( 0 Votes )
Serbia kërkon edhe një shans.
Ajo i dorëzoi një rezolutë Kombeve të Bashkuara me kërkesën që të zgjidhet statusi i Kosovës përmes negociatave. Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq për këtë punë do të lobojë në OKB, ndërsa takimin e parë e ka caktuar me sekretarin e përgjithshëm Ban Ki-moon. Sipas Ministrisë së Jashtme të Serbisë, rezoluta vë në pah se ndarja e Kosovës nga Serbia, ishte e njëanshme dhe si e tillë është e papranueshme si zgjidhje për çështjet territoriale. Rezoluta e Serbisë është paraqitur për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku propozohet konkludimi në lidhje me mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën. Ministria e Jashtme serbe thotë se kjo nismë e tyre është diskutuar me një rreth të gjerë të aktorëve ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe me 5 vendet e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Se a e gëzon apo jo Serbia përkrahjen e Sh.B.A-së, Kinës, Rusisë, Britanisë dhe Francës, do të mësohet javën e ardhshme kur ky trup ndërkombëtar vendimmarrës do të debatojë për Kosovën.
Serbia kërkon edhe një shans.Ajo i dorëzoi një rezolutë Kombeve të Bashkuara me kërkesën që të zgjidhet statusi i Kosovës përmes negociatave. Shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq për këtë punë do të lobojë në OKB, ndërsa takimin e parë e ka caktuar me sekretarin e përgjithshëm Ban Ki-moon. Sipas Ministrisë së Jashtme të Serbisë, rezoluta vë në pah se ndarja e Kosovës nga Serbia, ishte e njëanshme dhe si e tillë është e papranueshme si zgjidhje për çështjet territoriale. Rezoluta e Serbisë është paraqitur për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku propozohet konkludimi në lidhje me mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën. Ministria e Jashtme serbe thotë se kjo nismë e tyre është diskutuar me një rreth të gjerë të aktorëve ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe me 5 vendet e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Se a e gëzon apo jo Serbia përkrahjen e Sh.B.A-së, Kinës, Rusisë, Britanisë dhe Francës, do të mësohet javën e ardhshme kur ky trup ndërkombëtar vendimmarrës do të debatojë për Kosovën.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 29/07/2010 11:44 - Bardhosh, burri vret gruan dhe babain e saj me kallashnikov
- 29/07/2010 11:35 - Lidington: Opinioni i GJND-së shënon fundin e çdo argumenti lidhur me statusin e Kosovës
- 29/07/2010 10:11 - Ministri Hyseni u shpjegon mendimin e Gj.N.D-së vendeve që s’e kanë njohur ende Kosovën
- 29/07/2010 09:56 - Një i arrestuar në lidhje me hetimet ndaj Ministrisë së Transporteve
- 28/07/2010 17:32 - Kryeministri Thaçi: Serbia vetëm po lodhet duke dërguar rezoluta për Kosovën në OKB
Të vjetra:
- 28/07/2010 11:46 - Bastiset shtëpia e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla
- 28/07/2010 10:52 - Mal i Zi thotë se nuk ka varrezë masive në Andrijevicë
- 28/07/2010 10:50 - Vuk Jeremiq demanton mendimin e Gj.N.D-së për Kosovën
- 28/07/2010 10:27 - Këshilltari i kryeministrit, Dukagjin Gorani, mohon deklaratën dhënë “Blic”
- 27/07/2010 19:18 - Zbardhet transkripti i deklaratës së ambasadorit amerikan Christopher Dell

