( 0 Votes )
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka vazhduar takimet me përfaqësues të përhershëm të akredituar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Zyra për shtyp e kësaj ministrie njofton se vetëm gjatë ditës së djeshme, Ministri Hyseni ka zhvilluar mbi dhjetë takime të ndryshme, me qëllimin themelor për të shpjeguar kuptimin dhe përmbajtjen e mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe në vijim të kësaj, për të ripërsëritur thirrjen për njohjen e shtetit të Kosovës. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministri Hyseni ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me Ambasadoren Amerikane Rosemary DiCarlo. Në këtë takim të gjatë dhe miqësor, thuhet në njoftim, Ministri Hyseni dhe Ambasadorja DiCarlo kanë biseduar në detaje rreth hapave dhe veprimeve të ardhshme që do të ndërmerren pas dhënies së Mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në këtë takim, Ministri Hyseni ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën, si dhe ka theksuar nevojën e bashkërendimit të ngushtë të aktiviteteve dhe veprimeve të të dyja vendeve.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 30/07/2010 10:09 - Ministri Hyseni vazhdon lobimin në Nju Jork
- 29/07/2010 22:25 - Ministri Hyseni takohet të hënën me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon
- 29/07/2010 17:50 - Uordsuorth: BE dhe Kuinti janë befasuar me rezolutën e Serbisë
- 29/07/2010 11:44 - Bardhosh, burri vret gruan dhe babain e saj me kallashnikov
- 29/07/2010 11:35 - Lidington: Opinioni i GJND-së shënon fundin e çdo argumenti lidhur me statusin e Kosovës
Të vjetra:
- 29/07/2010 09:56 - Një i arrestuar në lidhje me hetimet ndaj Ministrisë së Transporteve
- 28/07/2010 17:32 - Kryeministri Thaçi: Serbia vetëm po lodhet duke dërguar rezoluta për Kosovën në OKB
- 28/07/2010 17:27 - Serbia dorëzon draft-rezolutën në OKB në lidhje me mendimin e Gj.N.D-së
- 28/07/2010 11:46 - Bastiset shtëpia e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla
- 28/07/2010 10:52 - Mal i Zi thotë se nuk ka varrezë masive në Andrijevicë

