e Kosovës është shtet, e as pikëpamjen se shpallja e pavarësisë së Kosovës është rast unik”, thuhet në njërën nga pikat e këtij interpretimi, të publikuar nga mediat lokale. Draft-rezoluta e Serbisë, ka nxitur reagimin e vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat kanë kritikuar hapat e njëanshëm të Beogradit. Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Ketrin Eshton si rrjedhojë u ka dërguar misioneve diplomatike të BE-së në Nju Jork, një draft-rezolutë për Kosovën, përmes së cilës propozon që Asambleja e Përgjithshme të aprovojë opinionin e GJND-së rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. “BE e pranon me respekt opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me përputhjen e së drejtës ndërkombëtare me deklaratën e njëanshme të pavarësisë nga institucionet e përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës, që është përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë së Përgjithshme”, thuhet në pikën e parë të rezolutës. Në pikën 2 të kësaj rezolute, në mënyrë të tërthortë inkurajohen Kosova dhe Serbia që të bisedojnë për të avancuar bashkëpunimin rajonal, ekonomik, zhvillimin demokratik, stabilitetin rajonal në përputhje me të ardhmen e tyre evropiane, por askund nuk aludohet në statusin e Kosovës.

| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/08/2010 12:56 - Prishtinë, aksidentohet një grua teksa kalonte rrugën
- 03/08/2010 10:51 - KS i OKB-së diskuton sot për Kosovën
- 03/08/2010 10:33 - Suspendohen 7 zyrtarë policorë të Kosovës
- 03/08/2010 10:04 - Hyseni takoi ambasadorët e Ligës Arabe dhe Organizatës së Konferencës Islamike
- 02/08/2010 22:08 - Erhard Biler komandant i ri i KFOR-it në Kosovë nga shtatori
Të vjetra:
- 02/08/2010 17:30 - Liga Botërore Islame miraton deklaratën që fton shtetet arabe të njohin Kosovën
- 02/08/2010 17:02 - Ministri Hyseni kërkon zëvendësimin e Rezolutës 1244 në takimin me Ban Ki-moon
- 02/08/2010 16:18 - Ivanoviq: Bisedimet rreth statusit janë më se të nevojshme
- 02/08/2010 16:02 - Haradinaj kërkon lirim me kusht
- 02/08/2010 15:43 - EULEX-i kërkon rihapjen e gjykatës në Mitrovicë