( 0 Votes )
Policia e Kosovës ka filluar ditën e premte një fushatë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, në kuadër të së cilës, në të gjitha stacionet policore dhe pikë kalimet kufitare, do të shpërndahen mbi 10 mijë broshura.
Zyrtarët policor thonë se një luftë e suksesshme në hetimin e korrupsionit mund të arrihet me një bashkëpunim ndërinstitucional e po ashtu kërkon vullnet politik të qeverisë së një vendi, ndërsa një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan shoqëria civile, mediat e sidomos gazetaria hulumtuese.
“Është tepër e rëndësishme që brenda një vendi të krijohet një kulturë anti-korrupsion në kuptimin e pjesëmarrjes dhe kontributit të çdo qytetari në përkrahjen e sundimit të ligjit”, vlerësojnë zyrtarët policor .
Në kuadër të kësaj, Policia e Kosovës nga dita e premte do të fillojë fushatën e quajtur “Të gjithë së bashku në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit” që përfshin shpërndarjen e mbi 10.000 broshurave te qytetarët.
Përveç thirrjes emergjente të policisë (192 përmes mobilit dhe 092 përmes linjës së fiksit) policia ka vënë në dispozicion edhe adresën elektronike info@kosovopolice.com dhe numrin e telefonit 038 550 999 ku në çdo kohë mund të kontaktohen Policia e Kosovës dhe mund të përcillen informatat që qytetarët mund të kenë për rastet e mundshme të korrupsionit. Policia e Kosovës rikujton se të gjitha informatat e pranuara do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.
Bëhet e ditur se vetëm gjatë periudhës kohore janar – maj të këtij viti janë pranuar 304 shkresa (informata) për raste të mundshme të krimeve ekonomike dhe korrupsionit të cilat janë duke u trajtuar Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit.
Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mirëfilltë pasi që shumica e informatave (shkresave) kanë arritur në adresat tona nga vet qytetarët.
Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që çfarëdo informacioni që mund të kenë rreth keqpërdorimeve të ndryshme nga kapitulli i veprave penale që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, përvetësimeve gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare etj të kontaktojnë me zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka filluar ditën e premte një fushatë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, në kuadër të së cilës, në të gjitha stacionet policore dhe pikë kalimet kufitare, do të shpërndahen mbi 10 mijë broshura. Zyrtarët policor thonë se një luftë e suksesshme në hetimin e korrupsionit mund të arrihet me një bashkëpunim ndërinstitucional e po ashtu kërkon vullnet politik të qeverisë së një vendi, ndërsa një rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan shoqëria civile, mediat e sidomos gazetaria hulumtuese.
“Është tepër e rëndësishme që brenda një vendi të krijohet një kulturë anti-korrupsion në kuptimin e pjesëmarrjes dhe kontributit të çdo qytetari në përkrahjen e sundimit të ligjit”, vlerësojnë zyrtarët policor .
Në kuadër të kësaj, Policia e Kosovës nga dita e premte do të fillojë fushatën e quajtur “Të gjithë së bashku në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit” që përfshin shpërndarjen e mbi 10.000 broshurave te qytetarët.
Përveç thirrjes emergjente të policisë (192 përmes mobilit dhe 092 përmes linjës së fiksit) policia ka vënë në dispozicion edhe adresën elektronike info@kosovopolice.com dhe numrin e telefonit 038 550 999 ku në çdo kohë mund të kontaktohen Policia e Kosovës dhe mund të përcillen informatat që qytetarët mund të kenë për rastet e mundshme të korrupsionit. Policia e Kosovës rikujton se të gjitha informatat e pranuara do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.
Bëhet e ditur se vetëm gjatë periudhës kohore janar – maj të këtij viti janë pranuar 304 shkresa (informata) për raste të mundshme të krimeve ekonomike dhe korrupsionit të cilat janë duke u trajtuar Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit.
Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mirëfilltë pasi që shumica e informatave (shkresave) kanë arritur në adresat tona nga vet qytetarët.
Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që çfarëdo informacioni që mund të kenë rreth keqpërdorimeve të ndryshme nga kapitulli i veprave penale që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, përvetësimeve gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare etj të kontaktojnë me zyrtarët e Policisë së Kosovës.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 31/07/2010 16:48 - Droutsas flet në Prishtinë se mendimi i Greqisë për Kosovën nuk ka ndryshuar
- 31/07/2010 12:11 - Gjashtë të rinjë lëndohen në një aksident në Prishtinë
- 31/07/2010 11:05 - New York, Ministri Hyseni bën ende thirrje për njohje të Kosovës
- 31/07/2010 10:51 - Dimitris Drutsas, BE nuk ka dërguar asnjë rezolutë në OKB
- 30/07/2010 21:25 - Kërkohet lirimi i Ramush Haradinajt
Të vjetra:
- 30/07/2010 17:18 - Opozita serbe e trembur nga rezoluta e paraqitur në OKB
- 30/07/2010 11:48 - Ban Ki-moon bën thirrje për dialog konstruktiv Kosovë - Serbi
- 30/07/2010 11:41 - Diplomatët: Serbia po rrezikon kandidaturën për në BE
- 30/07/2010 11:38 - Franca mbështet idenë e njohjeve më mëdha pë Kosovën
- 30/07/2010 10:09 - Ministri Hyseni vazhdon lobimin në Nju Jork

