( 0 Votes )
Autoritetet e Malit të Zi kanë njoftuar të mërkurën se hetimet për dyshimet lidhur me një varrezë masive kanë përfunduar dhe nuk janë gjetur dëshmi se shqiptarët e Kosovës janë varrosur në Andrijevicë.
Zëdhënësja e një gjykate, Bilana Çoviq, tha sot se nuk janë gjetur gjurmë të varrezës masive në një lokalitet në Andrijevicë, afër kufirit Kosovë - Mali i Zi.
Hetimet kishin filluar me nismën e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe të misionit EULEX, si dhe me urdhër të Prokurorisë së Malit të Zi, pasi dyshohej se aty gjendje një varrezë masive me shqiptarë të vrarë gjatë luftës në vitet 1998-99.
Siç njoftonin mediat, gjatë luftës, kur qindra refugjatë shqiptarë nga Kosova kishin bërë përpjekje për të kaluar në territorin e Malit të Zi, në Andrijevicë ndodhej komanda e policisë ushtarake, në të cilën ishin marrë kryesisht refugjatët meshkuj, të dyshuar për lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Më tutje raportohet se në një lokalitet, 70 kilometra nga Andrijevica, për tre muaj të vitit 1999, janë vrarë më se 20 civilë shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.
Për këtë krim të luftës aktualisht po mbahet një proces gjyqësor kundër disa rezervistëve ushtarakë dhe oficerit Predrag Strugar, që ishte komandant i batalionit të ushtrisë, në rajonin e të cilit u bënë krimet.
Autoritetet e Malit të Zi kanë njoftuar të mërkurën se hetimet për dyshimet lidhur me një varrezë masive kanë përfunduar dhe nuk janë gjetur dëshmi se shqiptarët e Kosovës janë varrosur në Andrijevicë. Zëdhënësja e një gjykate, Bilana Çoviq, tha sot se nuk janë gjetur gjurmë të varrezës masive në një lokalitet në Andrijevicë, afër kufirit Kosovë - Mali i Zi.
Hetimet kishin filluar me nismën e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe të misionit EULEX, si dhe me urdhër të Prokurorisë së Malit të Zi, pasi dyshohej se aty gjendje një varrezë masive me shqiptarë të vrarë gjatë luftës në vitet 1998-99.
Siç njoftonin mediat, gjatë luftës, kur qindra refugjatë shqiptarë nga Kosova kishin bërë përpjekje për të kaluar në territorin e Malit të Zi, në Andrijevicë ndodhej komanda e policisë ushtarake, në të cilën ishin marrë kryesisht refugjatët meshkuj, të dyshuar për lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Më tutje raportohet se në një lokalitet, 70 kilometra nga Andrijevica, për tre muaj të vitit 1999, janë vrarë më se 20 civilë shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.
Për këtë krim të luftës aktualisht po mbahet një proces gjyqësor kundër disa rezervistëve ushtarakë dhe oficerit Predrag Strugar, që ishte komandant i batalionit të ushtrisë, në rajonin e të cilit u bënë krimet.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 29/07/2010 10:11 - Ministri Hyseni u shpjegon mendimin e Gj.N.D-së vendeve që s’e kanë njohur ende Kosovën
- 29/07/2010 09:56 - Një i arrestuar në lidhje me hetimet ndaj Ministrisë së Transporteve
- 28/07/2010 17:32 - Kryeministri Thaçi: Serbia vetëm po lodhet duke dërguar rezoluta për Kosovën në OKB
- 28/07/2010 17:27 - Serbia dorëzon draft-rezolutën në OKB në lidhje me mendimin e Gj.N.D-së
- 28/07/2010 11:46 - Bastiset shtëpia e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla
Të vjetra:
- 28/07/2010 10:50 - Vuk Jeremiq demanton mendimin e Gj.N.D-së për Kosovën
- 28/07/2010 10:27 - Këshilltari i kryeministrit, Dukagjin Gorani, mohon deklaratën dhënë “Blic”
- 27/07/2010 19:18 - Zbardhet transkripti i deklaratës së ambasadorit amerikan Christopher Dell
- 27/07/2010 19:13 - Xavier Bout de Marnhac shef i ri i EULEX-it
- 27/07/2010 14:26 - Kapen barnat në tentim kontrabandimi në vlerë rreth 1100 Euro

