( 1 Vote )
Sekretari i Ministrisë së Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se bisedimet rreth statusit janë më se të nevojshme, dhe se sipas tij, vetëm përmes tyre mund të arrihet deri te kompromisi. Këtë deklaratë ai e dha gjatë liturgjisë së mbajtur në kishën Kishën ortodokse serbe “Shën Ilia”në Vushtrri. “Bisedimet janë të pashmangshme dhe se deri te zgjidhja e problemit për të dy palët duhet të vijnë vetëm përmes dialogut”, ka thënë Ivanoviq. Sipas tij, Serbia nuk ka plan vetëm për veriun, por për gjithë Kosovën. Ai shtoi se Serbia nuk është duke diskutuar ndarjen dhe as që është e interesuar për një gjë të tillë, mirëpo kur të bisedohet duhet të gjenden pikat e përbashkëta dhe temat për të cilat do të pajtoheshin të dyja palët. Ivanoviq ka pohuar se nuk ia vlen të bisedohet për çfarëdo teme nëse nuk është zgjidhur statusi paraprakisht. “Bisedimet rreth statusit janë më se të nevojshme, dhe se vetëm përmes tyre mund të arrihet deri te kompromisi, pra përmes bisedimeve”, ka theksuar Oliver Ivanoviq, pas liturgjisë fetare. Gjatë ceremonisë ishte i pranishëm edhe koordinatori i Strategjisë për veriun e Kosovës, Ylber Hysa, i cili ndonëse për Klan Kosovën theksoi se ishin takuar rastësisht në këtë Kishë me Ivanoviqn, ishte nikoqir i zyrtarit më të lartë të klerit serb në Kosovë, peshkopit Amfillohije. “Mirë se keni ardhur në shtëpinë e juaj. Institucionet e Kosovës janë garant i të drejtave të juaja për lëvizje të lirë, si dhe për kryerjen e riteve fetare”, ka thënë në kishën e Vushtrrisë, koordinatori i strategjisë për veriun, Ylber Hysa, peshkopit Amfilohie. Koordinatori Hysa takimin me sekretarin e Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka cilësuar fillimisht si private. “Ivanoviq këtu ka qenë privatisht dhe siç po e shihni ai është edhe me veturë private. Ivanoviq është qytetar i Kosovës dhe ka të drejtën e pjesëmarrjes nëpër festa dhe lëvizjes nëpër territorin e Kosovës”, ka thënë Hysa. Përfaqësuesi i serbëve të Vushtrrisë, Dragisha Murganiq, ka thënë se kjo është një ditë e madhe për serbët, që pas 11 vjetësh për herë të parë u mbajt një liturgji fetare në këtë kishë. Sipas tij, tani situata është përmirësuar dhe se një numër i madh i qytetarëve serbë janë duke i realizuar të drejtat e tyre në komunë sa i përket pronësisë së tyre, derisa më parë, siç tha ai, një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Ndryshe, në kishën “Shën Ilia” të Vushtrrisë, të hënën që nga orët e hershme të mëngjesit rreth 200 serbë të ardhur nga pjesa veriore e Kosovës, por edhe nga qytetet tjera të Serbisë, kanë festuar festën e Shën Ilias. Kjo festë sipas banorëve serbë, mbahet çdo vit në Vushtrri më 2 gusht, por kësaj radhe ka qenë më e veçantë për faktin se liturgjinë e ka kryesuar peshkopi Amfilohie.
Sekretari i Ministrisë së Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se bisedimet rreth statusit janë më se të nevojshme, dhe se sipas tij, vetëm përmes tyre mund të arrihet deri te kompromisi. Këtë deklaratë ai e dha gjatë liturgjisë së mbajtur në kishën Kishën ortodokse serbe “Shën Ilia”në Vushtrri. “Bisedimet janë të pashmangshme dhe se deri te zgjidhja e problemit për të dy palët duhet të vijnë vetëm përmes dialogut”, ka thënë Ivanoviq. Sipas tij, Serbia nuk ka plan vetëm për veriun, por për gjithë Kosovën. Ai shtoi se Serbia nuk është duke diskutuar ndarjen dhe as që është e interesuar për një gjë të tillë, mirëpo kur të bisedohet duhet të gjenden pikat e përbashkëta dhe temat për të cilat do të pajtoheshin të dyja palët. Ivanoviq ka pohuar se nuk ia vlen të bisedohet për çfarëdo teme nëse nuk është zgjidhur statusi paraprakisht. “Bisedimet rreth statusit janë më se të nevojshme, dhe se vetëm përmes tyre mund të arrihet deri te kompromisi, pra përmes bisedimeve”, ka theksuar Oliver Ivanoviq, pas liturgjisë fetare. Gjatë ceremonisë ishte i pranishëm edhe koordinatori i Strategjisë për veriun e Kosovës, Ylber Hysa, i cili ndonëse për Klan Kosovën theksoi se ishin takuar rastësisht në këtë Kishë me Ivanoviqn, ishte nikoqir i zyrtarit më të lartë të klerit serb në Kosovë, peshkopit Amfillohije. “Mirë se keni ardhur në shtëpinë e juaj. Institucionet e Kosovës janë garant i të drejtave të juaja për lëvizje të lirë, si dhe për kryerjen e riteve fetare”, ka thënë në kishën e Vushtrrisë, koordinatori i strategjisë për veriun, Ylber Hysa, peshkopit Amfilohie. Koordinatori Hysa takimin me sekretarin e Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka cilësuar fillimisht si private. “Ivanoviq këtu ka qenë privatisht dhe siç po e shihni ai është edhe me veturë private. Ivanoviq është qytetar i Kosovës dhe ka të drejtën e pjesëmarrjes nëpër festa dhe lëvizjes nëpër territorin e Kosovës”, ka thënë Hysa. Përfaqësuesi i serbëve të Vushtrrisë, Dragisha Murganiq, ka thënë se kjo është një ditë e madhe për serbët, që pas 11 vjetësh për herë të parë u mbajt një liturgji fetare në këtë kishë. Sipas tij, tani situata është përmirësuar dhe se një numër i madh i qytetarëve serbë janë duke i realizuar të drejtat e tyre në komunë sa i përket pronësisë së tyre, derisa më parë, siç tha ai, një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Ndryshe, në kishën “Shën Ilia” të Vushtrrisë, të hënën që nga orët e hershme të mëngjesit rreth 200 serbë të ardhur nga pjesa veriore e Kosovës, por edhe nga qytetet tjera të Serbisë, kanë festuar festën e Shën Ilias. Kjo festë sipas banorëve serbë, mbahet çdo vit në Vushtrri më 2 gusht, por kësaj radhe ka qenë më e veçantë për faktin se liturgjinë e ka kryesuar peshkopi Amfilohie.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 03/08/2010 10:04 - Hyseni takoi ambasadorët e Ligës Arabe dhe Organizatës së Konferencës Islamike
- 02/08/2010 22:08 - Erhard Biler komandant i ri i KFOR-it në Kosovë nga shtatori
- 02/08/2010 18:00 - Zv/kryeministri Kuçi: Jemi në koordinim me ndërkombëtarët për hapat pas GJND-së
- 02/08/2010 17:30 - Liga Botërore Islame miraton deklaratën që fton shtetet arabe të njohin Kosovën
- 02/08/2010 17:02 - Ministri Hyseni kërkon zëvendësimin e Rezolutës 1244 në takimin me Ban Ki-moon
Të vjetra:
- 02/08/2010 16:02 - Haradinaj kërkon lirim me kusht
- 02/08/2010 15:43 - EULEX-i kërkon rihapjen e gjykatës në Mitrovicë
- 02/08/2010 15:40 - KFOR-i, i përkushtuar për sigurinë në Kosovë
- 02/08/2010 10:40 - Serbia dërgon në OKB dokumentin i cili thotë se GJND ka lënë të pakryer rastin e Kosovës
- 02/08/2010 10:35 - Ministri Skënder Hyseni takohet sot me Ban Ki-moon

