( 0 Votes )
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq, ka shtruar nevojën urgjente të rihapjes së gjykatës në veri të Mitrovicës, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në drejtësi.
Në Gjykatën e Qarkut dhe atë Komunale, objekti i të cilave gjendet në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, janë 18 mijë raste të pazgjidhura.
Gudeleviq ka saktësuar se në Gjykatën e Qarkut në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës në zyrën e prokurorit janë rreth 12 mijë raste penale e civile të pazgjidhura, kurse në zyrën e gjykatës rreth 6.100 të tjera.
“Shtyrja kështu e shqyrtimeve gjyqësore shkakton grumbullimin e mëtejshëm të rasteve, që paraqet shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe privimin nga e drejta e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët”, është shprehur zëdhënësja e EULEX-it.
EULEX-i po punon me intensitet në përgatitjen e infrastrukturës së domosdoshme, në mënyrë që ky proces të marrë udhën përpara, ka thënë Gudeleviq, duke rikujtuar se në gjykatat në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, aktualisht punojnë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it.
Gjykata në veri të Mitrovicës nuk funksion me kapacitet të plotë që para dy vjetësh, pasi forcat e njësive ndërkombëtare më 17 mars 2008 hyn në ndërtesë, ku ditë me radhë kishin protestuar punëtorët e dikurshëm të gjyqësorit, me kërkesën që të kthehen në vendet e punës.
Në konfliktin që ndodhi me atë rast, u vra një polic ukrainas, u plagosën 64 policë të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, 24 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe shumë demonstratë serbë.
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq, ka shtruar nevojën urgjente të rihapjes së gjykatës në veri të Mitrovicës, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në drejtësi. Në Gjykatën e Qarkut dhe atë Komunale, objekti i të cilave gjendet në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, janë 18 mijë raste të pazgjidhura.
Gudeleviq ka saktësuar se në Gjykatën e Qarkut në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës në zyrën e prokurorit janë rreth 12 mijë raste penale e civile të pazgjidhura, kurse në zyrën e gjykatës rreth 6.100 të tjera.
“Shtyrja kështu e shqyrtimeve gjyqësore shkakton grumbullimin e mëtejshëm të rasteve, që paraqet shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe privimin nga e drejta e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët”, është shprehur zëdhënësja e EULEX-it.
EULEX-i po punon me intensitet në përgatitjen e infrastrukturës së domosdoshme, në mënyrë që ky proces të marrë udhën përpara, ka thënë Gudeleviq, duke rikujtuar se në gjykatat në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, aktualisht punojnë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it.
Gjykata në veri të Mitrovicës nuk funksion me kapacitet të plotë që para dy vjetësh, pasi forcat e njësive ndërkombëtare më 17 mars 2008 hyn në ndërtesë, ku ditë me radhë kishin protestuar punëtorët e dikurshëm të gjyqësorit, me kërkesën që të kthehen në vendet e punës.
Në konfliktin që ndodhi me atë rast, u vra një polic ukrainas, u plagosën 64 policë të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, 24 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe shumë demonstratë serbë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 02/08/2010 18:00 - Zv/kryeministri Kuçi: Jemi në koordinim me ndërkombëtarët për hapat pas GJND-së
- 02/08/2010 17:30 - Liga Botërore Islame miraton deklaratën që fton shtetet arabe të njohin Kosovën
- 02/08/2010 17:02 - Ministri Hyseni kërkon zëvendësimin e Rezolutës 1244 në takimin me Ban Ki-moon
- 02/08/2010 16:18 - Ivanoviq: Bisedimet rreth statusit janë më se të nevojshme
- 02/08/2010 16:02 - Haradinaj kërkon lirim me kusht
Të vjetra:
- 02/08/2010 15:40 - KFOR-i, i përkushtuar për sigurinë në Kosovë
- 02/08/2010 10:40 - Serbia dërgon në OKB dokumentin i cili thotë se GJND ka lënë të pakryer rastin e Kosovës
- 02/08/2010 10:35 - Ministri Skënder Hyseni takohet sot me Ban Ki-moon
- 31/07/2010 16:48 - Droutsas flet në Prishtinë se mendimi i Greqisë për Kosovën nuk ka ndryshuar
- 31/07/2010 12:11 - Gjashtë të rinjë lëndohen në një aksident në Prishtinë

