( 0 Votes )
Një deklaratë në një konferencë për media e ambasadorit amerikan në Kosovë Kris Dell, tensionoi politikën kosovare. Zëri i Amerikës në gjuhën serbe transmetoi se Dell kishte thënë se veriut të Kosovës duhet t’i jepet autonomi. Sipas këtij mediumi, ai i është referuar kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci. Opozita në Kosovë është shqetësuar me këtë gjë. Duke i besuar fjalëve të Dell-it, akuzuan Thacin.
“Mund të them se nëse ka ndodhë që kryeministri i Kosovës, pa e pyetur askënd në Kosovë sillet me Kosovën si pronë të veten private, si me ja pas lanë baba në Brojë, atëherë ka bërë shumë keq, shumë gabim dhe nuk ka me i dal ashtu kryeministrit”, ka thënë Naim Maloku nga AAK.
E dikush duke akuzuar kryeministrin, thotë se beson në deklaratat e amerikanit.
E njeriu i dyte i qeverisë së Kosovës ishte me i matur. Tha se duhet parë se çka tha Delli.
“Duhet lexuar drejt deklaratën e ambasadorit dhe unë dua të them që deklarata e ambasadorit, mendimet e SHBA-ve dhe të tjerëve janë ato që ne i shqyrtojmë, por nuk është diçka që ne kemi menduar për ndonjë status special apo diçka tjetër”, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuqi.
KlanKosova arriti të gjej transkriptin e kësaj konference.
Dell nuk përmend autonominë, por flet për një status special, për të cilën i bie pishman më vonë.
“Kryeministri është i gatshëm që të shikojë me kreativitet mënyrat, në të cilat natyra e veçantë që ka veriu i Kosovës, mund të akomodohet brenda kufijve dhe shtetit unitar të Kosovës. Por marr parasysh – duke ditur se në Evropën e shekullit 21 ka vend për një status special – jo status, sepse kjo është fjala e gabuar –një natyrë speciale të rajoneve brenda një shteti. Për të qenë më pak enigmatikë, ne këtu po i referohemi aranzhmaneve rajonale sikur ato që janë ekzistuese në Belgjikë, Tirolin Jugor, dhe shumë vendeve tjera të Evropës”, thuhet në deklaratën e Dell.
Gjithë këtë tollovi lidhur me këtë deklaratë e sqaroi edhe vetë ambasada amerikane në Kosovë, përmes një komunikate për media, ku thotë se nuk propozoi autonomi por lavdëroi kryeministrin.
Një deklaratë në një konferencë për media e ambasadorit amerikan në Kosovë Kris Dell, tensionoi politikën kosovare. Zëri i Amerikës në gjuhën serbe transmetoi se Dell kishte thënë se veriut të Kosovës duhet t’i jepet autonomi. Sipas këtij mediumi, ai i është referuar kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci. Opozita në Kosovë është shqetësuar me këtë gjë. Duke i besuar fjalëve të Dell-it, akuzuan Thacin. “Mund të them se nëse ka ndodhë që kryeministri i Kosovës, pa e pyetur askënd në Kosovë sillet me Kosovën si pronë të veten private, si me ja pas lanë baba në Brojë, atëherë ka bërë shumë keq, shumë gabim dhe nuk ka me i dal ashtu kryeministrit”, ka thënë Naim Maloku nga AAK.
E dikush duke akuzuar kryeministrin, thotë se beson në deklaratat e amerikanit.
E njeriu i dyte i qeverisë së Kosovës ishte me i matur. Tha se duhet parë se çka tha Delli.
“Duhet lexuar drejt deklaratën e ambasadorit dhe unë dua të them që deklarata e ambasadorit, mendimet e SHBA-ve dhe të tjerëve janë ato që ne i shqyrtojmë, por nuk është diçka që ne kemi menduar për ndonjë status special apo diçka tjetër”, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuqi.
KlanKosova arriti të gjej transkriptin e kësaj konference.
Dell nuk përmend autonominë, por flet për një status special, për të cilën i bie pishman më vonë.
“Kryeministri është i gatshëm që të shikojë me kreativitet mënyrat, në të cilat natyra e veçantë që ka veriu i Kosovës, mund të akomodohet brenda kufijve dhe shtetit unitar të Kosovës. Por marr parasysh – duke ditur se në Evropën e shekullit 21 ka vend për një status special – jo status, sepse kjo është fjala e gabuar –një natyrë speciale të rajoneve brenda një shteti. Për të qenë më pak enigmatikë, ne këtu po i referohemi aranzhmaneve rajonale sikur ato që janë ekzistuese në Belgjikë, Tirolin Jugor, dhe shumë vendeve tjera të Evropës”, thuhet në deklaratën e Dell.
Gjithë këtë tollovi lidhur me këtë deklaratë e sqaroi edhe vetë ambasada amerikane në Kosovë, përmes një komunikate për media, ku thotë se nuk propozoi autonomi por lavdëroi kryeministrin.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 28/07/2010 17:27 - Serbia dorëzon draft-rezolutën në OKB në lidhje me mendimin e Gj.N.D-së
- 28/07/2010 11:46 - Bastiset shtëpia e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla
- 28/07/2010 10:52 - Mal i Zi thotë se nuk ka varrezë masive në Andrijevicë
- 28/07/2010 10:50 - Vuk Jeremiq demanton mendimin e Gj.N.D-së për Kosovën
- 28/07/2010 10:27 - Këshilltari i kryeministrit, Dukagjin Gorani, mohon deklaratën dhënë “Blic”
Të vjetra:
- 27/07/2010 19:13 - Xavier Bout de Marnhac shef i ri i EULEX-it
- 27/07/2010 14:26 - Kapen barnat në tentim kontrabandimi në vlerë rreth 1100 Euro
- 27/07/2010 11:08 - Pozita përkrah strategjinë për PTK-në, opozita bojkoton kuvendin
- 27/07/2010 11:01 - Droutsas: Greqia do të shtjerrë çdo mundësi për gjetjen e një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë
- 27/07/2010 10:55 - Ambasadori austriak në Kosovë rreh gruan, shkarkohet nga detyra

