( 0 Votes )
Në kohën kur ka filluar të debatohet se përse nuk po arrijnë njohjet e propaganduara, ministri i jashtëm Skender Hyseni nga New York-u paralajmëron se ka marrë dhjetëra premtime për një akt të tillë. Duke folur para gazetarëve të akredituar në Kombet e Bashkuara, shefi i diplomacisë kosovare tha se premtimet i janë dhënë atij personalisht se pas GJND-së vende të ndryshme do të ndryshojnë qëndrimin e tyre karshi Kosovës. Ai nuk ka folur me shifra se sa shtete do ta njohin pavarësinë, por i pyetur nëse numri do të jetë mbi 100, ai ka pohuar me kokë. Hyseni, i shfaqur në disponim, foli edhe për lobimin që po zhvillon Kosova me miqtë e saj për anëtarësimin në OKB. Ministri i Jashtëm pritet të takohet të hënën me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, ndërsa të martën ka kërkuar që t’i adresohet Këshillit të Sigurimit, që diskuton për Kosovën. Krahas lobimit të shtuar kosovar, edhe Serbia si gjithnjë, ka nisur një fushatë të re pas mendimit të GJND-së. Tashmë emisarët serbë janë dërguar në 55 shtete, për të përcjellë mesazhin e Presidentit serb, Boris Tadiq, që mos ta njohin Kosovën.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/07/2010 21:07 - Policia fillon fushatën kundër korrupsionit
- 30/07/2010 17:18 - Opozita serbe e trembur nga rezoluta e paraqitur në OKB
- 30/07/2010 11:48 - Ban Ki-moon bën thirrje për dialog konstruktiv Kosovë - Serbi
- 30/07/2010 11:41 - Diplomatët: Serbia po rrezikon kandidaturën për në BE
- 30/07/2010 11:38 - Franca mbështet idenë e njohjeve më mëdha pë Kosovën
Të vjetra:
- 29/07/2010 22:25 - Ministri Hyseni takohet të hënën me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon
- 29/07/2010 17:50 - Uordsuorth: BE dhe Kuinti janë befasuar me rezolutën e Serbisë
- 29/07/2010 11:44 - Bardhosh, burri vret gruan dhe babain e saj me kallashnikov
- 29/07/2010 11:35 - Lidington: Opinioni i GJND-së shënon fundin e çdo argumenti lidhur me statusin e Kosovës
- 29/07/2010 10:11 - Ministri Hyseni u shpjegon mendimin e Gj.N.D-së vendeve që s’e kanë njohur ende Kosovën

