( 0 Votes )
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Stiven Uordsuorth ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe shtetet e Kuintit janë të befasuara me informatën se Serbia ka parashtruar rezolutë për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, edhe pse zyrtarët e BE-së kanë punuar me kolegët e tyre serbë në përpilimin e rezolutës.
“Prej se u dha mendimi i GJND-së para një jave, zyrtarët e BE-së kanë punuar me kolegët e tyre serbë për hartimin e rezolutës së përbashkët e cila do t’i parashtrohej Asamblesë së përgjithshme të OKB-së”, deklaroi Uordsuorth për BBC-në, duke bërë të ditur se edhe zyrtarët e SHBA-së kanë marrë pjesë në këto bisedime.
Ai ka deklaruar se gjatë fillim javës në Bruksel janë zhvilluar bisedime për elementet e përbashkëta të rezolutës dhe se Ministria e Punëve të Jashtme ka ftuar shtetet e Kuintit dhe shpërndau rezolutën duke pritur nga ta komentet.
“Prandaj jemi befasuar nga informata që morëm më vonë të njëjtën ditë se Serbia tashmë kishte deponuar këtë projekt të rezolutës vet, pa informuar paraprakisht zyrtarët përgjegjës të BE apo Kuintit”, ka thënë ai.
Sipas tij, shtetet e Kuintit do të dëshironin me marrëveshje të hartonin bashkë projekt rezolutën.
“Kjo është e vetëkuptueshme nga ana jonë, por edhe nga ana serbe e cila dëshiron të jetë shtet anëtar i BE-së”, ka theksuar ai.
Sipas tij, do të ishte më mirë të harmonizohej një tekst me të cilin të gjithë do të pajtoheshim dhe do ta procedonim për Asamblenë e përgjithshme, pastaj të bisedonim për çështjet praktike për anëtarësimin e Serbisë dhe tërë regjionit në BE.
Uordsuorth ka thënë se Serbia ka të drejtë të deponojë projektrezolutë, sikur që kishte të drejtë të kërkonte mendimin e GJND-së, por më mirë do të ishte që Serbia dhe BE të punojnë bashkë se si të shkohet përpara sesa çdo anë të punojë më vete dhe ndaras, sepse ashtu “mund të përfundojmë në fushën e konfrontimit”.
“Nuk na duket mirë që BE-ja me Serbinë të ketë konfrontim në Nju Jork, derisa vet Serbia thotë se dëshiron të jetë anëtare e BE-së”, rekomandon Uordsuorth.
Ndër të tjera ambasadori i Britanisë së madhe në Beograd, Stiven Uordsuorth vlerëson se është me interes të shteteve që duan të aderojnë në BE, të bashkëpunojmë me shtetet anëtare të BE-së.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Stiven Uordsuorth ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe shtetet e Kuintit janë të befasuara me informatën se Serbia ka parashtruar rezolutë për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, edhe pse zyrtarët e BE-së kanë punuar me kolegët e tyre serbë në përpilimin e rezolutës. “Prej se u dha mendimi i GJND-së para një jave, zyrtarët e BE-së kanë punuar me kolegët e tyre serbë për hartimin e rezolutës së përbashkët e cila do t’i parashtrohej Asamblesë së përgjithshme të OKB-së”, deklaroi Uordsuorth për BBC-në, duke bërë të ditur se edhe zyrtarët e SHBA-së kanë marrë pjesë në këto bisedime.
Ai ka deklaruar se gjatë fillim javës në Bruksel janë zhvilluar bisedime për elementet e përbashkëta të rezolutës dhe se Ministria e Punëve të Jashtme ka ftuar shtetet e Kuintit dhe shpërndau rezolutën duke pritur nga ta komentet.
“Prandaj jemi befasuar nga informata që morëm më vonë të njëjtën ditë se Serbia tashmë kishte deponuar këtë projekt të rezolutës vet, pa informuar paraprakisht zyrtarët përgjegjës të BE apo Kuintit”, ka thënë ai.
Sipas tij, shtetet e Kuintit do të dëshironin me marrëveshje të hartonin bashkë projekt rezolutën.
“Kjo është e vetëkuptueshme nga ana jonë, por edhe nga ana serbe e cila dëshiron të jetë shtet anëtar i BE-së”, ka theksuar ai.
Sipas tij, do të ishte më mirë të harmonizohej një tekst me të cilin të gjithë do të pajtoheshim dhe do ta procedonim për Asamblenë e përgjithshme, pastaj të bisedonim për çështjet praktike për anëtarësimin e Serbisë dhe tërë regjionit në BE.
Uordsuorth ka thënë se Serbia ka të drejtë të deponojë projektrezolutë, sikur që kishte të drejtë të kërkonte mendimin e GJND-së, por më mirë do të ishte që Serbia dhe BE të punojnë bashkë se si të shkohet përpara sesa çdo anë të punojë më vete dhe ndaras, sepse ashtu “mund të përfundojmë në fushën e konfrontimit”.
“Nuk na duket mirë që BE-ja me Serbinë të ketë konfrontim në Nju Jork, derisa vet Serbia thotë se dëshiron të jetë anëtare e BE-së”, rekomandon Uordsuorth.
Ndër të tjera ambasadori i Britanisë së madhe në Beograd, Stiven Uordsuorth vlerëson se është me interes të shteteve që duan të aderojnë në BE, të bashkëpunojmë me shtetet anëtare të BE-së.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/07/2010 11:48 - Ban Ki-moon bën thirrje për dialog konstruktiv Kosovë - Serbi
- 30/07/2010 11:41 - Diplomatët: Serbia po rrezikon kandidaturën për në BE
- 30/07/2010 11:38 - Franca mbështet idenë e njohjeve më mëdha pë Kosovën
- 30/07/2010 10:09 - Ministri Hyseni vazhdon lobimin në Nju Jork
- 29/07/2010 22:25 - Ministri Hyseni takohet të hënën me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon
Të vjetra:
- 29/07/2010 11:44 - Bardhosh, burri vret gruan dhe babain e saj me kallashnikov
- 29/07/2010 11:35 - Lidington: Opinioni i GJND-së shënon fundin e çdo argumenti lidhur me statusin e Kosovës
- 29/07/2010 10:11 - Ministri Hyseni u shpjegon mendimin e Gj.N.D-së vendeve që s’e kanë njohur ende Kosovën
- 29/07/2010 09:56 - Një i arrestuar në lidhje me hetimet ndaj Ministrisë së Transporteve
- 28/07/2010 17:32 - Kryeministri Thaçi: Serbia vetëm po lodhet duke dërguar rezoluta për Kosovën në OKB

