( 0 Votes )
Parlamenti i Serbisë i ke dhënë mbështetje qeverisë për të kërkuar në Kombet e Bashkuara bisedime të reja rreth Kosovës. Mbështetja iu dha qeverisë pas një debati që zgjati rreth 12 orë, ku pro ishin 126 deputetë, 26 kundër dhe dy abstenime. Debati rreth Kosovës u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Serbisë, pas vendimit të GJND-së, sipas së cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Gjatë kësaj seance, ministri Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq ka deklaruar se pozicioni i Serbisë është i vështirë, sepse 55 shtete janë afër njohjes së Kosovës. Ai ka thënë se do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur qëllimin për miratimin e rezolutës së re për Kosovën në Kombet e bashkuara, e cila është kërkuar nga shteti serb. Gjatë diskutimeve ka pasur mos pajtime të ndryshme për Kosovën nga pozita dhe opozita, ku pas përfundimit të debateve, u miratua deklarata për bisedime, e cila nuk u përkrah nga të gjithë deputetët, ashtu siç është miratuar më parë çdo deklaratë që kishte të bënte me Kosovën.
Parlamenti i Serbisë i ke dhënë mbështetje qeverisë për të kërkuar në Kombet e Bashkuara bisedime të reja rreth Kosovës. Mbështetja iu dha qeverisë pas një debati që zgjati rreth 12 orë, ku pro ishin 126 deputetë, 26 kundër dhe dy abstenime. Debati rreth Kosovës u zhvillua në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Serbisë, pas vendimit të GJND-së, sipas së cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. Gjatë kësaj seance, ministri Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq ka deklaruar se pozicioni i Serbisë është i vështirë, sepse 55 shtete janë afër njohjes së Kosovës. Ai ka thënë se do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur qëllimin për miratimin e rezolutës së re për Kosovën në Kombet e bashkuara, e cila është kërkuar nga shteti serb. Gjatë diskutimeve ka pasur mos pajtime të ndryshme për Kosovën nga pozita dhe opozita, ku pas përfundimit të debateve, u miratua deklarata për bisedime, e cila nuk u përkrah nga të gjithë deputetët, ashtu siç është miratuar më parë çdo deklaratë që kishte të bënte me Kosovën.| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 27/07/2010 19:13 - Xavier Bout de Marnhac shef i ri i EULEX-it
- 27/07/2010 14:26 - Kapen barnat në tentim kontrabandimi në vlerë rreth 1100 Euro
- 27/07/2010 11:08 - Pozita përkrah strategjinë për PTK-në, opozita bojkoton kuvendin
- 27/07/2010 11:01 - Droutsas: Greqia do të shtjerrë çdo mundësi për gjetjen e një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë
- 27/07/2010 10:55 - Ambasadori austriak në Kosovë rreh gruan, shkarkohet nga detyra
Të vjetra:
- 26/07/2010 14:56 - 27 vendet antare të BE-së: E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë në BE
- 26/07/2010 12:44 - Jeremiq: 55 vende janë në prag të njohjes së Kosovës
- 26/07/2010 10:27 - BE diskuton sot për Kosovën
- 26/07/2010 10:15 - Drashkoviq: Shumica e shteteve do ta pranojnë mendimin e GJND-së
- 26/07/2010 10:12 - Thaçi: Mendimi i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës

