( 0 Votes )
Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ka kërkuar zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit gjatë takimit që ka pasur me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Në këtë kontekst, Ministri ka thënë se, kërkesa për zëvendësim të Rezolutës 1244 nuk drejtohet kundër UNMIK-ut, i cili sipas tij, ka kryer një mision të mirë në Kosovë, por ajo mbështetet në ndryshimin rrënjësor të rrethanave pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe pas Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka thënë se, zëvendësimi i Rezolutës është një çështje që duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit, dhe i cili është kompetent për të vendosur për këtë. Po ashtu, Ministri Hyseni ka bërë të qartë qëllimin final të Republikës së Kosovës për t'u bërë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sekretari Ki-moon, nga ana e tij, ka thënë që është i njohur me aspiratat për t'u bërë anëtar të Kombeve të Bashkuara. Në këtë takim, Ministri Hyseni, dhe Sekretari i Përgjithshëm Ki-moon kanë folur edhe për praninë e UNMIK-ut, zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, njohjet, bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në kontekstin e ri që është krijuar pas dhënies së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Gjatë ditës, Ministri Hyseni do të vazhdoj serinë e takimeve me përfaqësues të përhershëm nga vende që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, si dhe me përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, që kanë misione pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ka kërkuar zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit gjatë takimit që ka pasur me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Në këtë kontekst, Ministri ka thënë se, kërkesa për zëvendësim të Rezolutës 1244 nuk drejtohet kundër UNMIK-ut, i cili sipas tij, ka kryer një mision të mirë në Kosovë, por ajo mbështetet në ndryshimin rrënjësor të rrethanave pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe pas Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka thënë se, zëvendësimi i Rezolutës është një çështje që duhet të shqyrtohet nga Këshilli i Sigurimit, dhe i cili është kompetent për të vendosur për këtë. Po ashtu, Ministri Hyseni ka bërë të qartë qëllimin final të Republikës së Kosovës për t'u bërë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sekretari Ki-moon, nga ana e tij, ka thënë që është i njohur me aspiratat për t'u bërë anëtar të Kombeve të Bashkuara. Në këtë takim, Ministri Hyseni, dhe Sekretari i Përgjithshëm Ki-moon kanë folur edhe për praninë e UNMIK-ut, zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, njohjet, bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në kontekstin e ri që është krijuar pas dhënies së mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Gjatë ditës, Ministri Hyseni do të vazhdoj serinë e takimeve me përfaqësues të përhershëm nga vende që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, si dhe me përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, që kanë misione pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/08/2010 10:33 - Suspendohen 7 zyrtarë policorë të Kosovës
- 03/08/2010 10:04 - Hyseni takoi ambasadorët e Ligës Arabe dhe Organizatës së Konferencës Islamike
- 02/08/2010 22:08 - Erhard Biler komandant i ri i KFOR-it në Kosovë nga shtatori
- 02/08/2010 18:00 - Zv/kryeministri Kuçi: Jemi në koordinim me ndërkombëtarët për hapat pas GJND-së
- 02/08/2010 17:30 - Liga Botërore Islame miraton deklaratën që fton shtetet arabe të njohin Kosovën
Të vjetra:
- 02/08/2010 16:18 - Ivanoviq: Bisedimet rreth statusit janë më se të nevojshme
- 02/08/2010 16:02 - Haradinaj kërkon lirim me kusht
- 02/08/2010 15:43 - EULEX-i kërkon rihapjen e gjykatës në Mitrovicë
- 02/08/2010 15:40 - KFOR-i, i përkushtuar për sigurinë në Kosovë
- 02/08/2010 10:40 - Serbia dërgon në OKB dokumentin i cili thotë se GJND ka lënë të pakryer rastin e Kosovës

