( 0 Votes )
Këshilltari i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dukagjin Gorani ka thënë për “News Tv”, se në asnjë moment nuk e ka përmendur fjalën “status special” në intervistën dhënë gazetës “Blic”. “Absolutisht jo. Të gjitha pohimet tjera janë korrekte, përveç ‘status special’. Mendoj se futja e këtij termi brenda deklaratës sime është e qëllimtë dhe synon krijim të hutisë si në opinionin serb, ashtu edhe në atë kosovar”, ka thënë Gorani për “News Tv”. Ndryshe, gazeta beogradase “Blic”, ka cituar Goranin të ketë thënë se qeveria e Kosovës është e gatshme që në bisedimet me Beogradin të arrijë një zgjidhje për serbët në veri dhe se njëra nga opsionet për këtë, sic raporton e përditshmja në fjalë, është statusi special “në kuadër të kufijve të Kosovës”. “Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Thaci shumë herë kanë përsëritur gatishmërinë që me bisedime, negociata e marrëveshje të arrihet zgjidhje optimale për veriun e Kosovës. Tashti është vështirë të thuhet se cfarë zgjidhje do të gjendet, por me deklaratën e tij, kryeministri e ka bërë me dijë, qartë, se ka një gamë të gjerë të zgjidhjeve të mundshme, njëra nga të cilat është edhe statusi special”, citohet të ketë thënë Gorani për Blic, në një intervistë që do të botohet nesër. Nga ana tjetër, Blic raporton se qeveria e Serbisë nuk e ka pranuar e as nuk e ka refuzuar propozimin dhe vlerëson se negociatat për Kosovën mund të fillojnë vetëm pas shqyrtimit në Asamblenë e Përgjithshme t OKB-së, kanë thënë zyrtarë nga kreu shtetëror serbë që kanë kërkuar të mbeten anonimë.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 28/07/2010 17:32 - Kryeministri Thaçi: Serbia vetëm po lodhet duke dërguar rezoluta për Kosovën në OKB
- 28/07/2010 17:27 - Serbia dorëzon draft-rezolutën në OKB në lidhje me mendimin e Gj.N.D-së
- 28/07/2010 11:46 - Bastiset shtëpia e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla
- 28/07/2010 10:52 - Mal i Zi thotë se nuk ka varrezë masive në Andrijevicë
- 28/07/2010 10:50 - Vuk Jeremiq demanton mendimin e Gj.N.D-së për Kosovën
Të vjetra:
- 27/07/2010 19:18 - Zbardhet transkripti i deklaratës së ambasadorit amerikan Christopher Dell
- 27/07/2010 19:13 - Xavier Bout de Marnhac shef i ri i EULEX-it
- 27/07/2010 14:26 - Kapen barnat në tentim kontrabandimi në vlerë rreth 1100 Euro
- 27/07/2010 11:08 - Pozita përkrah strategjinë për PTK-në, opozita bojkoton kuvendin
- 27/07/2010 11:01 - Droutsas: Greqia do të shtjerrë çdo mundësi për gjetjen e një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë

