( 0 Votes )
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të hënën nga Gjykata e Hagës, që të lirohet përkohësisht deri në fillimin e procesit gjyqësor, njofton "Kosovapress".
Edhe mediat në Beograd, lajmërojnë se ekipi mbrojtës i Ramush Haradinajt, ka kërkuar që klientit të tyre t’i mundësohet mbrojtja në liri, derisa të mos fillojë ri-gjykimin e tij i pjesshëm.
Sipas agjencisë serbe BETA, kërkesa është dorëzuar të hënën në Gjykatën e Hagës. Ajo citon kërkesën e mbrojtjes se me mbrojtjen e tij nga liria, Ramush Haradinaj nuk paraqet rrezik për dëshmitarët dhe se nuk ka bazë për një ndërlidhjeje të tillë.
Në anën tjetër, zyrtarët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thonë se kjo kërkesë e cituar është paraqitur javën e shkuar. E nga EULEX-i, sqarojnë të mos kenë pranuar asnjë kërkesë nga Tribunali i Hagës, qoftë si garanci për lirimin e Haradinajt apo të sigurimit të çfarëdo dëshmitari.
Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, në seancën e mbajtur më 21 korrik të këtij viti, ka vendosur që procesi kundër Ramush Haradinjat, Idriz Baljat dhe Lah Brahimit, të përsëritet pjesërisht.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të hënën nga Gjykata e Hagës, që të lirohet përkohësisht deri në fillimin e procesit gjyqësor, njofton "Kosovapress". Edhe mediat në Beograd, lajmërojnë se ekipi mbrojtës i Ramush Haradinajt, ka kërkuar që klientit të tyre t’i mundësohet mbrojtja në liri, derisa të mos fillojë ri-gjykimin e tij i pjesshëm.
Sipas agjencisë serbe BETA, kërkesa është dorëzuar të hënën në Gjykatën e Hagës. Ajo citon kërkesën e mbrojtjes se me mbrojtjen e tij nga liria, Ramush Haradinaj nuk paraqet rrezik për dëshmitarët dhe se nuk ka bazë për një ndërlidhjeje të tillë.
Në anën tjetër, zyrtarët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thonë se kjo kërkesë e cituar është paraqitur javën e shkuar. E nga EULEX-i, sqarojnë të mos kenë pranuar asnjë kërkesë nga Tribunali i Hagës, qoftë si garanci për lirimin e Haradinajt apo të sigurimit të çfarëdo dëshmitari.
Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, në seancën e mbajtur më 21 korrik të këtij viti, ka vendosur që procesi kundër Ramush Haradinjat, Idriz Baljat dhe Lah Brahimit, të përsëritet pjesërisht.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 02/08/2010 22:08 - Erhard Biler komandant i ri i KFOR-it në Kosovë nga shtatori
- 02/08/2010 18:00 - Zv/kryeministri Kuçi: Jemi në koordinim me ndërkombëtarët për hapat pas GJND-së
- 02/08/2010 17:30 - Liga Botërore Islame miraton deklaratën që fton shtetet arabe të njohin Kosovën
- 02/08/2010 17:02 - Ministri Hyseni kërkon zëvendësimin e Rezolutës 1244 në takimin me Ban Ki-moon
- 02/08/2010 16:18 - Ivanoviq: Bisedimet rreth statusit janë më se të nevojshme
Të vjetra:
- 02/08/2010 15:43 - EULEX-i kërkon rihapjen e gjykatës në Mitrovicë
- 02/08/2010 15:40 - KFOR-i, i përkushtuar për sigurinë në Kosovë
- 02/08/2010 10:40 - Serbia dërgon në OKB dokumentin i cili thotë se GJND ka lënë të pakryer rastin e Kosovës
- 02/08/2010 10:35 - Ministri Skënder Hyseni takohet sot me Ban Ki-moon
- 31/07/2010 16:48 - Droutsas flet në Prishtinë se mendimi i Greqisë për Kosovën nuk ka ndryshuar

