( 6 Votes )
Të 27 ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbështetur deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE-së Catherine Ashton për Kosovën, ku thuhet, se mendimi këshilldhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë hap një fazë të re, se fokusi duhet përqëndruar në të ardhmen dhe se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në Bashkimin Evropian. Është në pikërisht në kontekstin e integrimit evropian, që BE-ja shprehet e gatshme për të lehtësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për çështje të bashkëpunimit rajonal. për integrimin evropian dhe përmirësimin e kushteve të qytetarëve. Disa ministra të jashtëm e Këtë e kanë shprehur qartë këyë qëndrim në në fillim të takimit.
“Unë e mirëpres mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Mendoj, siç e ka shprehur edhe baronesha Ashton, se kjo është një mundësi për të filluar një kapitull të ri, një periudhë të re të marrëdhënieve Serbi-Kosovë . Ne duam që të dyja palët të vendosin një dialog për çështjet praktike, pasi rruga e të ardhmes për të gjitha vendet e Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Kosovën edhe Serbinë është anëtarësimi në BE-në”, ka thënë sekretari për punët e jashtme të Britanisë së Madhe Ëilliam Hague.
Ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Built, ka theksuar: Ne duhem te vendosim një dialog midis Prishtinës dhe Beogradit, pasi ka një numër të çështjeve praktike që duhen zgjidhur dhe kjo është në interesin e të dyja palëve. Tani mund të themi, se kemi mbyllur një fazë në mënyrë të qartë, por nuk besoj, se mund të presim që çështjet e tjera të zgjidhen shpejt.
Ministri i jashtëm i Italisë, Franko Frattini theksoi: “Italia ishte një nga vendet e para që e njohi pavarësinë e Kosovës. Pra, ne e kryem detyrën tonë. Situata tani është shumë më e qartë se në të kaluarën. Mendoj, se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në një dialog konstruktiv për çështje praktike duke përjashtuar çështjen e statusit kuptohet. Njëkohësisht, BE-ja duhet ti dërgojë një sinjal inkurajues Serbisë duke nxitur integrimin evropian të saj, duke e transferuar dosjen e aplikimit për statusin e kandidatit nga Këshilli te Komisionit”.
Bashkimi Evropian insiston, se deklarata e Catherine Ashton reflekton mendimin e 27 vendeve anëtare të BE-së, megjithëse pesë prej tyre nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, për shkak të çështjeve tê tyre tê brendshme, prej të cilëve dhe rasti i Qipros.
Marcos Kyprianou, Ministri i Jashtëm i Qipros theksoi se mendimi i GJND-së ka të bëjë me një pikë stë kufizuar, që lidhet me deklaratën e pavarësisë. “Ne mendojmë, se çdo çështje që lidhet me integritetin territorial të një vendi duhet të kalojë nëpërmjet negociatave. Pra, se kemi ndryshuar mendimin”, ka shtuar Kyprianou.
Të 27 ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbështetur deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE-së Catherine Ashton për Kosovën, ku thuhet, se mendimi këshilldhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë hap një fazë të re, se fokusi duhet përqëndruar në të ardhmen dhe se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në Bashkimin Evropian. Është në pikërisht në kontekstin e integrimit evropian, që BE-ja shprehet e gatshme për të lehtësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për çështje të bashkëpunimit rajonal. për integrimin evropian dhe përmirësimin e kushteve të qytetarëve. Disa ministra të jashtëm e Këtë e kanë shprehur qartë këyë qëndrim në në fillim të takimit.“Unë e mirëpres mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Mendoj, siç e ka shprehur edhe baronesha Ashton, se kjo është një mundësi për të filluar një kapitull të ri, një periudhë të re të marrëdhënieve Serbi-Kosovë . Ne duam që të dyja palët të vendosin një dialog për çështjet praktike, pasi rruga e të ardhmes për të gjitha vendet e Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Kosovën edhe Serbinë është anëtarësimi në BE-në”, ka thënë sekretari për punët e jashtme të Britanisë së Madhe Ëilliam Hague.
Ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Built, ka theksuar: Ne duhem te vendosim një dialog midis Prishtinës dhe Beogradit, pasi ka një numër të çështjeve praktike që duhen zgjidhur dhe kjo është në interesin e të dyja palëve. Tani mund të themi, se kemi mbyllur një fazë në mënyrë të qartë, por nuk besoj, se mund të presim që çështjet e tjera të zgjidhen shpejt.
Ministri i jashtëm i Italisë, Franko Frattini theksoi: “Italia ishte një nga vendet e para që e njohi pavarësinë e Kosovës. Pra, ne e kryem detyrën tonë. Situata tani është shumë më e qartë se në të kaluarën. Mendoj, se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në një dialog konstruktiv për çështje praktike duke përjashtuar çështjen e statusit kuptohet. Njëkohësisht, BE-ja duhet ti dërgojë një sinjal inkurajues Serbisë duke nxitur integrimin evropian të saj, duke e transferuar dosjen e aplikimit për statusin e kandidatit nga Këshilli te Komisionit”.
Bashkimi Evropian insiston, se deklarata e Catherine Ashton reflekton mendimin e 27 vendeve anëtare të BE-së, megjithëse pesë prej tyre nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, për shkak të çështjeve tê tyre tê brendshme, prej të cilëve dhe rasti i Qipros.
Marcos Kyprianou, Ministri i Jashtëm i Qipros theksoi se mendimi i GJND-së ka të bëjë me një pikë stë kufizuar, që lidhet me deklaratën e pavarësisë. “Ne mendojmë, se çdo çështje që lidhet me integritetin territorial të një vendi duhet të kalojë nëpërmjet negociatave. Pra, se kemi ndryshuar mendimin”, ka shtuar Kyprianou.
| < Paraprake | Pasuese > |
|---|
Të reja:
- 27/07/2010 14:26 - Kapen barnat në tentim kontrabandimi në vlerë rreth 1100 Euro
- 27/07/2010 11:08 - Pozita përkrah strategjinë për PTK-në, opozita bojkoton kuvendin
- 27/07/2010 11:01 - Droutsas: Greqia do të shtjerrë çdo mundësi për gjetjen e një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë
- 27/07/2010 10:55 - Ambasadori austriak në Kosovë rreh gruan, shkarkohet nga detyra
- 27/07/2010 09:59 - Parlamenti i Serbisë i jep mbështetje qeverisë për bisedime
Të vjetra:
- 26/07/2010 12:44 - Jeremiq: 55 vende janë në prag të njohjes së Kosovës
- 26/07/2010 10:27 - BE diskuton sot për Kosovën
- 26/07/2010 10:15 - Drashkoviq: Shumica e shteteve do ta pranojnë mendimin e GJND-së
- 26/07/2010 10:12 - Thaçi: Mendimi i GJND-së ka vulosur pavarësinë e Kosovës
- 24/07/2010 12:49 - Presidenti Sejdiu në vizitë informale në Shqipëri

